• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banorët e Borizanës kërkojnë mbylljen e gurores së Rrajave: Po shkelet ligji me shpërthimet

16:40 : 08/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Banorët e Borizanës kërkojnë mbylljen e gurores së Përparim Rrajës, i afërmi i ligjvënësit të PS-së Rahman Rraja, i cili njoftoi dorëheqjen si deputetet këtë të shtunë. Akti erdhi pas pamjeve të publikuara në media ku shquhej se si familjarë dhe të afërm të tij dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja. Këta të fundit kishin denoncuar në polici dëmet që shkaktonte puna e gurores në banesat e tyre.

Edhe banorët e Borizanës, ku ndodhet biznesi në fjalë, përsëritën këtë të shtunë për mediat se banesat e tyre janë dëmtuar nga veprimtaria shpërthyese që përdorej nga gurorja. Disa prej tyre, të cilët treguan se punonin prej kohësh edhe vetë në këtë lloj biznesi, thanë se shpërthimet që janë përdorur aty, janë të formave jo ligjore ndaj edhe banesat e tyre kanë pësuar dëmtime.

Një prej banorëve tregoi se për këtë problematike, në polici janë bërë 40 kallëzime prej tyre, por siç shprehen, të gjitha kanë rënë në vesh të shurdhër për shkak të ndikimit që Rrajat kanë mbi këtë institucion.

Një tjetër paralajmëroi se çështja mund të agravojë në hasmëri mes dy fiseve, dhunuesve Rraja dhe të dëmtuarave Maja.

Për dëmet në banesa nga veprimtaria e gurores duket se ka qenë në dijeni edhe qeverisja lokale. Sipas dëshmisë së një qytetari, kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi u ka premtuar dëmshpërblim për dëmet para zgjedhjeve para zgjedhjeve. Por, ai shton se tani që zgjedhjet mbaruan dhe PS fitoi, nuk u hap as telefonin.

Lexo edhe:

Punëtori 38-vjeçar u aksidentua për vdekje, arrestohet administratori i gurores në Mamurras/ EMRI

Vdes 38-vjeçari në guroren e Mamurrasit, dëshmitari: Policia fsheh provat

“Duhet t’i bëj thirrje shtetit, shikoni gjërat me detaje, mos jepni leje për para, jepni leje me kritere. Hajde shikoni gjendjen si është gurorja. Mua më është mërzitur jeta këto 6 muaj dhe dua t’i bëj një pyetje Rrahman Rrajës, i cili është nga Nikla, pse o mik, pse o njeri i ligjit, o deputet i zonës na, për 2 litra naftë që të iki kamioni pak më lartë që të hapi guroren, po na i prish shtëpitë. Distanca është shumë e afërt, mund të jetë afërsisht 150 m nga banesat. Janë 150 shtëpi këtu në fshat, ka 6-7 muaj që po punon gurorja. Janë çarë shtëpitë komplet, unë kam familjar invalid, edhe karrocën ma kanë fal se s’kam lekë. Kanë ardhur njerëzit kanë bërë inspektimet, por nuk kemi asnjë dëmshpërblim, prit gomar të mbijë barë. Kanë ardhur para votimeve dhe kryetari i bashkisë na tha se do t’i rregullojmë, pas zgjedhjeve nuk na hap as telefonin”, tha banori.

“Nuk ka shtet, të bëjë pritë këtu nuk kam punë me të. Nuk po i themi gjë për ndotjet, shteti të vërë dorë. Rama mos të shkojë jashtë shtetit të bëjë samite, por të vijë këtu. Hajde se do hyjnë në hasmëri dynjaja, janë dy fiset më të forta në rrethin e Krujës, ke për t’ia dëgjuar tymin tutje, kë për të parë sa vite ka për të shkuar hasmëria”, ishte një tjetër dëshmi.

“Kemi bërë 40 denoncime me emër dhe mbiemër, që janë në sirtarët e Policisë dhe të cilat kanë sjellë rrahjen e çunave. Në dukagjin të Shkodrës ka 100 vite që ka gjakmarrje, tani shteti po e sjell edhe në Fushë-Krujë. Thonë ka kriminelë, por kriminelë janë policia e Fushë-Krujës dhe më pas vijnë ata të Tiranës, që nuk i komandojnë këta të Fushë-Krujës. Tani të vi Edi Rama bashkë me Beliund Ballukun këtu, që të pajtojë gjaqet që janë rrahur dy çunat. A mund t’i pajtojnë ata? Mua personalisht nëse më rrahin, më mirë pranoj vdekjen, pasi do më thotë nusja, se nuk ke surrat që të dalësh. Çfarë të bëjmë tani? A ka shtet këtu? Apo të vrasin vetë”, tha një banor tjetër.

Etiketa: guroreRrahman Rrajarraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Punëtori 38-vjeçar u aksidentua për vdekje, arrestohet administratori i gurores në Mamurras/ EMRI

15:24 : 10/07/2025
AKTUALITET

Vdes 38-vjeçari në guroren e Mamurrasit, dëshmitari: Policia fsheh provat

16:58 : 09/07/2025
Guroret në Borizanë, Krujë
AKTUALITET

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, vdes tragjikisht 38-vjeçari në Mamurras

14:53 : 09/07/2025
Ndriçim Babasi
AKTUALITET

Kompania e ish-deputetit shkatërron Postribën me 2 gurore, banorët kërkojnë revokimin e lejes

20:54 : 25/02/2025
AKTUALITET

Punonjës indian humbi jetën në gurore, arrestohet drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i subjektit

12:31 : 09/02/2025
AKTUALITET

Humb jetën roja e gurores në Tiranë, dyshimet

12:55 : 27/01/2025
Para

Dorëheqja e Rrajës, Bardhi: Përgjegjësia nuk është individuale, por politike, duke nisur nga Rama

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com