• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria përballë sfidave për menaxhimin e pyjeve

19:39 : 01/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Me rreth 1.3 milion hektarë me pyje, Shqipëria prej vitesh përballet me sfidën e menaxhimit të kësaj pasurie kombëtare. Gjatë 30 viteve të fundit sipërfaqja pyjore ka ardhur duke u zvogluar, me pasoja jo vetëm në ekonominë e vendit, por edhe në mjedis, thotë inxhinieri i pyjeve Mark Rupa.

“Jemi përballë disa sfidave globale, siç janë ndryshimet klimatike, por njëkohësisht kemi edhe sfidat tona lokale siç janë aftësia e menaxhimit të territoreve pyjore, aftësia për t’i administru dhe për t’u përballë me këto sfida, të cilat janë gjithnjë e në rritje në fushën e pyjeve. Shikohet vazhdimisht rritja e frekuencave të zjarreve në të gjithë bazenin e Mesdheut, por sidomos në Shqipëri, dhe është shqetësuese që, ndërsa këto frekuenca po rriten vazhdimisht, afërsia jonë menaxhuese dhe reaguese mbetet pa ndryshuar”.

Sipas Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave, 11 përqind e sipërfaqes pyjore në Shqipëri, ose 132 mijë hektare, janë përshkuar nga zjarret. Në një pjesë të madhe të saj, mundësia e ripërtëritjes në mënyrë natyrale është e pakët për shkak të shkallës së dëmtimit. Sipas Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Artur Kala, pas zjarreve problematika kryesore në pyje është ajo e prerjeve të jashtëligjshme. Sipas Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave, rreth 8 përqind e sipërfaqes pyjore, ose më shumë se 96 mijë hektarë janë prekur nga prerjet e jashtëligjshme. Drejtori Kala thotë se po bëhen përpjekje për forcimin e masave.

 

Lexo edhe:

Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës së dhënë për kompensim

Raporti I EEA: Shqetësuese ndotja e ajrit! Shqipëria, sfida serioze që kërkojnë veprim urgjent

“Pas zjarreve, që normalisht është problematika kryesore ku ne kemi vënë fokusin kryesor, kemi edhe problematikën e dëmtimeve në pyje, me të cilën po punojmë fort. Kemi rritur bashkëpunimin ndërinstitucional me policinë e shtetit, po përpiqemi të forcojmë kapacitetet dhe strukturat inspektuese pranë bashkive me qëllim që të rrisin rolin e tyre monitorues dhe kontrollues në pyje. Kjo, për të parandaluar të gjitha dëmtimet dhe për të dërguar para drejtësisë të gjithë abuzuesit”.

Shqipëria ka shpallur Moratoriumin 10 vjeçar të ndalimit të prerjeve në pyje si dhe ka ashpërsuar masën e dënimit për zjarrvënësit dhe autorët e prerjeve të jashtëligjshme. Megjithatë, janë të pakta rastet e ndalimit dhe dënimit të autorëve. Bashkitë, që kanë në administrim pyjet, vazhdojnë të kenë kapacitete të pakta për të kontrolluar dhe menaxhuar territorin dhe, po ashtu, janë të kufizuara kapacitetet e policisë dhe ushtrisë për shuarjen e zjarreve. Ndërkohë, pasojat në mjedis dhe në jetën e komuniteteve lokale, sipas inxhinier Rupa, janë të mëdha.

“Shkaktojnë erozion, mbushje të shpejtë të bazeneve, rrjedhje më të shpejtë të ujit duke kriju përmbytje në zonat e ulëta, siç e shikojmë vazhdimisht që fenomeni i përmbytjeve po rritet dhe për këtë, një ndër shkaqet kryesore është edhe degradimi i pyjeve në këto ekosisteme. Ato shkatojnë varfërim të njerëzve, sepse burimet kryesore të të ardhurave të banorëve që jetojnë në zonat e larta malore janë vetë pyjet, vetë burimet natyrore”.

 

Përfaqësuesi i organizatës CNVP, “Bashkojmë vlerat e natyrës me njerëzit”, Jani Male, thotë se dëmtimi i sipërfaqeve pyjore ka rritur shkallën e erozionit, duke sjellë ndryshime në mjedis.

“Erozioni në bazenin e Drinit, por edhe në bazenet e tjera, është shumë problematik dhe ky vjen si shkak i degradimit dhe hapjes së tokave të bukës në shumë zona pyjore. Tani këto zona janë të abandonuara dhe ne, nëpërmjet bashkëpunimit me bashkitë dhe shoqatat e pyjeve, i kemi identifikuar zonat më të vështira që kanë erozion të fortë dhe këto do të ripyllëzohen”.

Me mbështetjen financiare të qeverisë së Austrisë, CNVP po zbaton projektin “Menaxhimi i integruar i pyjeve në bazenin e Drinit”, i cili është edhe më i madhi në Shqipëri dhe ku shkalla e dëmtimeve në mbulesën pyjore dhe erozion është mjaft e lartë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në 100 vjetorin e shërbimit pyjor shqiptar, ka shpallur vitin 2024 si Vitin e Pyjeve në përpjekje për të mundësuar një mbrojtje dhe rehabilitim më të mirë të kësaj pasurie kombëtare, nëpërmjet komuniteteve lokale që e kanë bazuar tradicionalisht jetesën tek pyjet./VOA

Etiketa: Mjedisipasuri kombetarepyjezjarre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës së dhënë për kompensim

18:16 : 15/10/2025
AKTUALITET

Raporti I EEA: Shqetësuese ndotja e ajrit! Shqipëria, sfida serioze që kërkojnë veprim urgjent

09:13 : 14/10/2025
AKTUALITET

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025
AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
KRONIKE

Zjarri në Gramsh, era e fortë vështirëson shuarjen e flakëve

09:45 : 21/09/2025
AKTUALITET

Zjarr i madh në pyjet e Baldushkut, digjen ullinj shekullorë

09:31 : 21/09/2025
Para

Ndryshojnë pagesat e sigurimeve, rritja e pagës minimale shton barrën mbi pagat e larta

TË GJITHA

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025

Lindi foshnjën në banesën në Tiranë dhe e braktisi aty, procedohet 20-vjeçarja indoneziane

13:49 : 29/10/2025

Universiteti i Grazit së shpejti një sallë me emrin e Dr.Vasil Labovitit

13:44 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com