Turi i Francës do të ngrejë sot siparin e edicionit të 110-të.
Evenimenti më prestigjioz botëror i çiklizmit është gati për startin, që këtë herë do të mbahet nga Bilbao.
Do të jenë 176 çiklistë nga 22 skuadra (8 për skuadër), të cilët do të nisin pedalimin nga vendi bask.
Tre fituesit e katër edicioneve të fundit janë në parët në radhë: Jonas Vingegaard (danezi, kampion në vitin 2022), Tadej Pogacar (fituesi slloven në 2020 dhe 2021) dhe kolumbiani Egan Bernal (kampion i vitit 2019).
BILBAO – Kjo është hera e dytë në histori që Turi i Francës nis nga vendi bask, pasi më parë në vitin 1992 gara startoi nga San Sebastiani. Ndërsa gjithsej janë 25 nisjet që janë bërë jashtë kufijve të Francës, hera e fundit i përket sezonit të kaluar në vitin 2022, kur gjithçka startoi nga Kopenhageni.
3405,6 KM PËR 21 ETAPA – Distanca e përgjithshme që do të përshkruajnë çiklistët në Turin e Francës 2023 do të jetë 3405,5 km. Nga 21 etapat, 8 do të jenë për sprintierë, 4 etapa lëvizëse, 1 kronometër (22,4 km) dhe 8 etapa malore. Duke u ndalur te maloret, më konkretisht ato janë: e 5-ta, Pau-Laruns (162,7 km). E 6-ta, Tarbes-Cauterets Cambasque (144,9 km).
E 9-ta, Saint Leonard de Noblat-Puy de Dome (rikthehet pas 35 vitesh. Chatillon e 13-ta, në Chalaronne-Grand Colombier(137.8 km). E 14-ta, Annemasse-Morzineles Portes du Soleil (151,8 km). E 15-ta, Les Getsles Portes du Soleil-Saint Gervais Mont Blanc (179 km). E 17-ta, Saint Gervais Mont Blanc-Courchevel (165.7 km) km dhe etapa e 20-të, BelfortLe Markstein (133.5 km).
MAJA MË E LARTË, 2304 METRA – Maja më e lartë e Turit të Francës 2023 është Col de Loze, me lartësi 2304 metra mbi nivelin e detit. Një ngjitje prej 28.1 km me një pjerrësi mesatare prej 6% e vendosur në etapën e 17-të (Saint Gervais Mont BlancCourchevel prej 165.7 km). Në këtë ngjitje do të jepet edhe çmimi “Henri Desgrange”. Në total do të jenë 30 male për t’u ngjitur, të tri kategorive. Pesë vargmalet që do të përshkruhen janë Pirenejtë, Masivi Qendror, Jura, Alpet dhe Vosges.
NJË EVENT GLOBAL, TRANSMETIM NË 190 SHTETE – Mbulimi televiziv për Turin e Francës konfirmohet botëror. Do të jenë plot 190 shtete të lidhura me eventin, me 110 orë të garantuara drejtpërsëdrejti në 100 kanale dhe 60 programe “live”. Janë 2000 gazetarët e akredituar për Turin e Francës. Në edicionin e kaluar u shënua shifra 7450 orë e transmetimit të përgjithshëm për këtë event.
MBI 28 MIJË FORCA RENDI DHE 1 MIJË VULLNETARË – Në edicionin e 110-të do të jenë mbi 28,000 agjentë dhe zjarrfikës që do të ndjekin vazhdimisht garën në të gjitha 21 etapat. Ndërsa gjithashtu janë trajnuar edhe 1000 vullnetarë, të cilët do të jenë në terren për këtë eveniment.
SKUADËR ME 10 DOKTORË – Krahas forcave të policisë që do të duhet të garantojnë sigurinë në rrugët e Turit, do të ketë gjithashtu edhe një dislokim të madh mjekësh dhe mjetesh të urgjencës: 7 autoambulanca, 2 makina mjekësore, 1 motor mjekësor, 10 mjekë, 7 infermiere dhe 1 autobus me rreze X.