• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

1 i vdekur në Manzë, Prokuroria: Çdo veprim i policisë, nën monitorimin e kamerave

19:31 : 20/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Disa dhjetëra forca policie u përballën me rezistencë nga banorët e kampit Ashraf 3 mesditën e së martës në Manëz, kur tentuan të zbatonin një urdhër kontrolli të lëshuar sipas Policisë së Shtetit me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Banorët e kampit Ashraf 3, anëtarë të Organizatës së Popullit Muhaxhidin të Iranit, MEK, të strehuar në Shqipëri përgjatë viteve 2013-2016 për t’u shpëtuar nga persekutimi dhe dhuna në Irak, lëshuan një deklaratë për media në anglisht, në të cilën pretenduan se ishin sulmuar nga policia shqiptare.

Deklarata ekzagjeron se kampi i tyre ishte sulmuar nga 1 mijë forca policie, ndërsa pretendon se një banor humbi jetën dhe 100 të tjerë mbetën të plagosur.

“Si rezultat i sulmit kriminal, një prej anëtarëve të Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK), Z. Ali Mostashari, u vra dhe më shumë se 100 persona u plagosën, pasi policia qëlloi me spraj piperi. Shumë prej tyre janë në gjendje kritike dhe disa u transferuan në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë,” thuhet në deklaratë.

Policia e Shtetit mohoi të kishte ushtruar dhunë, përpos përdorimit të gazit lotsjellës dhe sprajit me piper për të shpërndarë protestuesit dhe vijuar kontrollet.

Lexo edhe:

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

“Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar,” thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme pas ngjarjes.

Megjithatë, Prokuroria e Durrësit nisi hetimet për shkaqet e vdekjes së banorit të kampit. Në një bisedë me BIRN, drejtuesja e prokurorisë, Anita Jella tha se trupi po i nënshtrohej autopsisë.

Jella shtoi gjithashtu se Prokuroria nuk kishte asnjë të dhënë për të lënduar të tjerë dhe se çdo veprim i policisë ishte kryer nën monitorimin e kamerave.

SPAK ndërkohë nuk ka bërë me dije arsyet për kontrollin dhe as se çfarë rezultoi pas kryerjes së tij.Ministria e Brendshme nga ana e saj e shpjegoi ndërhyrjen me shkeljen sipas saj të marrëveshjes mes MEK dhe Shqipërisë.

“Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014, kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht, ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen,” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme.

Avokati i MEK, Genc Gjokutaj tha se nuk ishte lejuar nga Policia që të ishte prezent gjatë operacionit. Gjokutaj tha se policia kishte përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, ndërsa pretendoi se anëtarët e MEK nuk kishin bërë rezistencë ndaj kontrollit.

“Rezultati është një i vdekur, i cili mendojmë që ka vdekur nga gazi lotsjellës dhe goditjet nga sende të forta,” tha Gjokutaj, që lajmëroi se do të ndërmerreshin hapa ligjorë.

Përfaqësues të MEK në vende të ndryshme të Bashkimit Europian protestuan ndërkohë para ambasadave dhe konsullatave të Shqipërisë në Vjenë, Essen, Hagë dhe qytete të tjera. MEK e cilësoi sulmin të ngjashëm me ato që organizata vuante gjatë kohës që ndodhej në Irak.

Organizata e Popullit Muhaxhidin të Iranit është themeluar në vitet ’70 si një opozitë e majtë ndaj regjimit të mullahëve. Organizata u zhvendos në Irak gjatë Luftës Irak – Iran dhe u klasifikua si organizatë terroriste. Ajo u çarmatos pas pushtimit amerikan të Irakut, ndërsa një pjesë e anëtarëve u zhvendosën në Shqipëri me ndërmjetësimin e amerikanëve.

Vendosja e tyre në Shqipëri solli përkeqësim të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit, e cila u tensionua më tej pas arrestimit të një grupi të dyshuar se kishin në plan të sulmonin kampin e MEK.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u ndërprenë përfundimisht verën e shkuar, pasi hakera që dyshohet se janë të lidhura me shërbimet sekrete Iraniane, sulmuan sistemet elektronike të qeverisë shqiptare dhe portalin e-Albania, duke rrjedhur publikisht qindra giga të dhëna personale të shqiptarëve. Hakerat në kanalet e tyre e kanë bërë të qartë se sulmi i tyre lidhej me MEK, ndërsa pretendojnë se ata e kanë sulmuar më herët Iranin/BIRN

Etiketa: manzeMEKpolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025
AKTUALITET

Krimi në familje në Durrës/ Nëna u përpoq ta ndalonte, por i biri e vrau të atin me thikë

15:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrau të atin me thikë në Durrës, arrestohet pas dy orësh 25-vjeçari

15:43 : 28/10/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 56-vjeçaren, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

17:12 : 27/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
Para
Foto ilustruese

Zjarr në Durrës, përfshihen nga flakët tubat e aspirimit të një pallatit

TË GJITHA

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

19:48 : 28/10/2025

Gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit, Apeli shpall pas 11 vitesh pretencën për mjekët

19:45 : 28/10/2025

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

19:30 : 28/10/2025

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

19:22 : 28/10/2025

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com