• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtytjet për emigracion, po rritet kërkesa nga jashtë për punonjës me kualifikim

08:58 : 24/06/2023
në AKTUALITET

Në periudhën 2018-2030, vlerësohet se në Itali do të hapen 13,750,000 vende pune, të nxitura kryesisht nga kërkesa për zëvendësim.

Dekadën e kaluar, punonjësit migrantë iu përgjigjeshin më së shumti nevojave për zëvendësim në profesionet me kualifikim të ulët, që punonjësit vendas nuk mundeshin ose nuk donin t’i pranonin (kryesisht në sektorët e bujqësisë, ndërtimit dhe kujdesit personal).

Puna joformale është gjithashtu e përhapur në Itali dhe mbështetet gjerësisht në një numër i madh migrantësh të padokumentuar. Sidoqoftë, për shkak të prirjeve për rritjen e vazhdueshme të kualifikimeve dhe madhësisë së tregut të punës, ka gjasa të rritet kërkesa për migracion të synuar të punonjësve gjysmë të kualifikuar dhe të kualifikuar.

Shifrat e ISTAT-it për nevojat për punësim në Itali tregojnë se nga viti 2020 deri në vitin 2021, vendet e lira të punës mbizotëroheshin nga sektori i shëndetësisë (223-241,000), shërbimet publike dhe private (145-170,000) dhe sektori i formimit dhe kulturës (152-169,000).

Profesionet kryesore që kishin nevojë për punonjës ishin punonjësit e kualifikuar (107,020), personeli i shitjeve dhe shërbimeve (87,120), menaxherët dhe profesionet me specializim të lartë (68,050) dhe profesionet e pakualifikuara (43,480).

Lexo edhe:

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

Tregu gjerman i punës prodhon vazhdimisht kërkesë të lartë për punonjës të huaj të kualifikuar. Pas mbërritjes së mbi 1 milion azilkërkuesve në vitin 2015 dhe 2016, shumica e të cilëve ishin në moshë pune, politikat gjermane të migracionit për motive punësimi ndryshuan drejt pakësimit të migracionit me kualifikim të ulët jashtë BE-së, duke u përqendruar te tërheqja e punonjësve migrantë të kualifikuar dhe me kualifikime të larta.

Mungesat e fuqisë punëtore në vend janë të konsiderueshme dhe vlerësohet se, gjatë pesë viteve të ardhshme, mund të hapen më shumë se 6 milionë vende të lira pune.

Profesionet më të kërkuara në të ardhmen do të kërkojnë të paktën kualifikime në nivel mesatar dhe përfshijnë profesionistë të lidhur me biznesin dhe administrimin, punonjës të kujdesit personal, punonjës në sektorin e shitjeve dhe punonjës të kualifikuar ndërtimi.

Arsyeja për këto mungesa përfshin mospërputhjen e kualifikimeve, pagat e ulëta, si dhe kushtet sfiduese të punës në disa prej sektorëve, për shkak të të cilave, popullata vendase heziton t’i zërë këto vende pune.

Në Greqi, sektorët më të rëndësishëm për emigrantët sezonalë shqiptarë të punës janë në rënie që nga viti 2014 dhe u prekën ndjeshëm nga pandemia COVID-19. Përkatësisht, këta janë sektorët e punonjësve të pakualifikuar, të tillë si bujqësia, blegtoria dhe peshkimi. Tendenca të ngjashme të papunësisë vërehen për profesionet e punonjësve fizikë.

Mbretëria e Bashkuar po përballet me mungesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore, kryesisht për shkak të dy efekteve kryesore. Së pari, pas Brexit-it, oferta e punës u ul në mënyrë masive, duke përjashtuar nga tregu i punës veçanërisht punonjësit e BE-së me kualifikime të ulëta.

Së dyti, rritja ekonomike pas izolimit për shkak të pandemisë ka çuar në një situatë me kërkesë me rritje të shpejtë, të përkeqësuar nga mungesa e punonjësve të BE-së (përfshirë punonjësit sezonalë) që, më parë, kishin qasje të lirë në tregun e punës në Mbretërinë e Bashkuar.

Me rreth 1,1 milionë vende të lira pune vetëm në periudhën korrik-shtator 2021, mungesat e fuqisë punëtore në Mbretërinë e Bashkuar janë të pashmangshme dhe shtrihen në të gjithë sektorët./ MONITOR

Etiketa: emigracionMonitorpunonjesshpopullimi

Lajme të lidhura

BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
BOTA

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025
AKTUALITET

FOTO-EMRI/ Dy persona dhunojnë barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë

20:13 : 09/10/2025
AKTUALITET

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

08:41 : 02/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë

15:02 : 26/09/2025
AKTUALITET

“The Sun”: Shqipëria po boshatiset, Hasi, “Londra e Vogël” ku të rinjtë ikin ilegalisht drejt Anglisë

16:23 : 21/09/2025
Para

Sfida për të kaluar me not kanalin e Otrantos, flet Eva Buzo: Më pickoi...

TË GJITHA

Bllokohet Kakavija dhe Qafë Bota, doganierët grekë në grevë

10:13 : 27/10/2025

Tragjike në Itali! I riu shqiptar gjendet i pajetë në dhomën e gjumit, mister arsyet/ EMRI

10:07 : 27/10/2025

Doganierët grekë në grevë/ Bllokohen pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës

09:57 : 27/10/2025

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare, mbahet me dyer të mbyllura

09:53 : 27/10/2025

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025

Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

09:26 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com