• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Blinken takim me ministrin e jashtëm kinez, DASH: Bisedime të sinqerta

21:16 : 18/06/2023
në BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm kinez Qin Gang zhvilluan bisedime “të sinqerta” dhe “të drejtpërdrejta” në Pekin të dielën, tha Departamenti i Shtetit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina kërkojnë të stabilizojnë marrëdhëniet dypalëshe mes tensioneve në rritje. Gjatë takimit shtatë orë e gjysmë në vilën qeveritare Diaoyutai, në Pekin, zoti Qin pranoi ftesën për të vizituar Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu u ra dakord për më shumë vizita të përfaqësuesve të dy vendeve.

Përveç kësaj, të dyja palët do të vazhdojnë të punojnë për disa çështje “në nivel grupi pune”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Pas takimeve kokë më kokë të zotit Blinken me Qin, ata patën një darkë pune të dielën në vilën qeveritare Diaoyutai.

“Sekretari e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të mbrojnë interesat dhe vlerat e popullit amerikan dhe do të punojnë me aleatët dhe partnerët për të çuar përpara vizionin tonë për një botë që është e lirë, e hapur dhe që mbështet zbatimin e rregullave të pranuara ndërkombëtarisht”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një deklaratë.

Lexo edhe:

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është kryediplomati i parë amerikan që viziton Kinën që nga viti 2018, për takime me ministrin e jashtëm kinez Qin Gang, kryediplomatin kinez Wang Yi, dhe ndoshta edhe me Presidentin kinez Xi Jinping.

Zyrtarë amerikanë, duke folur me gazetarët amerikanë pas takimeve të së dielës, nuk pranuan të thoshin nëse përfundimisht do të kishte takim të zotit Blinken me presidentin Xi apo se kur pritet të vijë në Uashington ministri Qin.

Në shkurt, zoti Blinken anuloi udhëtimin e tij në Pekin pasi një balonë spiune kineze hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së.

Ndihmës ministri i jashtëm kinez, i cili mori pjesë në takim, ndërsa postoi në Twitter një foto të takimit të dy zyrtarëve shkruajti se shpresonte që ky takim t’i rikthente marrëdhëniet mes dy vendeve në pikën që ranë dakord dy presidentët kur u takuan në Bali.

Zëdhënësi i DASH tha se “Sekretari amerikan nënvizoi rëndësinë e diplomacisë për mbajtjen hapur të kanaleve të komunikimit për të reduktuar rrezikun për keqkuptime dhe gjykime të gabuara”.

Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë, çështjet kryesore në agjendë gjatë takimeve të zotit Blinken në Pekin të dielën dhe të hënën përfshijnë sigurinë rajonale, luftën ndaj përdorimit dhe trafikut të drogës, ndryshimet klimatike, stabilitetin makroekonomik global, amerikanët e arrestuar në mënyrë të paligjshme në Kinë, si dhe shkëmbimet midis popullit amerikan dhe kinez./VOA

Etiketa: blinkendashkine

Lajme të lidhura

RAJONI

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025
BOTA

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

13:41 : 24/10/2025
BOTA

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025
BOTA

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

15:14 : 19/10/2025
BOTA

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

10:08 : 14/10/2025
AKTUALITET

Malaj i sugjeron opozitës që të mos merret me raportin e DASH, pasi nuk i intereson shqiptarëve

13:16 : 02/10/2025
Para

12 masakrat që tronditën Shqipërinë

TË GJITHA

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com