• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Cfarë tregoi revolta e grupit Wagner ndaj Putinit

22:42 : 25/06/2023
në BOTA

Sfida më e madhe e Presidentit Vladimir Putin në më shumë se dy dekadat e tij në pushtet u shua, pasi komandanti i mercenarëve të grupit Wagner, i cili urdhëroi trupat e tij të marshonin drejt Moskës, papritmas arriti një marrëveshje me Kremlinin për të shkuar në Bjellorusi dhe urdhëroi trupat e tij të tërhiqen.

Revolta e shkurtër, megjithatë, shpërfaqi dobësitë e forcave qeveritare ruse, ndërsa luftëtarët e grupit Wagner nën komandën e Yevgeny Prigozhinit arritën të lëviznin pa pengesa në qytetin rus të Rostov-on-Don dhe të përparonin qindra kilometra drejt Moskës. Ushtria ruse u vu në lëvizje për të mbrojtur kryeqytetin e Rusisë.

Sipas marrëveshjes së shpallur të shtunën nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, Prigozhini do të shkojë në Bjellorusinë fqinje, e cila ka mbështetur agresionin e Rusisë në Ukrainë. Akuzat kundër tij për kryengritje të armatosur do të rrëzohen.

Qeveria tha gjithashtu se nuk do të ndjek penalisht luftëtarët e grupit Wagner që morën pjesë në rebelim, ndërsa atyre që nuk u bashkuan në kryengritje do t’u ofrohen kontrata nga ministria e Mbrojtjes. Prigozhini urdhëroi trupat e tij të kthehen në kampet e tyre fushore në Ukrainë, ku ata kanë luftuar së bashku me ushtarët e rregullt rusë.

Presidenti Putin u zotua të shtunën paradite të ndëshkonte ata që qëndronin pas kryengritjes së armatosur të udhëhequr nga favoriti i tij i dikurshëm. Në një fjalim televiziv drejtuar vendit, ai e quajti kryengritjen një “tradhti”.

Lexo edhe:

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

Lejimi i largimit të Prigozhinit dhe forcave të tij, tha zëdhënësi Peskov, ishte “qëllim më i lartë” i Putinit që “të shmangte gjakderdhjen dhe konfrontimin e brendshëm me pasoja të paparashikueshme”.

Rreziku për Putinin është nëse ai do të shihet si i dobët, thonë analistët.

“Putini është dobësuar përgjithmonë nga kjo aferë”, tha për rrjetin CNN ish-ambasadori amerikan në Ukrainë, John Herbst.

Moska u bë gati për përballje me forcat e grupit Wagner duke ngritur pika kontrolli me automjete të blinduara dhe trupa në pjesën jugore të qytetit. Rreth 3,000 ushtarë çeçenë u tërhoqën nga luftimet në Ukrainë dhe u nisën me nxitim atje herët të shtunën, njoftoi televizioni shtetëror në Çeçeni. Trupat ruse të armatosura me mitraloza vendosën pika kontrolli në periferinë jugore të Moskës, ndërsa pjesë të autostradave u dëmtuan për të ngadalësuar marshimin e mercenarëve.

Trupat Wagner përparuan rreth 200 kilometra nga Moska, sipas Prigozhinit. Por pasi u arrit marrëveshja, ai njoftoi se kishte vendosur të tërhiqej për të shmangur “gjakderdhjen”.

Prigozhini kishte kërkuar shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, të cilin e ka kritikuar prej kohësh me përçmim për drejtimin e luftës 16-mujore në Ukrainë. Të premten, ai akuzoi forcat nën komandën e ministrit Shoigu se sulmuan kampet e Wagner-it duke vrarë “një numër të madh të shokëve tanë”.

Nëse Presidenti Putin do të pranonte pushimin e ministrit Shoigu, do të ishte politikisht e dëmshme për të, pasi ai e cilësoi Prigozhinin si një tradhtar që goditi me thikë pas shpine.

Shërbimet amerikane të zbulimit kishin informacione se Prigozhini kishte grumbulluar forcat e tij pranë kufirit me Rusinë për një kohë. Kjo bie ndesh me pretendimin e Prigozhinit se kryengritja e tij ishte përgjigje ndaj një sulmi mbi kampet e tij në Ukrainë të premten nga ushtria ruse.

Me shpalljen e kryengritjes, zoti Prigozhin akuzoi forcat ruse se sulmuan kampet e grupit Wagner në Ukrainë me raketa, helikopterë dhe artileri. Ai pretendoi se gjenerali Valery Gerasimov, shef i Shtabit të Përgjithshëm, urdhëroi sulmet pas një takimi me ministrin Shoigu, ku ata vendosën të shkatërronin grupin.

Ministria e Mbrojtjes mohoi të ketë sulmuar kampet.

Udhëheqësit e Kongresit u informuan për grumbullimin e trupave të grupit Wagner në fillim të javës së kaluar, tha një njohës i çështjes që foli për agjencinë e lajmeve “Associated Press” me kusht që të mos identifikohet. Njoftimi për informatat e zbulimit amerikan u raportua për herë të parë nga rrjeti CNN.

Një motiv i mundshëm për kryengritjen e Prigozhinit ishte kërkesa e ministrisë së Mbrojtjes, të cilën presidenti Putin e mbështeti, që kompanitë private të nënshkruanin kontrata me të deri më 1 korrik. Prigozhini kishte refuzuar ta bënte këtë.

“Është e mundur që ai goditi tani sepse e pa atë afat si një rrezik për kontrollin e trupave të tij”, shkroi ambasadori Herbst në një artikull për Këshillin e Atlantikut.

Të shtunën herët, ushtria private e Prigozhinit u duk se kontrollonte shtabin ushtarak në Rostov-on-Don, një qytet rreth 1 mijë kilometra në jug të Moskës, prej nga drejtohen operacionet ruse në Ukrainë, tha ministria britanike e Mbrojtjes.

Mediat ruse raportuan se disa helikopterë dhe një aeroplan ushtarak u rrëzuan nga trupat Wagner. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk i ka komentuar njoftimet.

Pasi marrëveshja uli tensionet, videot e postuara në rrjetet sociale ruse shfaqën njerëz që brohorisnin trupat e Wagnerit teksa largoheshin. Prigozhini udhëtonte me një fuoristradë të ndjekur nga një kamion ndërsa njerëzit e grumbulluar në rrugë e përshëndetën dhe disa vrapuan për t’i shtrënguar dorën. Guvernatori rajonal më vonë tha se të gjitha trupat ishin larguar nga qyteti.

Trupat dhe pajisjet e Wagnerit u panë gjithashtu në provincën Lipetsk, rreth 360 kilometra në jug të Moskës.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin e shpalli të hënën një ditë jo pune për shumicën e banorëve si pjesë e masave të shtuara të sigurisë, një masë që mbeti në fuqi edhe pas tërheqjes së Wagnerit.

Ukrainasit shpresonin se luftimet e brendshme ruse do të krijonin mundësi që ushtria e tyre të rimarrë territoret e pushtuara nga forcat ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën vonë, pak para se Prigozhini të shpallte tërheqjen e tij, se marshimi shfaqi dobësinë e Kremlinit dhe “u tregoi të gjithë banditëve, mercenarëve, oligarkëve rusë” se është e lehtë të kapësh qytetet ruse “dhe, ndoshta, arsenalet”.

Trupat e Wagner-it kanë luajtur një rol vendimtar në luftën e Ukrainës, duke pushtuar qytetin lindor të Bakhmutit, një zonë ku janë zhvilluar betejat më të përgjakshme dhe më të gjata. Por Prigozhini e ka kritikuar gjithnjë e më shumë udhëheqjen e ushtrisë, duke e akuzuar atë për paaftësi dhe për mungesë municionesh për trupat e tij.

Yevgeny Prigozhin 62 vjeçar, dikur i burgosur, ka lidhje të gjata me Presidentin Putin dhe ka fituar kontrata ushqimore fitimprurëse nga Kremlini që i dhanë nofkën “kuzhinieri i Putinit”.

Ai dhe një duzinë shtetasish të tjerë rusë janë akuzuar në Shtetet e Bashkuara për një fushatë ndërhyrjeje para fitores së zotit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Wagneri ka dërguar kontraktorë ushtarakë në Libi, Siri, disa vende afrikane dhe në fund edhe në Ukrainë./VOA

Etiketa: luftePutinRusiUkraineWagner

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

10:15 : 27/06/2025
BOTA

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

08:32 : 27/06/2025
BOTA

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

10:36 : 26/06/2025
BOTA

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

08:50 : 26/06/2025
BOTA

Trump për Putinin: Mund të ketë ambicie përtej territorit të Ukrainës

17:02 : 25/06/2025
BOTA

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit, por uraniumi i fshehur mbetet rrezik urgjent

09:01 : 25/06/2025
Para

VIDEO - "Cunat e Londrës" mbulojnë Luizin me paund

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com