• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “Buka”/ Pse SPAK nuk sekuestron pronat e paligjshme të Fezollarit (Precedentët)

08:24 : 19/06/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dy biznese të mëdha të sipërmarrësit Lirim Fezollari vijojnë të pashqetësuara aktivitetin e tyre tregtar, megjithë procesi i privatizimit të truallit mbi të cilin ato janë ndërtuar ka kaluar nëpërmjet një procesi abuziv, ku janë përfshirë zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës.

Qendra tregtare “Emerald”, në zonën e njohur si “5 Maji”, si edhe parku i lojërave “Latitude”, i ngritur pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”, të dyja në Tiranë, funksionojnë në trojet që dikur kanë qenë në pronësi të ndërmarrjes shtetërore “Buka” sha.

Qendra tregtare “Emerald”, e ndërtuar në truallin e ish-shoqërisa publike, “Buka” sha.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka nisur një hetim penal për “shpërdorim detyre” lidhur me procedurën e privatizimit të trojeve të “Buka” sha.

Nga ana tjetër, prokurorët e posaçëm po verifikojnë edhe për mundësinë e kryerjes së veprës penale të korrupsionit dhe nën lupën e tyre janë dy personazhe-ish-ministri Arben Ahmetaj dhe biznesmeni Lirim Fezollari.

Lexo edhe:

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

I dënuar nga GJKKO, arrestohet në Londër ish-zyrtari prokurimeve publike, Krenar Gozhina

Gjithësesi, pavarësisht se hetimi po zhvillohet prej muajsh dhe faktet e privatizimit skandaloz janë konfirmuar më herët gjatë një procesi gjyqësor administrativ, SPAK ende nuk ka vendosur të kryejë sekuestro preventive mbi trojet e tjetërsuara në mënyrë anti-ligjore dhe, rrjedhimisht bizneset fitimprurëse të Fezollarit vijojnë të gjenerojnë të ardhura të majme për biznesmenin.

Në një proces të ngjashëm hetimor, SPAK ka vendosur nën sekuestro Portin e Limionit, në Sarandë, në kuadër të një hetimi që po zhvillohet mbi zyrtarë e ish-titullarë të Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur me procedurat për dorëzimin e këtij aseti të ushtrisë në duart e dy prej biznesmenëve më të fuqishëm vendas.

Ndërkohë që për bizneset e Fezollarit, duket se SPAK-u po merr më shumë kohë për të vlerësuar nëse duhet vendosur sekuestro ose jo.

Privatizimi skandaloz

Në vitin 2015, Ministria e Financave, nën drejtimin e Shkëlqim Canit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e drejtuar nga Arben Ahmetaj, nisën procedurat për privatizimin e mbi 46 përqind të aksioneve shtetërore në ndërmarrjen e prodhimit të bukës, të ndërtuar në kohën e komunizmit.

Aksionet u blenë nga biznesmeni Fezollari, i cili zotëronte më herët edhe rreth 40 përqind të aksioneve të tjera të shoqërisë publike. Pas procesit të privatizimit, Lirim Fezollari shndërrohet në aksionerin maxhoritar, me rreth 86 përqind të aksioneve.

Procesi i privatizimit kaloi në një seri shkeljesh ligjore. Në nëntor të vitit 2018, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të asaj kohe, Arben Ahmetaj, urdhëroi anulimin e një ankandi të zhvilluar në vitin 2015, për shitjen e rreth 46 përqind të aksioneve të kompanisë publike “Buka” sha tek biznesmeni Lirim Fezollari, i cili zotëronte edhe 40 përqind të tjera të aksioneve.

Vendimi për anulimin e këtij ankandi ishte në vijim të një vendimi të formës së prerë, të marrë më herët nga Gjykata e Apelit Administrativ. Por, ky vendim, megjithëse ka firmën dhe vulën e ministrit, nuk rezulton të jetë reflektuar zyrtarisht.

Urdhëri i ministrit Arben Ahmetaj për anulimin e ankandit të shitjes së aksioneve shtetërore të “Buka sha”

Të paktën, urdhëri i Ahmetaj nuk ka mbërritur dhe nuk është reflektuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Nga një verifikim i kryer së fundmi nga “Boldnews.al” rezulton se biznesmeni Fezollari vijon të zotërojë ende 89.4 përqind të aksioneve, ku përfshihen edhe ato të blear në ankandin e zhvilluar nga Arben Ahmetaj në vitin 2015.

Të jetë thjesht një lapsus, harresë apo e qëllimshme? Pikëpyetjet janë të forta, sidomos duke mbajtur në konsideratë faktin se biznesmeni Lirim Fezollari, si aksioneri kryesor i “Buka” sha, ka shitur një pjesë të konsiderueshme të aseteve tek kompania“Tobacco Holding Group”, e cila është në pronësi po të tij.

Në foto: Biznesmeni Lirim Fezollari vijon të jetë ende aksioneri maxhoritar me 89.4 përqind të aksioneve të “Buka” sha

Në truallin ku gjendej ish-furra elektrike e ndërmarrjes publike në zonën e “5 Majit”, kompania “Tobacco Holding” ka ndërtuar qendrën tregtare “Emerald Mall”.

Ndërsa në truallin e “Buka” sha, në zonën pranë “Pallatit me Shigjeta”, kompania e Fezollarit ka ndërtuar qendrën e lojrave “Latitude”.

Këto investime janë kryer mbi troje, të përfituara nëpërmjet një procedure ankandi të shpallur tërësisht të paligjshme nga Gjykata.

Pikërisht, SPAK-u po heton mbi këto veprime dhe në bazë të kallëzimit të trashëgimtarëve të ish-pronarit Myderizi, të cilët kanë fituar të drejtën e rikthimit të truallit, ku gjendej më parë furra elektrike e “Buka” sha, në zonën e “5 Majit”.

Ankandi i paligjshëm

Historia e shitjes së aksioneve dhe aseteve të kompanisë shtetërore “Buka” sha mund të përbëjnë një prej skandaleve më të rënda të qeverisë së Edi Ramës.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) po kryen hetime për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Deri më tani, prokurorët e posaçëm kanë marrë në pyetje ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, biznesmenin që bleu në një ankand të dyshimtë pjesën më të madhe të aksioneve të kompanisë “Buka” sha, si edhe zyrtarë të ndryshëm të Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, në fokus të hetimeve të SPAK-ut është edhe ish-ministri dhe njëkohësisht ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ka ndjekur procedurat e ankandit, të zhvilluara në vitin 2015.

Në Gusht të vitit 2015, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nën drejtimin e Ahmetaj, shiti 45.9 përqind të aksioneve që zotëronte tek “Buka” sha, tek biznesmeni Lirim Fezollari, i cili zotëronte në atë kohë edhe rreth 40 përqind të aksioneve të tjera.

Pas kësaj shitjeje, mbi trojet e “Buka” sha, përfshirë edhe në atë të njohur familjes Myderizi, kompania e Fezollarit ndërtoi qendër tregtare.

Etiketa: Dosja "Buka"FezollaritPrecedentëtpronat e paligjshmespakurdhëri i Ahmetaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

09:00 : 07/09/2025
AKTUALITET

I dënuar nga GJKKO, arrestohet në Londër ish-zyrtari prokurimeve publike, Krenar Gozhina

20:29 : 05/09/2025
AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

15:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025
AKTUALITET

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

21:45 : 04/09/2025
AKTUALITET

Debati “i fortë” zbulon banalitetin e KLP-së në shkarkimin e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

16:23 : 03/09/2025
Para

VIDEO/ Vdes reperi 45-vjeçar, shikoni si rrëzohet papritur në skenë teksa po performonte

TË GJITHA

Apeli lë në burg Ilir Metën, avokati: Do vazhdojmë me kërkesën për zëvendësim mase

11:36 : 08/09/2025

Shkodër/ Masakër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, në shënjestër anëtari i Bajrave, prangoset autori

11:23 : 08/09/2025

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

10:48 : 08/09/2025

VIDEO/ Momenti kur Policia rrethon dhe kap autorin e masakrës në Shkodër, anëtar i grupeve kriminale

10:41 : 08/09/2025

Masakra në Shkodër/ Reagon Policia: Ja kush janë viktimat dhe të plagosurit, arrestuam autorin (EMRAT)

10:26 : 08/09/2025
Në foto: Motori i përdoru nga autori

EMRI/ Ky është autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, si u kap nga Policia

10:10 : 08/09/2025

EMRI/ Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë dhe truproja i anëtarit të Bajrave

09:56 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com