• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik ankimon në Kolegj konfirmimin e prokurorit Ylli Pjetërnikajt

21:01 : 22/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të enjten më 22 qershor, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Lezhës, Ylli Pjetërnikaj. Ballhysa ngre disa shkaqe për pasurinë dhe profesionalizmin dhe kërkon shkarkimin e Pjetërnikës.

Prokurori Ylli Pjetërnikaj u konfirmua me votat e dy anëtarëve të trupës së KPK-së, relatores Firdes Shuli dhe komisioneres Suela Zhegu, që në aplikim të parimit të proporcionalitetit vlerësuan se Pjetërnikaj kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë. Po ashtu, u vlerësua se kishte arritur nivel të besueshëm për figurën dhe kualifikues për profesionalizmin. Kryesuesja Etleda Çiftja doli në pakicë çmoi se ky subjekt rivlerësimi nuk ka deklaruar saktë dhe në përputhje me ligjin dhe ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për justifikimin e pasurisë dhe për rrjedhojë duhej të ishte shkarkuar.

Komisioneri Ballhysa analizon në ankim konkluzionet e Komisionit ndaj të cilave ka ngritur shkaqe duke i cilësuar si të pabazuara. Ai vëren se nga analizimi në tërësi i vendimit të Komisionit, akteve të administruara në dosjen e hetimit administrativ, si dhe në vlerësim të shpjegimeve të dhëna nga subjekti i rivlerësimit, rezulton se në total pasuritë në bashkëpronësi të deklaruara prej tij në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës, të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013, janë në vlerën 48.8 milionë lekë dhe 24 mijë e 600 euro. Si burim krijimi për pasuritë në bashkëpronësi janë deklaruar të ardhurat e krijuara ndër vite nga familja e subjektit nga punësimi dhe të ardhurat nga ferma.

Komisioni, në përfundim të hetimit administrativ, referuar faktit që deri në vitin 2007 kur deklarohet të jetë bërë rikonstruksioni i një banese në Tropojë, subjekti i rivlerësimit në pjesën më të madhe të kohës ka qenë i mitur pasi në vitin 2005 ka mbushur 18-vjeç.Ndërkohë që në vitin 2007, kur ka qenë 20 vjeç është provuar se ka qenë në qytetin e Tiranës duke ndjekur studimet e larta. Për rrjedhojë, KPK ka vlerësuar se investimet e kryera para vitit 2007, nuk kanë asnjë vlerë për efekt të procesit të rivlerësimit të prokurorit Ylli Pjetërnikaj.

KPK ka kryer analizën financiare nga janari i vitit 2008 deri në datën e emërimit në detyrë të subjektit, në nëntor të vitit 2013, kur ai ka deklaruar një likuiditet cash në vlerën 20 milionë lekë.

Lexo edhe:

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Në analizën e kryer nga Komisioni nuk janë përfshirë të ardhurat nga ferma, pasi ka mbetur e pavërtetuar masa faktike e tyre dhe si rrjedhojë është konstatuar se familja e subjektit deri në shtator të 2013-ës mund të kursente shumën 137 mijë lekë dhe jo vlerën e deklaruar si gjendje cash.

Komisioni ka kryer edhe analizën financiare për periudhën 2013 – 2016, prej nga ka rezultuar një bilanc negativ në shumën 2.1 milionë lekë. Kjo pamjaftueshmëri ka ardhur si pasojë e moskonsiderimit të pjesës takuese të subjektit në një investim gjatë vitit 2014, në vlerën 2.1 milionë lekë.

Edhe pas kalimit të barrës së provës, KPK ka konkluduar njësoj. Komisioni ka vlerësuar se, pavarësisht faktit se dokumentet shkresore të paraqitura gjatë procesit dhe në parashtrime dëshmojnë për përfitim të ardhurash nga shitja e produkteve bujqësore e blegtorale nga ana e familjes Pjetërnikaj, ato nuk vërtetojnë të ardhura të ligjshme për periudhën 2008 – 2013.

Por, gjatë procesit të vendimmarrjes, Komisioni ka çmuar që në vlerësimin përfundimtar të peshës specifike që ka balanca negative prej 2.1 milionë lekësh, duhet të udhëhiqet edhe nga parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, duke iu referuar legjislacionit të vetingut dhe jurispudencës së KPA-së.

Shumica krijoi bindjen se balanca negative prej 2.1 milionë lekësh dhe shkaqet që e kanë shkaktuar atë, nuk cenojnë qëllimin e legjislacionit për vetingun e magjistratëve dhe si e tillë nuk mund të sjellë pasoja shkarkuese.

Ndërsa Komisioneri Ballhysa çmon se subjekti i rivlerësimit në gjendjen që janë aktet, nuk arriti të provonte të kundërtën e barrës së provës dhe se konkluzioni i arritur nga Komisioni nuk gjen referencë në dispozitat kushtetuese e ligjore apo në një vlerësim të drejtë të provave dhe jurisprudencës së konsoliduar të Kolegjit.

“…Nisur nga fakti që një pjesë e pasurive të deklaruara nga subjekti dhe personi i lidhur janë krijuar apo rrjedhin nga pasuri të krijuara para fillimit të detyrës, çmon se zbatimi i parimit të proporcionalitetit dhe objektivitetit gjen zbatim duke mbajtur në konsideratë edhe elemente të tjerë,” vlerëson Ballhysa dhe konstaton se të ardhurat e krijuara nga familja e subjektit për periudhën 2008-2013, janë dukshëm në një vlerë disa herë më të ulëta se kursimet e deklaruara.

Për të ardhurat nga ferma, Komisioneri Publik vlerëson se, në gjendjen që janë aktet, duket se nuk provohet realizimi faktik i këtyre të ardhurave dhe as masa e tyre.

Në analizim të këtyre rrethanave, Ballhysa konstaton se Pjetërnikaj ka kryer deklarim të pasaktë lidhur me pjesën takuese të likuiditeteve cash, pasi në Deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës deklaron pjesë takuese 50%, ndërsa gjatë hetimit administrativ deklaron pjesë takuese 25%.

Gjithashtu, komisioneri pretendon se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë lidhur me likuiditetet cash, pasi nuk ka deklaruar ndryshime në deklaratat periodike vjetore, si dhe nuk ka pasqyruar kursime cash në deklaratën “veting”; nuk rezulton të ketë deklaruar në asnjë prej deklaratave të pasurisë një hua të dhënë në vitin 2013 dhe as kthimin në 2016-ën; se ka kryer deklarim kontradiktor lidhur me destinacionin dhe shlyerjen e një kredisë të marrë vitin 2014, si dhe mbetet e paqartë pse, në kushtet kur ka poseduar kursimeve cash në shumën 20 milionë lekë, vetëm 7 muaj më pas i është dashur të marrë një kredi bankare.

Në përfundim të analizës së këtyre rrethanave, Komisioneri Publik vlerëson se subjekti i rivlerësimit është në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe, si rezultat, është e pamundur të arrihet në një konkluzion se cilat janë deklarimet e subjektit të rivlerësimit që përputhen me situatën e vërtetë faktike lidhur me dinamikën dhe gjendjen e kursimeve cash.

Ballhysa konstaton se, bazuar në deklarimet e vëllait të subjektit në deklaratën “veting”, rezulton se si burim krijimi për një apartament në Tiranë të blerë për çmimin 44 mijë euro dhe për mobilimin 2 milionë lekë, kanë shërbyer të ardhurat që familja u ka dhënë dy vëllezërve në vitin 2013.

Komisioneri Publik vlerëson se, referuar deklarimeve të subjektit të rivlerësimit dhe gjendjes së dokumentacionit të administruar gjatë hetimit administrativ, në lidhje me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të tij dhe të personit të lidhur me të, ata ndodhen në kushtet e pamjaftueshmërisë.

Ndryshe nga KPK që ka çmuar se Pjetërnikaj ka arritur nivel kualifkues në aspektin profesional, Komisioneri Ballhysa konstaton probleme të përsëritura.

“Komisioneri Publik, në konsideratë dhe të jurisprudencës së Kolegjit si dhe vendimit nr. 2/2017 të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me shkakun e ankimit të mësipërm, dhe me vlerësimin në tërësi të çështjes, vëren se në rastet kur gabimet e subjekteve të rivlerësimit evidentohen që përsëriten në mënyrë të vazhdueshme dhe në praktika të ndryshme, përbëjnë përjashtim nga rastet e konfirmimit në detyrë dhe duhet të vlerësohen negativisht,” shprehet Ballhysa në ankim dhe vlerëson se të metat e konstatuara në shqyrtimin e çështjeve të trajtuara gjatë procesit, duhet të merren në konsideratë në vlerësimin tërësor të procedurave të çështjes.

Në përfundim, Komisioneri Florian Ballhysa kërkon ndryshimin e vendimit të Komisionit për prokurorin Ylli Pjetërnikaj dhe shkarkimin e tij nga detyra./BIRN

Etiketa: ankimimankimonFlorian BallhysaKolegji i Posaçëm i Apelimitkpaylli pjeternikaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

18:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

18:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

PD akimoi rezultatin e zgjedhjeve, KAS mban nesër seancën për shqyrtimin e kërkesave

18:08 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
Para

"Do djeg veten"/ Iraniani i larguar nga kampi i MEK: Çfarë ndodh brenda rezidencës

TË GJITHA

Shpërndante droga të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

11:30 : 06/06/2025

Konflikt me armë mes fqinjëve në Rrogozhinë, plagoset çifti i bashkëshortëve/ EMRAT

11:14 : 06/06/2025

Plagosje në Sarandë! Ja kush është i lënduari që u godit me thikë/ EMRI

11:13 : 06/06/2025

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

11:09 : 06/06/2025

Trafik kilometrik në Rrugën e Kombit

10:55 : 06/06/2025

Furnizonte me kokainë lokalet në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari nga Tirana

10:42 : 06/06/2025

Falja e namazit të Kurban Bajramit, kreu i KMSH: Festë e dyfishtë, përkon me ditën e xhumasë!

10:38 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com