• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Temperatura rekord/ Ekspertët të shqetësuar, çfarë pritet të ndodhë

16:28 : 03/07/2023
në BOTA, SOCIALE

Synimi që ndryshimet klimatike të mos lejohen të shkaktojnë ndryshime të temperaturës mbi 1.5 gradë Celsius në krahasim me kohën para-industriale është duke u bërë i paarritshëm, thonë ekspertë të ambientit. Ata shprehen të shqetësuar që shtetet nuk kanë arritur të vendosin caqe ambicioze për klimën, pavarësisht se janë shënuar temperatura rekorde në tokë dhe det.

Teksa përfaqësues të shumë vendeve u mblodhën në Bon të Gjermanisë për t’u përgatitur për negociatat vjetore për klimën, që do të mbahen në nëntor, temperaturat mesatare globale të ajrit ishin, për disa ditë rresht, mbi 1.5 gradë Celsius më të larta se temperaturat e kohës para-industriale, tha Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S) i financuar nga Bashkimi Evropian.

Megjithëse temperaturat mesatare kishin kaluar përkohësisht pragun prej 1.5 gradëve Celsius edhe në të kaluarën, kjo është hera e parë që ky ndryshim është regjistruar gjatë periudhës së verës në hemisferës veriore të Tokës. Temperaturat në dete gjithashtu thyen rekordet e prillit dhe majit. “Neve na ka mbaruar koha sepse edhe ndryshimi kërkon kohë”, tha Sarah Perkins-Kirkpatrick, një klimatologe në Universitetin Australian të Uellsit të Ri Jugor.

Përderisa të dërguarit e dy shteteve që emetojnë më së shumti gazra serrë, SHBA-së dhe Kinës, përgatiten të takohen muajin e ardhshëm, rekordet për temperaturat më të larta gjatë muajit qershor u thyen në kryeqytetin kinez, Pekin, ndërsa valët ekstreme të të nxehtit kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë të Amerikës së Veriut ishin rreth 10 gradë Celsius mbi mesataren sezonale në qershor dhe tymi nga zjarret e pyjeve mbuloi Kanadanë dhe bregun lindor të SHBA-së. Emetimet e karbonit vlerësohet se arritën një rekord prej 160 milionë tonë metrikë. Në Indi, një nga rajonet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, vdekjet u raportuan të jenë rritur si rezultat i temperaturave të larta. Nxehtësi ekstreme është raportuar edhe në Spanjë, Iran dhe Vietnam, duke rritur frikën se vera vdekjeprurëse e vitit të kaluar mund të kthehet në një rutinë.

Lexo edhe:

Rikthehet i nxehti afrikan, në fundjavë termometri arrin 40 gradë

Rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për ditën e sotme

Liderët e shteteve kishin rënë dakord në Paris në vitin 2015 që të përpiqen t’i mbajnë rritjet mesatare afatgjata të temperaturës brenda 1.5 gradë Celsius, por tani ka një mundësi prej 66 për qind që mesatarja vjetore të kalojë këtë prag, sipas parashikimeve të Organizatës Botërore Meteorologjike në maj. Temperaturat mesatare globale të sipërfaqes së detit arritën në 21 gradë Celsius në fund të marsit dhe kanë mbetur në nivele rekorde gjatë gjithë prillit dhe majit. Agjencia e motit në Australi paralajmëroi se temperaturat e deteve të Paqësorit dhe Oqeanit Indian mund të jenë 3 gradë Celsius më të ngrohta se zakonisht deri në tetor.

Ngrohja globale është faktori kryesor, tha Piers Forster, profesor i fizikës klimatike në Universitetin e Leeds, por El Nino, rënia e pluhurit të Saharës mbi oqean dhe përdorimi i karburanteve të transportit me squfur të ulët kanë ndikuar gjithashtu.

“Pra, në përgjithësi, oqeanet po sulmohen nga një goditje e katërfishtë”, tha ai. “Është një paralajmërim për gjërat që na presin”. Mijëra peshq të ngordhur u shfaqën në plazhet e Teksasit, ndërsa lulëzimi i algave të shkaktuara nga nxehtësia është cilësuar si faktor kryesor i vrasjes së luanëve të detit dhe delfinëve në Kaliforni.

Detet më të ngrohta mund të nënkuptojnë më pak erë dhe shi, duke krijuar një rreth vicioz që çon në edhe më shumë nxehtësi, tha Annalisa Bracco, një klimatologe në Institutin e Teknologjisë në Gjeorgji./REL

Etiketa: ekspertemottemperatura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rikthehet i nxehti afrikan, në fundjavë termometri arrin 40 gradë

09:57 : 09/07/2026
AKTUALITET

Rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për ditën e sotme

08:05 : 07/07/2026
BOTA

Spanja përgatitet për valë të nxehti, temperaturat deri në 44 gradë

19:02 : 05/07/2026
AKTUALITET

Korriku përvëlues, meteorologia paralajmëron: Temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë

15:58 : 01/07/2026
BOTA

327 viktima nga i nxehti vdekjeprurës në Spanjë

15:06 : 26/06/2026
BOTA

Temperaturat e larta në Francë/ Masa për të përballuar situatën, ndalohet shitja dhe konsumi i alkoolit

09:57 : 26/06/2026
Para

Biletat për eliminatoret e Champions League, Partizani me çmime më të ulta se Tirana

TË GJITHA

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën

15:57 : 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş