• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi i ministres së Ramës për të ardhurat e TVSH, si e “fryu” shifrën nga 0.6% në 16.7%

11:39 : 24/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Propagandë para zgjedhore apo gafë e rëndë? Pyetja lind pas verifikimit të një deklaratë të ministres së Financave Delina Ibrahimaj në prag të zgjedhjeve vendore. Ministrja që ka në ‘dorë’ buxhetin e shtetit, shpalosi shifra të ‘fryra’ për të ardhurat e TVSH-së, tatimit që lidhet drejtpërdrejt me konsumin dhe aktivitetin ekonomik të vendit. Sipas saj, të ardhurat nga TVSH në tre muajt e parë të këtij viti u rritën me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por e vërteta është se rritja e këtij zëri ka qënë vetëm 0.6%.

“…të ardhurat janë rritur me 16.7 % për tatimin mbi vlerën e shtuar, shifër që ne e analizojmë kryesisht për të kuptuar dhe analizuar ecurinë e tremujorit të parë të ekonomisë, pasi është një shifër që lidhet qoftë me aktivitetin ekonomik, qoftë me konsumin.”, deklaroi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një konferencë për shtyp më 2 maj, dedikuar ecurisë së treguesve kryesorë të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit.

Verfikimet e Faktoje tregojnë se kjo deklaratë është e pavërtetë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në periudhën janar-mars të këtij viti rezultojnë 45,9 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, arka e shtetit ka grumbulluar 45,6 miliardë lekë si të ardhura nga TVSH-ja.

Përllogaritjet tregojnë se rritja e këtij zëri ka qënë vetëm 0,6 për qind dhe jo 16,7 për qind sikurse deklaroi Ibrahimaj. TVSH është taksa që gjurmon qarkullimin e mallrave në ekonomi, pasi ngarkohet me çmimin e shitjes së tyre.

Lexo edhe:

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

Ministrja që ka në ‘dorë’ buxhetin e shtetit, ka ndarë me publikun shifra të ‘fryra’ për të ardhurat e TVSH-së, tatimit që lidhet drejtëpërsëdrejti me konsumin dhe aktivitetin ekonomik të vendit. Rastësi ose jo, kjo deklaratë u bë vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Propagandë apo gafë?

Faktoje i ka kërkuar Ministrisë së Financave një shpjegim për deklaratën e ministres Ibrahimaj, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi marrë një përgjigje.

Por sidoqoftë, gafë apo deklaratë e qëllimtë propagandistike, për ekspertët e ekonomisë është e pafalshme kur të tilla deklarata artikulohen në publik nga kreu i financave publike të një vendi.

“Ministrja ndoshta e ka krahasuar me vitin 2013!”, ironizon profesor Selami Xhepa teksa shton se deklarata e ministres ka qëllime propagandistike.

“Të dhënat tregojnë se të adhurat në total në tremujorin e parë të vitit 2023 janë rritur me 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ndërsa të ardhurat nga tvsh me 0.6%! Ajo që thotë ministria është një statistikë mashtruese e cila ka vetëm qëllime propogandistike…”, pohon Xhepa për Faktoje.

TVSH-ja në vend numëro!

Të dhënat paraprake të ministrisë së Financave tregojnë se në periudhën Janar-Maj, në arkën e shtetit u grumbulluan 257,8 miliardë lekë të ardhura në total nga 233,4 miliardë që janë mbledhur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar treguesve paraprakë, rritja e të ardhurave është udhëhequr nga tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale.

Ndëkohë që të ardhurat nga TVSH-ja, treguesi kryesor i ecurisë së konsumit në vend reflektojnë një tjetër situatë.

Sipas tabelës fiskale, të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në pesë muajt e parë të vitit u rritën me vetëm 886 milionë lekë ose 1,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që në terma reale të ardhurat nga TVSH rezultojnë me rënie në krahasim me një vit më parë, pasi inflacioni mesatar për pesë muajt e parë të vitit ishte 5,8 për qind me bazë vjetore.

TVSH-ja është një tatim i përgjithshëm mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve, proporcional me çmimin e tyre, që i ngarkohet në çdo fazë të prodhimit dhe procesit të shpërndarjes çmimit pa tatimin. TVSH-ja zbatohet si një tatim në përqindje mbi çmimin e mallrave dhe shërbimeve dhe bëhet e kërkueshme për t’u paguar pas zbritjes së TVSH-së që rëndon drejtpërdrejt elementet e kostos së mallrave dhe të shërbimeve.

Etiketa: Delina IbrahimajEdi Ramagafemashtrimte ardhurattvsh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
Para

HARTA- Pikat kryesore ku janë "rebeluar" grupi mercenar Wagner

TË GJITHA

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

19:57 : 29/10/2025

Uragani “Melissa” godet Xhamajkën dhe Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

19:57 : 29/10/2025

Gjenden në bregun australian mesazhet në shishe të dy ushtarëve të Luftës së Parë Botërore

19:46 : 29/10/2025

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com