• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Rektorja dhe pedagogia në Shkodër marrin 150 Euro për provim

22:34 : 21/06/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

“Stop” ishte në Shkodër pas një denoncimi ndaj rektores së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi dhe pedagoges Donalda Laçej që jep lëndën biokimi mjekësore për 3 degët Mami, Infermieri dhe Fizioterapi.

Nga 120 studentë, 110 prej tyre, janë ngelës në lëndën e biokimisë. Ata që kanë mundësi ekonomike japin minimalisht 150 Euro për të marrë provimin.

“Gjithë studentët janë të bindur që provimi është bërë për 5 askush nuk ka qenë ngelës me aq sa janë të bindur në vete dhe del mbrapa që 110 studentë nga 120 janë ngelës. Shumica nuk bënë zë sepse dihet fuqia që kanë. Njëra është vetë drejtorja e universitetit dhe e vetmja mënyrë që shumica sot duan t’u zgjidhet që të paktën të marrin një 5 në provim është pagesa. Minimalja që duhet të çosh tek vetë drejtorja është 150 Euro. Ndërsa të tjerët që nuk kanë mundësi do të jenë ngelësa”, u shpreh denoncuesi.

Në këtë universitet ka studentë që  nuk kanë arritur të diplomohen vetëm për shkak të kësaj lënde.

Lexo edhe:

Aksident në Shkodër, një i plagosur

Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor, plagoset i mituri

“Ka raste specifike që i është djegur diploma për shkak të këtij provimi. Nuk kanë pasur mundësi të bëjnë pagesën, i është djegur komplet diploma”, tha denoncuesi.

Një tjetër shqetësim i studentëve është dhe libri i biokimisë mjekësore, libër me autorësinë e dy pedagogeve.

Ai është i vështirë për t’u deshifruar pasi fjalët janë të ngjitura dhe studentët janë detyruar ta paguajnë 55 mijë Lekë të vjetra.

“Problematikat fillojnë që nga libri të cilin na e kanë sjellë zonjat në fjalë. Në moment që kemi shprehur problematikat për librin na kanë thënë që deshifrojeni. Libri i ka të gjitha fjalët e ngjeshura dhe nuk mbajnë asnjëra përgjegjësi. Studentët që shprehëm pakënaqësi, filluan të tallen më tepër. Duhet të bëjmë zbërthimin e fjalëve dhe 3 orë për të mësuar leksionin. Kur dalin studentët ngelësa, faji u ngelet studentëve ama duke filluar që nga libri besoj se është dështim i profesoreshave në fjalë”,tha denoncuesi.

Një bashkëpunëtor i emisionit “Stop” vë në provë pretendimet e studentëve dhe u jep pedagogeve Suzana Golemi dhe Donalda Laçej 150 Euro në zyrën e rektores.

Në këmbim “studenti” ynë ia del ta marrë provimin problematik.

Studenti: Atëherë,e edhe ju besoj e kuptoni situatën, që jam…

Rektorja Suzana Golemi: Se ti kërkove testin! Apo deshe me na taku nëpërmjet testit? Hahah… Ça ke ba?

Studenti: Në mënyrë sa më shoqërore, e kuptoj edhe ku jam, një 5.

Rektorja Suzana Golemi: Jo, jo të lutem!

Studenti: Nuk du as ju, që…

Rektorja Suzana Golemi: Jo, jo, absolutisht! Më vjen keq, se ne ndihmojmë gjithkënd.

Studenti: Atëherë, kaq kam mundësi!

Rektorja Suzana Golemi: Nuk a punë mundësie, se ne tan i nimojmë, kshuqë edhe ty të ndihmojmë.

Studenti: Qoftë dhe një 5-së! Pak janë!

Rektorja Suzana Golemi: Të lutem! Ça janë këto muhabete, a ke mundësi me i marrë? (fut zarfin nga ana e saj)

Studenti: Kaq është mundësia.

Rektorja Suzana Golemi: Veje aty, që ta ndryshojmë! Mos të harrojmë dhe degët e tjera! Tu priftë e mara!

Studenti: Ndryshohet në sistem, apo?

Rektorja Suzana Golemi: Po, po te po i bajmë të tana.

Studenti: Shumë faleminders!

“Stop” ka siguruar një tjetër dëshmi. Një tjetër student është detyruar të paguajë pedagogen Donalda Laçej.

“Shih i kam shkruajtur në WhatsApp, i kam thënë profesoreshë dua të takohem pak me ty nëse mundem. Ok ka thënë. Se ja ka marrë mendja. Mbrapa kemi caktuar vendin dhe orën. Atë ditë më tha s’mundem se ishte vonë. E lamë për një ditë tjetër. Edhe ok, super, erdhi orari. Ika atje, i kisha futur lekët në zarf edhe shkruajtur emrin. Atëherë u takova, e përshëndeta, më tha shpejt se s’kam kohë, kishte gjet një vend ku nuk kishte asnjë njeri për me u siguruar. Hymë në një klasë edhe i thashë zyshë nuk kam mundur me e marrë provimin se nuk di më shumë në biokimi. I thashë a mundesh të më ndihmosh. Po tha pa merak. Kur të jetë provimi rri në bankë të parë plus më thuaj edhe njëherë që të mos harroj. Ok i thashë. Në fund i thashë, ok zyshë faleminderit shumë, këtu kam një dhuratë të vogël. Jo jo tha s’ke pse. S’ke pse me u harxhuar. Për qejf i thashë unë dua me ti dhënë vetë si dhuratë. Ok tha faleminderit shumë s’ke pse me u harxhuar e i mori dhe në fund u largova. Ajo më shumë kishte frikë se mos e gjente ndonjë njeri. Pak kishte frikë, por bënte si engjëll. S’i dua, s’i dua thoshte. Se sigurohet që të mos regjistrohet me audio se s’është budalle. Kot nuk është pedagoge, e siguron veten mirë”, thuhet në dëshminë tjetër të siguruar nga “Stop”./tvklan.al

Etiketa: denoncimShkoderstop

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Shkodër, një i plagosur

16:39 : 28/06/2025
AKTUALITET

Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor, plagoset i mituri

16:49 : 27/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

09:36 : 27/06/2025
AKTUALITET

Asgjësohen mbi 2900 bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim vetëm roja i pyllit dhe kryepleqtë

09:25 : 26/06/2025
AKTUALITET

Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në

18:46 : 24/06/2025
AKTUALITET

Zbulohen 3679 bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

11:13 : 24/06/2025
Para

BIRN: Kuvendi do të kërkojë verifikimin e deputetëve në dosjet e ish-Sigurimit

TË GJITHA

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë

20:54 : 28/06/2025

WhatsApp lançon një veçori të re

20:40 : 28/06/2025

Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

20:21 : 28/06/2025

Aksident i 6-fishtë në Laprakë, tre të plagosur

20:01 : 28/06/2025

ChatGPT e “shkatërron” trurin e njeriut! Studimi i ri publikon rezultatet shqetësuese

19:53 : 28/06/2025

Era e fortë në det u rrezikon jetën 16 pushuesve në Qeparo – VIDEO

19:43 : 28/06/2025

Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta

19:24 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com