• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Partia e Kurtit kritika ndaj Borrell: Qasja e tij ndaj Kosovës është e padrejtë

10:25 : 21/06/2023
në RAJONI

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon kritikat ndaj ndërmjetësve të dialogut, në prag të takimit të mundshëm Kurti-Vuçiç në Bruksel. Sipas partisë në pushtet, qasja e përfaqësuesit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak është e padrejtë ndaj Kosovës.

Deputetja e mazhorancës, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress se Borrell dhe Lajçak po dëshirojnë ta dërgojnë dialogun në temat që i leverdisin presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Prandaj, sipas saj, ky i fundit përmes strukturave kriminale po krijon tension në veri në mënyrë që të nxjerr diçka prej këtyre situatave.

“Jam shumë e zhgënjyer dhe dëshpëruar prej qasjes që kreu i politikës së jashtme të BE-së ka treguar karshi krejt këtij procesi. Për mua vlerat e BE-së janë shumë më shumë përtej kësaj që ne kemi parë kohët e fundit, në veçanti me qasjen e pabarabartë që është treguar në raport me Kosovën dhe Serbinë”, thotë ajo.

Sipas deputetes Kryeziu-Hyseni, ftesa për takim të nivelit të lartë në Bruksel është e vonshme. Sipas kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, situata në veri po dëshmon se Serbia asnjëherë s’ka qenë e gatshme për të shkuar drejt normalizimit të raporteve, aq më pak drejt njohjes reciproke.

Bashkimi Evropian po pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të pranojnë ftesën për takim në Bruksel, pa vendosur asnjë kusht. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm të shkojë në Bruksel për takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Kurti tha se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Bashkimit Evropian për takim të nivelit të lartë gjatë kësaj jave, siç tha ai për t’iu dëshmuar agresionin serb në Kosovë pas rrëmbimit të tre policëve.

Lexo edhe:

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

Ai tha se de-eskalimi i situatës që po e kërkojnë ndërkombëtarët, nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të tre policëve kosovarë dhe dënimin e agresionit serb nga bashkësia ndërkombëtare. Ndërsa, presidenti serb, ish-ministri i Millosheviç, Vuçiç, u shpreh se nuk do të bisedojë me kryeministrin e Republikës së Kosovës derisa të lirohen serbët e arrestuar të cilët dyshohen për vepra kriminale, si dhe të largohen kryetarët e zgjedhur më 23 prill e të tërhiqet njësia speciale.

Etiketa: albin kurtiBorellkritikalvv

Lajme të lidhura

RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kurti: Po përpiqem të edukoj Ramën dhe ndërkombëtarët me aftësitë e mia

10:43 : 28/10/2025
RAJONI

Nuk fitoi mbështetjen në Kuvend për mandatin e tretë, Kurti paralajmëron zgjedhje të parakohshme

18:49 : 27/10/2025
AKTUALITET

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

12:47 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
Para

Kultivonin kanabis dhe posedonin armë gjahu, 3 të arrestuar në Korçë/ EMRAT

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com