• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Tirana? Jam te kampionët”, Grezda: Këtu për titullin, ja pse zgjodha Partizanin

21:15 : 30/06/2023
në SPORT

Eros Grezda, një nga afrimet më të mëdha të kësaj merkatoje vere, debutoi dje në fitoren e Partizanit ndaj Strugës me shifra minimale.

Sulmuesi nga Gjakova pati dy mundësi të mira, por goli nuk erdhi në këtë sfidë.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi tregon për ardhjen te “demat”, teksa thekson se erdhi te kampionët për titullin dhe suksesin në arenën europiane.

Grezda, përse zgjodhët të transferoheshit te Partizani?

E kam deklaruar se arsyeja kryesore që unë jam në Shqipëri është se familja ime ka nevojë që unë të jem këtu. Gjithashtu edhe projekti i Partizanit më bindi, dua që ta shoh veten në këtë nivel dhe ta ndihmoj ekipin që të realizojë objektivat në Europë dhe në kampionat.

Lexo edhe:

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

Luajti rol kryesor Zekiç për ardhjen tuaj këtu?

Po, me Zekiçin kemi një raport shumë të mirë. Kemi një kohë të gjatë që jemi në kontakt. E di shumë mirë se çfarë do ai. Më pëlqen shumë mënyra se si ai kërkon që ne të luajmë. Kam shumë besim se do të bëjmë mirë me të, sepse është një ndër trajnerët më të mirë që kam pasur.

Në vitet e fundit keni pasur probleme të shpeshta me dëmtimet. Jeni rikuperuar 100% për të ndihmuar Partizanin?

Kam pasur shumë probleme me dëmtimet, të cilat fatkeqësisht nuk i kam kaluar ende plotësisht, por me stafin e Partizanit po punojmë fort. Kemi një ekip shumë të mirë mjekësor, që po më qëndrojnë vazhdimisht pranë dhe për këtë jam shumë i lumtur, sepse kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe më përgjigjen për gjithçka.

Ju jeni përfolur edhe për një kalim të mundshëm te Tirana. Mund të shkonit atje po të mos ishte për Zekiçin?

Unë gjithnjë kam qejf që të dal kampion, Partizani është kampion i Shqipërisë. Kështu që vendosa të vij te kampionët.

Cili është synimi juaj në këtë sezon me Partizanin?

Dua që fillimisht të shkojmë sa më larg në garat europiane dhe më pas të shpallemi sërish kampionë të Shqipërisë.

Zekiçin e kemi parë të jetë me mjaft grintë në këto ditë të para. Ju që e njihni mirë, na tregoni ndonjë “sekret” të tij?

Zekiçi është pak a shumë ky që keni parë. Gjatë gjithë 90  minutave e menaxhon ndeshjen shumë mirë, por ka edhe temperament. Është pak agresiv. Është shumë i hapur me lojtarët në bisedat me ta dhe gjëja e vetme që kërkon nga ne është të japim gjithçka në fushë dhe besoj se nuk do ta zhgënjejmë.

Me cilin nga djemtë keni krijuar më shumë miqësi në këto ditë të para te Partizani?

Telushin dhe Alban Hoxhën i njoh që nga Kombëtarja, ku kemi qenë disa herë, si dhe Valentino Murataj.

Po në fushë, me cilin merreni vesh më mirë?

Nuk di të them. Unë kam raporte shumë të mira me të gjithë brenda dhe jashtë fushës. Kam parë që të gjithë më kërkojnë kur jam i lirë dhe besoj se me të gjithë do të kemi bashkëpunime shumë të mira në fushë.

Etiketa: grezdaPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

19:14 : 19/10/2025
SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
SPORT

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
SPORT

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025
SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
Para

Skënderbeu "hedh grepat" për talentin shqiptar që u stërvit me Real Madrid

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com