• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Iu zbulua dokumenti fals i CIA-s, si nisën hetimet për amerikanen që u “zhduk” nga Saranda

13:17 : 26/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar një urdhër ndalimi për 45-vjeçaren amerikane, Kelly Grigg.

Grigg u arrestua në 23 shkurt të një viti më parë pas një kontrolli banese të policisë se Sarandës, e cila në operacion bashkëpunoi edhe me Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” si dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyra e Hetimeve Kriminale (DSS/OCI e Ambasadës Amerikane në Shqipëri).

Arrestimi i Grigg u bë pasi në banesë i’u gjet një sasi e vogël “ekstazi” dhe mbetje “cannabis sativa” si dhe një thikë.

Gjykata e Sarandës e liroi atë duke vendosur masën e sigurisë “garanci pasurore” në shumën 8 mijë euro dhe “detyrim paraqitje”. Megjithatë Grigg duket se nuk e ka respektuar këtë masë, duke detyruar Gjyqtaren Suela Xhani që në 14 Qershor, me kërkesë të Prokurorisë, të ndryshojë masën duke caktuar tashmë “Arrest në burg”.

Lexo edhe:

Itali/ I riu shqiptar kapet me 10 kg kokainë të fshehur në bagazh

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

Prokuroria ka lëshuar urdhër ekzekutimin e kësaj mase, duke bërë qe policia e Sarandës ta shpallë në kërkim Grigg.

Sipas Prokurorisë, nga verifikimet në sistemin TIMS, rezulton se në 18 mars Grigg është larguar nga Shqipëria përmes Rinasit duke mos u kthyer më.

Edhe pse avokati i saj tha se ajo ka qenë korrekte me zbatimin e masës por siç ka vënë ne dijeni Gjykatën në një seancë, ka pasur nënën të sëmurë në gjendje të rëndë, kjo nuk e ka bindur Prokurorinë e Gjykatën për të mos ndryshuar masën e sigurisë.

  • E vërteta e arrestimit të amerikanes

Sipas dosjes hetimore “Fillimisht më datë 24.11.2021 Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë ka regjistruar procedimin penal nr.772 të vitit 2021 për veprat penale “mashtrimi” kur ka sjellë pasoja të rënda dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e shitjes, ku objekt i hetimit të këtij procedimi penal ka qënë veprimtaria e kryer në territorin e Republikës së Shqipërisë nga ana e shtetasit Robert Preston, 60 vjec.

Në mënyrë më konkrete, veprimtaria e shtetasit amerikan Robert Preston lidhet me përdorimin nga ana e tij të dokumentave të prodhuara në rrugë elektronike, ndër të tjerë edhe të dokumentave të emërtuara “Service Agreement” dhe “Promissory Note” të hartuara në gjuhë angleze, të cilat mbajnë nënshkrimin elektronik të shtetasit amerikan Robert Preston, dokumenta këto të cilat i ka përdorur në rrugë komunikimi elektronik apo dhe të komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera, nga informacionet e siguruara edhe me aplikimin e metodave speciale të hetimit, është arritur të mësohet se shtetasi amerikan Robert Preston e konsideron shtetasen amerikane Kelly Grigg si njëri shumë të afërt dhe të besueshëm të tij, shtetase kjo që dyshohet se është në dijeni edhe të faktit që shtetasi amerikan Robert Preston kish arritur të mashtronte persona të ndryshëm me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme parash.

Shtetësja amerikane Kelly Grigg përgjatë viteve 2021 – 2022 ka banuar në një apartament të gjenduar në Rruga “Lefter Talo” apartament në të cilin, sipas informacioneve të siguruara, janë formësuar dyshime se mund të gjendeshin dokumenta (kontrata) me përmbajtje të falsifikuara dhe me logot të istitucioneve të SHBA-së, si dhe një armë zjarri tip pistoletë, sende këto që dyshohet se shtetases amerikane, i janë dhënë nga shtetasi Robert Preston me qëllim për t’ju shmangur një kontrolli të mundshëm dhe të befasishëm që mund t’i bëhej nga agjencitë ligjzbatuese, pasi dyshohet se kishte marrë dijeni nga shtetësja amerikane Denyce Serkin që e kish kallëzuar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Nga informacionet e siguruara ka rezultuar gjithashtu se dokumentat për të cilat është dyshuar se mund të gjendeshin në apartamentin e shtetases amerikane, janë përdorur nga shtetasi amerikan Robert Preston me qëllim mashtrimin e personave të ndryshëm për arsye përfitimi material duke u prezantuar si punonjës i Departamentit Amerikan të Shtetit apo agjent sekret i shërbimeve të ndryshme të SHBA-së. Ndodhur në këto rrethana, në kuadër të hetimeve paraprake për këtë procedim penal, Prokurori ka vlerësuar të domosdoshëm edhe ushtrimin e kontrollit në apartamentin e shtetases amerikane.

Kështu më datë 23.02.2022 është ushtruar kontroll në apartamentin e shtetases amerikane Kelly Grigg, gjatë të cilit është bërë e mundur të gjenden dhe të sekuestrohen me cilësinë e provës materiale 7 kokrra të cilat të dyshuara si “ekstazi”, 1 kuti brenda së cilës kishte mbetje “canabis sattiva” dhe 1 thikë metalike. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës shtetases amerikane, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe 1 dokument me mbishkrimin “Coast Guard of the United States” me numër “197986 në emër të shtetasit Robert Preston, 1 dokument me mbishkrimin “Central Intellegence Agency” (CIA) me numër “197986” në emër të shtetasit Robert Preston, dokumenta këto që u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik grafik, ku referuar aktit të ekspertimit teknik dokumentash nr8899 datë 14.07.2022 rezulton se “dokumentat ID në emër të shtetasit Robert Preston, objekte ekspertimi, janë tërësisht të falsifikuar.

Etiketa: ciadokuemnte falsdrogeKelly GriggmashtrimProkuroria e Sarandës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali/ I riu shqiptar kapet me 10 kg kokainë të fshehur në bagazh

19:36 : 01/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kultivoi drogë në pronë publike, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i dënuar me burg/ EMRI

10:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025
BOTA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025
Para

Publikohet FOTO, kush është 33-vjeçari i plagosur sot në Vlorë

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com