• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pas rebelimit të Prigoshin, Putini nuk duket më i paprekshëm

Nga rebelim në tërheqje brenda 24 orësh - kryengritja e kreut të trupës Wagner, Prigoshin nxjerr në dritë dobësitë e sistemit sundues të Putinit. Si do të veprohet më tej pas rebelimit të fundjavës?

09:45 : 26/06/2023
në BOTA

Kryengritja e trupës Wagner ishte rebelimi i një monstre të krijuar vetë, shkruan tagesschau në një analizë të saj (25.0.6). Vladimir Putin ka e mbështetur me vite krijimin e ushtrive private në Rusi, dhe trupa Wagner ka qenë më madhja dhe më e forta mes tyre. Për Putin ky ishte një konstrukt i përshtatshëm për një kohë të gjatë. Një trupë e trajnuar mirë rekrutësh që përdoret në konflikte si në Mali, Libi apo vende te tjera për të forcuar ndikimin e Rusisë dhe pretendimet e saj strategjike. Në të njëjtën kohë Rusia mund të mohonte, se ishte pjesë në këto konflikte. Për trupën Wagner u krijua një model joshës financiar, që i ndihmoi asaj të ketë qasje në zonat e konfliktit edhe në lëndët e para si floriri.

Ushtarë të Prigoshin në Rostov
Ushtarë të Prigoshin në RostovFotografi: AFP via Getty Images

Modeli i Putinit i ushtrive private dështoi

Por lufta kundër Ukrainës e ktheu trupën Wagner në një faktor të brendshëm politik. Kreu i saj, Jevgeni Prigoshin rekrutoi luftëtarë në burgje dhe e ndihmoi me forcat shtesë ushtrinë ruse. Luftëtarët e tij u treguan më të motivuar në Ukrainë dhe Prigoshin ia bëri të ditur këtë opinionit në Rusi. Nëse është vërtet kështu, kjo është diçka tjetër, vetë gjeneralët rusë të ushtrisë e vinin gjithmonë në dyshim këtë.Por ndërkohë Prigoshin ishte i pamundur të kontrollohej më, konflikti me drejtuesit e ushtrisë ruse, ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shoigu dhe kreun e shtabit të përgjithshëm, Valeri Gerasimov që nga vjeshta ishte në shkallëzim e sipër- deri në sulme me gjasë të ushtrisë ruse ndaj ushtarëve Wagner – një konflikt që të shtunën (24.06.) shkallëzoi në mënyrë dramatike. Ushtritë private funksionojnë mbi bazën e luajalitetit dhe nënrendimin në sistemin ekzistues. Se sa mund të pavarësohen grupime të tilla duke rrezikuar vetë sistemin, këtë e treguan shumë qartë zhvillimet e së shtunës.

Ushtarë të Prigoshin në Rostov
Ushtarë të Prigoshin në RostovFotografi: ROMAN ROMOKHOV/AFP

Ekspertja e Fondacionit Körber për Rusinë, Leslie Schübel thotë për ARD, se ky është “fundi i grupit Wagner, dhe nuk do t’i shohim më si në të shkuarën në luftime në Ukrainë. Edhe luftëtarët e tjerë ose do të rintegrohen në Ministrinë e Mbrojtjes me kontrata të reja, patjetër që nuk do të marrin pjesë më në luftime në Ukrainë. Megjithatë për momentin është e paqartë se si do të shkojnë zhvillmet.”

Lexo edhe:

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

Dobësia e ushtrisë dhe shërbimeve informative

Brenda më pak se 24 orësh trupat e Prigoshin, sipas të dhënave të veta iu afruan Moskës rreth 200 km. Ata nuk ndeshën në ndonjë rezistencë të madhe. Nuk dihet, nëse marshimi i tyre do të kishte vazhduar me këtë ritëm, por dihet, se baza të rëndësishme ushtarake, si në Rostov, ushtarët e tij arritën t’i marrin pa probleme të mëdha. Një arsye për këtë është, se ushtria ruse e ka në Ukrainë një pjesë të madhe të ushtarëve apo në rajonet kufitare. Përparimi i shpejtë është një tregues se si është gjendja e mbrojtjes brenda vendit. Kryengritja është dështim edhe për shërbimet informative, ata me sa duket nuk arritën të identifikonin kryengritjen të shtunën. Sipas të dhënave në media, shërbimet sekrete amerikane para disa ditësh kanë mësuar për përgatitje të caktuara dhe kanë informuar anëtarët e kongresit amerikan. Trupat ruse ky rebelim i gjeti të papërgatitura.

Prigoshin si alternativë?

Kur në vitin 1992 pjesë të ushtrisë u ngritën kundër presidentit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorvatçov, populli ishte kundër puçistëve. Nga Rostovi dhe Voroneshi të shtunën nuk erdhën njoftime për kundërshtime të trupave të Prigoshin. Videot në mediat sociale kanë treguar më shumë njerëzi që i përshëndesnin trupat dhe shprehnin miratimin për ta. Edhe pse video të tilla nuk mund të verifikohen ato mund të jenë një sinjal, se trupat dhe Prigoshin shihet si një alternativë për të pakënaqurit në Rusi. Një faktor mund të jetë që Prigoshin e tregonte veten gjithmonë në front, ndryshe nga drejtuesit e ushtrisë ruse.

Trupat e Prigoshin perceptohen në Rusi si luftëtarë brutalë të suksesshëm dhe ultranacionalistë. Ky kombinim me sa duket prek shumë rusë. Opozita përndiqet, nacionalizmi është i dëshiruar, ky kaq qenë edhe mesazhi jo i drejtpërdrejtë i Putinit. Po kjo krijon hapësira për aktorë si Prigoshin, për sa kohë që respektojnë rregullat e lojës. Kryengritja e fundjavës tregoi, se ky model ka rreziqet dhe kufijtë e tij.

Pasojat e së shtunës do të tregohen në javët e ardhshme

Putin i ka ndjekur për disa muaj pa komentuar pretendimet e ngritura nga Prigoshin dhe kritikat e ashpra kundër ushtrisë ruse të bëra publikisht. Ditën e revoltës madje ai as nuk e përmendi me emër Prigoshin dhe trupat e tij. Deklarata e tij për “thikën pas shpine” mbeti pa pasojë. Tani ata duhet të integrohen, si ishte e planifikuar, në ushtrinë ruse, nëse e duan këtë. Putin në këtë konflikt u paraqit i pavendosur dhe hezitues, ndryshe nga imazhi i liderit të vendosur që ai paraqet dhe që bën shumë ta ruajë.

Jevgeni Prigoshin
Jevgeni PrigoshinFotografi: Prigozhin Press Service/AP Photo/picture alliance

Deri tani pushteti i Putinit bazohej në premtimin e stabilitetit: një shtet pak e shumë funksionues, që qytetarëve të tij pak a shumë u ofron një nivel të caktuar sado minimal të jetesës, nga ana e tyre qytetarët e linin atë të bënte politikën e vet. Ky model ka pësuar çarje. Putin mbështetej tek shërbimet informative zyrtare dhe jo zyrtare ka qenë deri tani faktori balancues mes interesave konkurruese, edhe ky model nuk funksionon më si më parë, si e tregoi edhe kryengritja e Prigoshin, edhe pse ai sipas fjalëve të veta nuk drejtohen kundër Putinit por lidershipit të ushtrisë. Por nuk është më e sigurtë që Putini pas 24 qershorit mund t’i mbajë nën kontroll rivalitetet e shërbimeve.

Se çfarë do të thotë kjo për sundimin e Putinit në nivel afatmesëm e afatgjatë nuk dihet. Presidenti rus, sipas vlerësimeve të vëzhguesve do që të rizgjidhet vitin e ardhshëm. Për këtë ai ndryshoi edhe kushtetutën në vitin 2020. Nuk dihet, nëse ky plan funksionon. Pasojat e së shtunës do të tregohen në javët e ardhshme. Me kryengritjen e së shtunës kundër Putinit mundësia e fundit të regjimit të tij është për qytetarët më e dukshme. Mendimi, se mund të ketë edhe president tjetër veç Putinit ka hyrë në mendjet e njerëzve, thotë ekspertja e Fondacionit Körber, Lesli Schübel./DW

Etiketa: PrigoshinRusivladimir PutinWagner

Lajme të lidhura

BOTA

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025
BOTA

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

08:32 : 27/06/2025
BOTA

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

10:36 : 26/06/2025
AKTUALITET

NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

08:07 : 25/06/2025
BOTA

Rusia: Nëse SHBA-ja përdor armë bërthamore në Iran do të ishte katastrofike

15:15 : 20/06/2025
BOTA

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO-ja qëndron e bashkuar

12:11 : 18/06/2025
Para

Drogë me vlerë 100 mijë euro në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com