• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtësia e re, çekani në duart e qeverisë

21:40 : 03/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VETTING, VIDEO

Nga Boldnews.al

Brenda dy orësh, pesë drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë, raportuan në Kuvend, “arritjet dhe sukseset” sipas tyre, por nga ajo që deklaruan vlenin materiale për një libër të madh dështimesh. E para që nisi raportimin vjetor ishte drejtuesja e KLGJ-së Naureda Llagami, teksa foli edhe për hartën e re gjyqësore ajo e konsideroi reformë të domosdoshme, por nuk qe në gjendje t’i japë përgjigje pyetjes së madhe nëse kjo reformë u ka mohuar qytetarëve marrjen e drejtësisë, duke shkrirë disa gjykata rrethesh, ndërsa apelin e kanë sjellë të gjithin në kryeqytet. Kosto për të ndjekur një gjyq në të gjithë shkallët e gjyqësorit tashmë është rritur, aq sa drejtësia vlenka vetëm për “të pasurit”.

I dyti, por jo nga rëndësia raportoi edhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, një drejtues gjithnjë në udhëtim në takimet ndërkombëtare të punës në konferenca të gjata ku ai flet për “reformën rrënjësore” në sistemin e drejtësisë. Po ashtu edhe këtë herë nuk harroi të ankohej se ia kanë hequr kompetencat dhe gati se “pyet kush”, madje as OPGJ-të (Oficerët e Policisë Gjyqësore).

“Policia Gjyqësore është një nga pikat e dobëta të sistemit të drejtësisë. Ne sot kemi mundësuar që çdo prokuror të kemi një polic gjyqësor. Sistemi është i decentralizuar, personi përgjegjës për punën e oficerit të Policisë Gjyqësore është prokurori i çështjes, së dyti është drejtuesi i Prokurorisë dhe më pas është Prokurori i Përgjithshëm. Gjatë vitit të kaluar, kemi 8 raste ku është kërkua procedim disiplinor për oficerë” – tha Çela. Me pak fjalë “kryeprokurori i madh”, paska kompetenca të vogla.

Kreu i ILD-së, (Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë), Artur Metani në fjalën e tij renditi disa nga hetimet dhe masat disiplinore të ndërmarra ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Teksa u pyet nëse ka nisur ndonjë hetim në lidhje me lirimin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Metani u shpreh se nuk kishte ankesa për këtë çështje, pavarësisht se ILD ka të drejtën e nisjes se verifikimeve kryesisht.

Lexo edhe:

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

Me një atribut disi të madh, por në fund doli paksa i vogël mbajti fjalën edhe kreu i Prokurorisë Speciale SPAK, Altin Dumani. Ai iu përgjigj pyetjeve të deputetes së opozitës Albana Vokshki teksa i kujtoi se nuk po hetohen inceneratori i Tiranës, koncesionet në shëndetësi, apo dyshimet e pastrimit të parave të mafias italiane Ndrageta në Bashkinë Tiranë.

“Sa i takon çështjeve që iu përmendni, pjesa më e madhe e tyre janë nën hetim, ndaj të njëjtën mendim me ju për disa çështje që janë të mbartura, dhe e kam ngritur si çështje që kur mora drejtimin e prokurorisë, por unë si drejtues prokurorie kam si detyrë që vetëm të krijoj kushtet që këto hetime të shkojnë përpara dhe më pas janë në dorën e prokurorëve. Shpresoj që në të ardhmen këto çështje të marrin përgjigje” – u shpreh Dumani.

Ndërsa kreu i KLP-së, Alfred Balla u pyet për emërimet nepotike, duke i referuar rastit të paprecedent ku në një prokurori janë emëruar katër familjarë të nënkryetares së Parlamentit Ermonela Felaj. Bashkëshorti, motra, kunata dhe vëllai i saj janë bashkuar në “çerdhen” e institucionit të akuzës në kryeqytet. “Ne nuk i lidhim emrat dhe mbiemrat e prokurorëve me deputetë, disa i dimë dhe disa nuk i dimë. Vetë ju keni shfuqizuar një nen të ligjit në vitin 2019. Ka qenë një koincidencë që në prokurori të madhe të ushtrojnë detyrën anëtarët e të njëjtës familjes” – tha Balla.

Një “koiçidencë” ishte edhe fakti që ndërsa Balla raportonte, seancën e drejtonte Ermonela Felaj, e cila mburrej se ishte një familje që e donte shumë shkollimin, e sidomos drejtësinë…. Mjaftuan këto detaje për të kuptuar se drejtësia e re është edhe më e vjetër se e vjetra, dukë mos i shpëtuar jo vetën ndikimit politik nga mazhoranca, por e kthyer në një institucion që herë pas here shërben edhe si shpatë për kokat e atyre që Ramës nuk i duhen më politikisht.

Etiketa: drejtesiaermonela felajqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025
AKTUALITET

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

09:40 : 15/07/2025
AKTUALITET

Avokatja e Popullit pa mandat rreshtohet pro qeverisë: Nuk mbështesim ndërtimet kaotike

18:23 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

13:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar

11:14 : 14/07/2025
AKTUALITET

Gazeta austriake: Shqipëria po bëhet gjithmonë e më autokratike, Rama kontrollon mediat

10:12 : 14/07/2025
Para

Aksident në afërsi të TEG-ut, plagosen dy të rinj

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 16 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 15/07/2025

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

22:59 : 15/07/2025

Lamtumirë Champions! Egnatia tregon limitet e futbollit shqiptar, turpërohet 5-0 në Islandë

22:57 : 15/07/2025

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

22:56 : 15/07/2025

EMRI/ Tentoi t’i ikte Policisë pasi kishte kanabis, vdes në aksident 23-vjeçari shqiptar në Itali

22:50 : 15/07/2025

Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e dytë të Champions-it

22:46 : 15/07/2025

Champions/ Drita arriti kualifikimin historik, në turin e dytë i pret Copenhagen

22:32 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com