• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mori djalin nga çerdhja dhe s’u kthye më, qytetarit i zhduket gruaja prej 1 muaji

21:52 : 22/06/2023
në AKTUALITET

Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” vjen nga Kombinati. Bruno Mamali tregon se në 8 Maj 2023 i ka humbur gruaja bashkë me djalin 2 vjeç e gjysmë.

Në këtë ditë, gruaja çoi djalin në çerdhe e më pas shkoi te bashkëshorti për të marrë diçka. Ky ishte dhe takimi i fundit burrë e grua. Gruaja kishte marrë djalin nga çerdhja e nuk ishte kthyer në shtëpi, duke lënë bashkëshortin dhe dy fëmijët e tjerë.

“Unë punoj në urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio. Po më priste mua për t’i dhënë diçka që kishte nevojë. Mbaroi punën e vet dhe shkoi tek fëmijët që ka në shtëpi për t’i përgatitur për t’i çuar në shkollë. Kam dhe 2 fëmijë të tjerë që janë të moshës 8 dhe 12 vjeç. Ishte takimi jonë i fundit”, tha ai.

Pas 48 orësh Bruno bëri kallëzim në Komisariatin 6, por nuk ka asnjë informacion.

“Kur kam vajtur në shtëpi gjeta dy fëmijët e rritur në shtëpi. Më thotë mamaja me vëllain nuk është me ty? Që nga ai moment konstatova që më mungojnë nga banesa gruaja bashkë me djalin e vogël. Vajta në komisariat dhe u tregova çfarë ka ndodhur. Ata më thanë që sot nuk mund të marrim kallëzim, duhet të kalojnë 48 orë. Kam vajtur me 10 Maj 2023. Para se të shkoj të bëj kallëzim kam kërkuar nëpër lagje se mos ndodhet diku e hedhur, e fshehur. Nuk e di në çfarë rrethanash mund të ketë qenë ajo dhe kam kërkuar mos e gjej diku. Kam vajtur në një kafe afër xhamisë dhe këndit të lojërave ku lozin fëmijët. Ai zotëria i lokalit më tha që e kam parë atë zonjën këtu, ka qenë e shoqëruar me një person dhe thoshte që është burri im. Tani unë nuk mund ta besoj fjalën e çdokujt. U drejtova në komisariat dhe shkova për të bërë kallëzimin”, tha denoncuesi.

Lexo edhe:

U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

61-vjeçari punon shofer autobusi, ndërsa bashkëshortja Polikseni, 40-vjeçare, është shtëpiake. Zonja ka patur depresion dhe ka ikur edhe herë të tjera nga shtëpia.

“Ne kemi 12 vjet bashkë dhe nga kjo martesë kemi 3 fëmijë. Është vajza 12 vjeç, 8 vjeç një djalë dhe rreth 3 vjeç djalë prapë. Shëndeti mendor nuk ka problem. Ajo ka një aksident të rëndë të ndodhur në 2005 në Itali. Ka qenë në koma për një kohë shumë të gjatë. Zonja nga banesa është larguar. Justifikimi që e mori i ati që t’i hiqte metalin nga këmba, ta linte njeri pa këmbë. Rast tjetër që është larguar nga shtëpia kur më vdiq një fëmijë 5 muaj e gjysmë. Kaloi pak në depresion nga vdekja e fëmijës. Rasti është i përsëritur. Kush e sheh “Stop”-in të na ndihmojë sepse nga organet e shtetit nuk marrim asnjë njoftim, asnjë të dhënë”, tha Mamali.

“Stop” interesohet te specialisti i zonës, por ai i thotë Brunos ta gjejë vetë gruan dhe të njoftojë.

Specialisti i zonës: Nuk kemi gjetur gjë! Nuk kemi rastisur.

Denoncuesi: Si do ia bëjmë?

Specialisti i zonës: Po ç’a lëvizje mo? Po nuk e njohim, or shoku! Unë po të them edhe njëherë, unë s’e njoh nusen tënde fare!

Denoncuesi: Foto ekziston.

Specialisti i zonës: Atë fotografinë ma tregove mua ti, po s’di asnjë sinjal, s’jep! Po të kam thënë pra, në rast se ti do marrësh vesh nga njerëzit e tu, do të na marrësh në telefon! Mos na përto ne ti fare!

Pastaj “Stop” komunikoi me Oficerin e Policisë gjyqësore.

OPGJ: Në këtë rast i kemi kryer të gjitha veprimet proceduriale. E kemi shpall në kërkim, i kemi referuar materialet në Prokurori për marrjen dhe shpalljen në kërkim, dhe për braktisje fëmije. Janë çuar materialet në Prokurori. Është ende nën kërkim.

Gazetarja: Keni informacion, është brenda, është jashtë?

OPGJ: Me aq sa kemi informacion ne, ajo është brenda, jo jashtë! Është brenda. Nuk e ka kalu, jo. Timsi tregon, që është brenda.

Gazetarja: Nuk keni arritur që ta gjeni akoma?

OPGJ: S’e kemi gjet!

Më pas lidhemi me shefin e Komisariatit numër 6, Vilson Bala, i cili premtoi ta gjejë gruan shumë shpejt.

Vilson Bala: I kemi kryer veprimet procedurale. Kemi dhënë edhe njoftim për shtyp. Për informacionin tënd, kjo është një shtetase, që është larguar për herën e 6-të nga banesa.

Gazetarja: Kësaj radhe me një ndryshim që ka marrë fëmijën 2 vjeç. Zotëria do të dijë fatin e fëmijës, ku ndodhet fëmija.

Vilson Bala: Po kryejmë veprime, por deri tani akoma nuk e kemi gjet, për të qenë të sinqertë! Do ta gjejmë shumë shpejt, edhe do të njoftojmë!

Dhe kështu ndodhi. Pas më shumë se një muaji që ishte zhdukur, Komisariati numër 6 arriti të gjejë gruan me djalin e vogël.

“Më datë 16.05.2023 është bërë e mundur gjetja e personit të shpallur në kërkim policor për largim nga banesa, shtetësja Polikseni Mamali”, njoftoi policia.

“Pata 1 muaj që po kërkoja nusen me gjithë djalin dhe nëpërmjet ndërhyrjes së emisionit arritëm brenda dy ditësh komisariati të ndërhyjë dhe të gjejë ku ndodheshin dy personat”, tha denoncuesi.

Etiketa: Bruno MamaligruajaPolikseni Mamalizhduket

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana

11:34 : 08/08/2025
BOTA

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

11:32 : 06/08/2025
AKTUALITET

Pogradec/ Babai bën denoncimin në polici, zhduket vajza e mitur

10:03 : 03/08/2025
AKTUALITET

Korçë/ Mori makinën me qira dhe u zhduk, shpallet në kërkim i riu nga Librazhdi

11:14 : 01/08/2025
AKTUALITET

Detaje nga zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, Policia gjen telefonin e saj në makinën e bashkëshortit

11:34 : 29/07/2025
AKTUALITET

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025
Para

Mourinho njofton dorëheqjen: Jam i detyruar ta marr këtë vendim!

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com