• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetarja: Efektiv Sinanin e vrau propaganda dhe kushtet mizerabël

18:29 : 05/07/2023
në AKTUALITET

Efektivi i Policisë Kufitare në Dhërmi, Sinan Abilaliaj, ndërroi jetë 4 ditë për shkak të një ataku kardiak, pasi ishte në mbyllje të turnit të tij ku kishte patrulluar për 12 orë rresht në mes të detiti.

Teksa ngre problematikat e Policisë, gazetarja nga Vlora, Afrovita Hysaj në një postim në rrjetet sociale shkruan se efektivin Sinan Abilaliaj u vra nga arroganca e drejtuesve për propagandë dhe nga kushtet mizerabël ku punojnë efektivët e Policisë. Sipas saj, efektivi Sinan Abilaliaj u vra dhe nga tallja e përbuzja e drejtuesve duke mos i paguar, as rrogë normale e as shpenzime rruge, si dhe nga padrejtësia e të mëdhenjve që kanë larguar njerzit, i kanë detyruar të braktisin punën, e sot Policia ka mungesa aq të mëdha sa shifrat kalojnë mijërat.

Gazetarja shkruan se efektivi qëndronte për 12 orë në det në temperaturat e larta me një gomone, që nuk është as e Policisë, por e sekuestruar dhe nuk ka asnjë strehë. Ajo shton më tej se mungesa e kapacitetit të punonjësve të policisë Kufitare i ka caktuar Sinanit turnin 24 orë, e nga këto 12 orë në det. Sipas saj, ai paguhej vetëm 54 mijë lekë në muaj dhe gjysmën e harxhon për karburantin që i duhej për të shkuar nga Dukati në Himarë

Reagimi i plotë gazetares Afrovita Hysaj:

Sinani, gati 3 dekada në polici!

Lexo edhe:

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

Aksident fatal në Milano: Katër minorenë vjedhin një makinë dhe përplasin për vdekje një grua

Sinan Abilaliaj, 55 vjeç, baba i 3 fëmijëve e së fundmi edhe gjysh.

E nisi datën 1 Korrik herët në mëngjes, për të shkuar në punë në Himarë, në turnin 24 orësh që i niste në orën 8. (24 orë në punë, 1 ditë po një ditë jo)

E kapi orarin, edhe pse Dukati është goxha larg nga Himara, dhe rruga një ditë po një ditë jo, është tejet e lodhshme.

Mungesa e kapacitetit të punonjësve të policisë Kufitare i ka caktuar Sinanit turnin 24 orë, e nga këto….12 orë në det.

Po po, 12 orë në det, pa ndalur e pa u ulur në tokë as 1 minutë.

Me një gomone që nuk është as e Policisë Kufitare, një gomone e sekuestruar që Policia e përdor për vete. Gomone me 1 motorr, e vogël e pa asnjë strehë për pak hije.

12 orë, të përcëlluar në diell, Sinani dhe kolegu i tij.

Me pak ujë të ngrohtë me vete për të pirë…

12 orë, duke kontrolluar vijën bregdetare, duke vendosur gjoba, sepse drejtori kështu i ka porositur prerazi.

Sigurisht, vitin e kaluar Policia Kufitare u bë pikë sulmi pas aksidentit të Himarës, shumë punonjës u shkarkuan…e domosdo drejtori i ri duhet të bëjë figurë të mirë këtë vit.

E sigurisht…ata që u shkarkuan do zëvendësohen nga këta pak punonjës që mbetën.

Ekzaktësisht janë 16 punonjës më pak (1 e 3 e totalit të punonjlsve).

Puna e tyre mbulohet nga Sinani dhe kolegë të Sinanit, edhe pse rroga nuk u ka ndryshuar.

E dini sa lekë merr Sinani? 54 mijë lekë…

Po po, 54 mijë lekë, gjysmën e harxhon për karburantin që i duhet për të shkuar nga Dukati në Himarë, sepse shteti nuk të paguan asnjë shpenzim.

Edhe në datën 1, Sinani qëndroi 12 orë në det, deri sa më në fund ishte koha për të zbritur nga gomonia e improvizuar, në orën 20.00

Stacioni i Policisë nuk e ka një mol ku mjetet lundruese të ankorohen.

Nuk e ka një kalatë, për të ndaluar…dhe drejtori kurrsesi nuk i lejon Policët e Kufirit të përdorin molin privat të plazhit ngjitur, sepse kjo i prish imazhin.

Ndaj Sinanit i duhet të zbres me not.

Zbriti….

Por sapo zbriti, nuk mundi të ngrihet më nga uji.

Sepse 12 orë në det janë shumë!

Temperatura e Himarës ishte e lartë atë 1 Korrik.

Trupi i nxehtë nuk e përballoi dot ujin e ftohtë të detit, ndaj Sinani nuk e lidhi dot gomonen, nuk e shijoi më dot tokën, sepse zemra nuk i mbajti më.

Arrest Kardiak, për shkaqe natyrore- thanë në njoftim.

Por si vdiq vërtetë Sinani?

Sinani u vra!

Nga arroganca e drejtuesve për propagandë.

Nga kushtet mizerabël ku punojnë efektivët e Policisë.

Nga tallja e përbuzja e drejtuesve duke mos i paguar, as rrogë normale e as shpenzime rruge.

Nga padrejtësia e të mëdhenjve që kanë larguar njerzit, i kanë detyruar të braktisin punën, e sot Policia ka mungesa aq të mëdha sa shifrat kalojnë mijërat.

Sinani detyrohej të punonte 24 orë…. 12 orë në det të hapur.

Ashtu si edhe kolegë të Sinanit..

Sepse Policia Kufitare nuk ka staf.

Sepse Policia Kufitare nuk ndërton dot një mol, nuk blen dot një gomone.

Sinani u përcoll, ama gjendja vijon e njëjtë.

As një jetë e humbur nuk po i ndërgjegjëson dot këta drejtues.

Ndoshta Sinanit do i japin një çmim….si këto që dinë të japin këta pas vdekjes.

Ama familjes së Sinanit nuk ia thanë të vërtetën, që Sinanin e vranë, e cdo polic tjetër të kufirit, qarkullimit, rendit….po i vrasin cdi ditë duke i masakruar në pikë të diellit, me kushte çnjerëzore.

Duke i përbuzur me pagën, duke i përndjekur me kërcënime, duke mos u paguar orët shtesë, duke mos u paguar shpenzimet e rrugës, duke mos i vlerësuar dhe respektuar ashtu si kodi i punës thotë.

Po i vrisni siç vratë Sinanin, sepse jeni të pangopur për vete dhe jeni servil të politikës.

Vajzës adoleshente të Sinanit, që pret ta shoqëroj babi për të shkuar për herë të parë në universitet….ik dhe i thoni se si ia trajtuat babain në gjallje dhe i thoni pse babai nuk u kthye më në shtëpi.

Po e bëj sot këtë reagim, sepse prisja që diçka të ndryshojë…ama këtu, si çdo gjë tjetër, lajmi harrohet që ditën e dytë.

Sinani iku, ama familjes së Sinanit i keni shumë borxhe…

Ishalla ky rast nuk përsëritet më, ama cdo ditë po i rrezikoni efektivët siç bëtë me Sinanin.

Etiketa: Afrovita HysajkushtetpoliciapropagandaSinan Abilaliaj

Lajme të lidhura

BOTA

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025
BOTA

Aksident fatal në Milano: Katër minorenë vjedhin një makinë dhe përplasin për vdekje një grua

16:39 : 11/08/2025
AKTUALITET

U përfshinë në konfliktin e dhunshëm, procedohen 6 persona në Durrës

15:08 : 11/08/2025
AKTUALITET

Përplasi efektivin e policisë, arrestohet 33-vjeçari! Ja çfarë iu gjet në makinë

12:01 : 11/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Maliq/ I riu i jep fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu

11:19 : 11/08/2025
RAJONI

Jepte para me fajde dhe reklamonte makina luksoze, jeta e shthurur e autorit të vrasjes në Gjilan

22:20 : 10/08/2025
Para

Raporti i KLSH, Meta: Korrupsioni, qëllimi madhor i Rilindjes! Vetëm lufta ...

TË GJITHA

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

22:19 : 11/08/2025

Ari thyen rekord historik, kalon 3 mijë dollarë për oncë

22:10 : 11/08/2025

Ten Hag: Zëvëndësimi i Florian Wirtz, një detyrë pothuajse e pamundur

22:01 : 11/08/2025

Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit në Kosovë?

21:56 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com