• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sot hapet testamenti, si do të ndahet pasuria marramendëse e Berlusconit

19:08 : 05/07/2023
në BOTA

Sot pritet të hapet testamenti i ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë më 12 korrik të këtij viti në moshën 86 vjeçare.

Mediat italiane raportojnë se, fëmijët kanë rënë dakord për këtë datë, rreth tre javë pas vdekjes së ish-kryeministrit. E gjithë familja Berlusconi është thirrur nga noteri, ku ndodhen dhe “dëshirat” e fundit të themeluesit të Mediaset dhe Forza Italia.

Sipas renditjes së miliarderëve të Forbes 2023, Berlusconi ishte njeriu i tretë më i pasur në Itali me asete që arrinin në 6.9 miliardë dollarë të barabartë me pak më pak se 6.5 miliardë euro. Në deklaratën e fundit tatimore të bërë të ditur, ish-kryeministri kishte deklaruar në organet tatimore një shumë të tatueshme mbi 50 milionë euro.

Pjesa kryesore e trashëgimisë së Berlusconit është aksioni që ai kontrollon në Fininvest. Kompania mbajtëse e perandorisë zotëron 50% të MediaForEurope, emri i ri i Mediaset që kur selia e saj u zhvendos në Holandë.

Kujt i shkon menaxhimi i perandorisë? – Ligji përcakton që dy të tretat e pasurisë në çdo rast duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë midis pesë fëmijëve. Dy të tretat e 60.9 për qind të Fininvest që disponon Berlusconi është e barabartë me 40.6 për qind. Kjo 40.6 për qind e shpërndarë për pesë fëmijët do të thotë 8.12 për qind për çdo fëmijë. Për këtë arsye, një nga të panjohurat themelore të testamentit është fati i 20.3 për qind të aksioneve të Fininvest, një pjesë e së cilës Berlusconi ishte i lirë t’ia linte kujt të donte. Për të ruajtur ekuilibrin aktual të pushtetit në menaxhim, 20% e aksioneve duhet t’i caktohet pothuajse tërësisht Marina dhe Pier Silvio Berlusconit, shkruajnë mediat italiane.

Lexo edhe:

Hapet testamenti i Janullatosit: Depozitat e mia financiare i përkasin Kishës se Shqipërisë

Testamenti i nënës fut në sherr motrën e vëllain: Bërtit e ulërit, s’do fitosh gjë!

Nga ana tjetër, tre fëmijët e tjerë mund të jenë kompensuar me vila, tokë dhe vepra arti. Përveç aksioneve të grupit, në fakt, pronat janë pjesë e trashëgimisë. Një pjesë e pasurive të paluajtshme mbahen në një kompani të quajtur Dolcedrago, me vlerë 500 milionë euro dhe 100 për qind në pronësi të Silvio Berlusconit. Pasuritë përfshijnë padyshim rezidencat historike të ish-kryeministrit, nga Vila e Arcore deri tek ajo e Macheri , të cilat kapin vlerën e të paktën 150 milionë eurove. Më pas janë vilat e pushimit në Porto Rotondo dhe Kanë me një vlerë të vlerësuar prej 500 milionë euro dhe vila në Antigua.

Pas gati tridhjetë vjetësh në krye të Milanit, Berlusconi është bërë pronar i futbollit Monza, president i së cilës është vëllai i tij Paolo, ndërsa drejtor menaxhues Adriano Galliani. Kompania ka parë rritje të vlerës së saj pasi falë investimeve të Berlusconit, ku ekipi është promovuar nga Seria C në Serie A në vetëm pak sezone. Ditët e fundit po qarkullon hipoteza e një transferimi të skuadrës tek familja.

Nga ana tjetër, diskursi i partisë është i ndryshëm: Forza Italia, në fakt, ka një borxh që shkon afër njëqind milionë euro. Prandaj do të jetë e nevojshme të kuptohet nëse Berlusconi ka lënë dispozita edhe për të në testamentin e tij të fundit.

Trashëgimtarët, përveç familjarëve më të afërt si fëmijët dhe vëllai Paolo Berlusconi, pritet një trashëgimi në testament edhe për Marta Fascina, partneren e fundit të ish-kryeministrit. Mediat italiane aludojnë se kavalieri i ka lënë një pasuri prej 100 milionë euro bashkëshortes së fundit plus mundësinë për të jetuar në vilën e Arcore. Por dinastia përfshin gjithashtu 16 nipër e mbesa dhe një stërmbesë./Blic

Etiketa: berluscontestament

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hapet testamenti i Janullatosit: Depozitat e mia financiare i përkasin Kishës se Shqipërisë

14:25 : 01/03/2025
NDRYSHE

Testamenti i nënës fut në sherr motrën e vëllain: Bërtit e ulërit, s’do fitosh gjë!

20:44 : 16/02/2025
AKTUALITET

Çifti shqiptar detyroi 82 vjeçaren greke të firmos testament, i marrin pasurinë

19:12 : 27/06/2024
AKTUALITET

Firma e falsifikuar në testament/ Gjyqtarja del kundër ekspertëve, vendos me bindje të brendshme

22:12 : 09/04/2024
Foto ilustruese
BOTA

Ndodh edhe kjo! Gruaja u lë pasurinë kafshëve shtëpiake: Fëmijët nuk e meritojnë

17:34 : 29/01/2024
AKTUALITET

Kushtetuesja kërkon ndryshime në Kodin Civil për testamentin

17:56 : 27/12/2023
Para

Stuhia e rrallë verore godet Holandës, raportohet për viktima dhe shumë dëme

TË GJITHA

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, dyshime për pastrim parash

10:02 : 12/05/2025

Arrestimi i babait të kandidates së PSD, reagon policia: Shpërndante para për vota

09:56 : 12/05/2025

Kanosi të riun për dhënien e votës, referohet në SPAK nënkryetari i një partie në Lushnjë

09:47 : 12/05/2025

Numërohen kutitë e 172 QV-ve në qarkun e Korçë, ja kush kryeson

09:43 : 12/05/2025

Projeksionet/ Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

09:33 : 12/05/2025

Qarku Kukës/ PD kryeson bindshëm ndaj PS-së! Ja kush renditet i treti

09:19 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi i votave në Pogradec, kush kryeson deri më tani

09:12 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com