• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Pse 5 milionerët buzë Titanikut vlejnë më shumë se 700 refugjatë?!

22:31 : 24/06/2023
në BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

Pyetja revoltuese “PSE?” nuk ka përgjigje të lehtë kur shihet që media i kushton më shumë vëmendje mbytjes së 5 personave kureshtarë për të parë së afërmi mbetjet e anijes Titanik, sesa mbytjes së 700 refugjatëve në brigjet e Greqisë që kërkonin një jetë më të mirë në Europë.

Korit të revoltës që buçet në rrjetet sociale ju bashkua edhe ish Presidenti amerikan Obama që kritikoi “hipokrizinë e medias perëndimore”
Kontrasti mes 5 personave që paguan 250 mijë dollarë secili për të shuar kureshtjen për rrënojat e Titanikut të zhytur 3800 metra në thellësi të oqeanit Atlantik dhe 700 emigrantëve nga Afganistani dhe Pakistani, i bën komentet dhe reagimet edhe më cinike.

Ky është rasti klasik ku vendimi se cila ngjarje merr përparësi jo vetëm ngre pyetje, por edhe çon në protesta publike.

Përplasja e “dy aventurave” është rasti për të shpjeguar se si funksionon media. (Media tradicionale dhe jo ajo e rrjeteve sociale)

Lexo edhe:

Vetëm të iki ky…

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

1.Lajmi

Padyshim, siç edhe dihet jo çdo ngjarje që ndodh përbën lajm. Ka një sërë elementësh që e bëjnë një ngjarje me bindëse, më të rëndësishme dhe me interesante për audiencën.

Në rastin e incidentit të nëndetëses lidhur me rrënojat e Titanikut, natyra unike dhe historike e ngjarjes mund të kenë qenë faktorët që redaktorët të mendojnë se publiku do të jetë i interesuar. Ngjarje si mbytja e Titanikut ndodhin njëherë në 100 vjet, ashtu siç lajme ku një ekip milionerësh humb jetën nga kurioziteti për të parë rrënojat e anijes në fund të oqeanit ndodhin vetëm një herë.

Historia e 5 milionerëve që bëhen famozë edhe për shkak të aventurës të pazakontë, është përballë një aventure tjetër e shkaktuar jo nga qejfi, por nga drama e emigracionit.

Megjithatë, për audiencën ndërkombëtare kategorizohet si ngjarje “rutinë” panorama ku qindra refugjatë nga vende të shkretuara nga lufta humbin jetën në kërkim të një jetë më të mirë në perëndim. E tillë do të ishte edhe nëse pranë rrënojave të Titanik, incidente të tilla do të ishin të zakonta.

Në kriteret e veçanta që një ngjarje e kthejnë në lajm janë: E pazakonta, drama dhe personazhi publik.

“Vdekja e një njeriu është tragjedi, vdekja e 10 mijë personave është statistikë”, thoshte me cinizëm Stalini.

A ka fituar shoqëria imunitet ndaj vdekjeve të njerëzve të zakonshëm? Ky është një debat tjetër që natyrisht ka nevojë për një sërë aktorësh historik, politik, mediatik apo psikologjik të cilët mund ta orientojnë.

2. Interesi dhe angazhimi publik

Titaniku zë një vend të rëndësishëm në kulturën popullore dhe misioni për të parë mbetjet e tij mund të ketë zgjuar kureshtjen dhe të ketë krijuar një ndjenjë magjepsjeje te njerëzit.

Një ngjarje dramatike që mban kuriozitetin gjallë për disa ditë është nga ato raste që redaktorët nuk i lënë të humbasin. Këtu mjafton të kujtoni edhe historinë e Ajlanit, vogëlushit të gjetur pa jetë në brigjet turke i cili u shndërrua në simbol të dramës së klandestinëve sirianë ku media e mbajti gjerë e gjatë në fokus historinë e tij. Madje edhe u kritikua se kaloi çdo limit etik për ta servirur ngjarjen nga çdo kënd.

3. Qasja në informacion

Nëse një incident ka informacion më të disponueshëm në krahasim me një tjetër, ai mund të ndikojë që të marrë përparësi. Në rastin e fundosjes së refugjatëve, marrja e informacionit të saktë dhe të detajuar ishte sfiduese, duke çuar në mbulim të kufizuar dhe sporadik. Megjithatë, loja mediatike për ta ilustruar ngjarjen me histori që buronin nga e shkuara, lidhje mes momenteve të ndryshme historike apo gjysmëkonspiracione, e bëri akoma edhe më intriguese për të stacionuar njerëzit përballë këtyre zhvillimeve.

4. Koha dhe konkurrenca

Media është një industri dinamike me konkurrencë të egër. Lajmet e fundit dhe ngjarjet në kohë reale shpesh kanë përparësi. Raportimi “DIREKT” duke shtuar edhe fjalën “NGA VENDNGJARJA” është tejet tundues. Drama e nëndetëses në lidhje me mbetjet e Titanikut u shfaq si një lajm i madh, i veçantë dhe interesant në një kohë të varfër me ngjarje të mëdha.

Ka gjithmonë një keqkuptim mes ngjarjeve me interes publik dhe ngjarjeve interesante për publikun. Dhe kjo vlen edhe për median profesioniste pa folur këtu për median e re dhe median e rrjeteve sociale ku zhytja në uji e një personazhi “publik” mund të gjenerojë me shumë pëlqime dhe komente se shpërthimi i nëndetëses ku humbën jetën 5 milionere.

Thënë më thjesht ngjarjen nuk e bënë interesante paratë që ata kishin mbi tokë, por historia që ata lanë nën oqean.

Etiketa: lutfi dervishirefugjatetitanTitanik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vetëm të iki ky…

15:26 : 06/08/2025
AKTUALITET

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

21:22 : 04/08/2025
AKTUALITET

Tronditet Korça! Zbulohet një specie unike, një protestues!

20:01 : 04/08/2025
BOTA

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025
AKTUALITET

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

20:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv

18:22 : 01/08/2025
Para

Pasuesi i Bellingham, Borussia Dortmund synon mesfushorin e Chelsea

TË GJITHA

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

12:24 : 08/08/2025

Aksident i shumëfishtë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek ‘Pushimi i shoferit’

12:10 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com