• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Akuzat për rrahjen e dy serbëve në Veri, reagon policia e Kosovës

11:33 : 18/06/2023
në RAJONI

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se ka rrahur dy persona gjatë një ndalimi në rrugën Izvor-Banjska, përkatësisht në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës.

“Deklarimet e ndryshme se kinse policia i ka rrahur dy prej këtyre personave nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta”, u tha në reagim, duke shtuar se gjatë këtij ndalimi nuk ka pasur sjellje joprofesionale policore.

Reagimi i Policisë së Kosovës vjen pasi Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – akuzoi policinë e Kosovës se ka keqtrajtuar dy minoren, të identifikuar me iniciale K.R dhe D.R, që tha se ishin vëlla e motër.

“Ata u rrahën brutalisht sonte në fshatin Zhitkovac, në komunën e Zveçanit, teksa po ngisnin një motor”, pretendoi Lista Serbe, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, se po “bën gjithçka për të dëbuar popullin serb”, dhe se komuniteti ndërkombëtar “nuk po bën asgjë për të mbajtur përgjegjës Kurtin”.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur pasditen e 17 qershorit, kur një njësi patrulluese ka hasur në pesë persona të cilët po qarkullonin në rrugën Izvor Banjska me dy motër katërrotësh. Sipas policisë, dy persona nuk kanë respektuar sinjalizimin e tyre për t’u ndalur dhe kanë ikur në një rrugë malore, por më pas policia ka hasur në ta.

Lexo edhe:

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

“Kurse në një distancë prej rreth 350 metra, zyrtarët tjerë policorë kanë hasur personin e tretë, i cili kishte ikur në këmbë. Në atë lokacion është paraqitur edhe një femër, e cila ka deklaruar se është nëna e dy personave të ndaluar nga policia. Pas kontrollimit të personave dhe të mjetit [motorit], si dhe pas realizimit të procedurave policore, të tre personat janë liruar”, shpjegoi policia.

Lidhur me këtë ngjarje, mediat lokale në veri thanë se mjeku Boban Mitroviq në spitalin në këtë komunë, ka deklaruar se “sonte [e shtunë, 17 qershor] dy pacientë me inicialet D.R [2005] dhe K.R [2007] kanë ardhur në departamentin e kirurgjisë. Sipas tyre, ata kanë marrë lëndime nga Policia e Kosovës”.

Ky zhvillim vjen në kohën kur tensionet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë të rritura. Serbët në këtë zonë po protestojnë që nga 26 maji, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët. Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

Një ditë pas këtij arrestimi, tre policë të Kosovës u arrestuan në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Beogradi thotë se policët u arrestuan “thellë” në territorin serb, por Kosova thotë se ata u rrëmbyen brenda territorit të saj. Ndaj tre policëve të Kosovës, një gjykatë në Kralevë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë që të lirojë menjëherë policët e Kosovës, që sipas Uashingtonit, po mbahen në paraburgim nën akuza të pabaza. REL

Etiketa: policiaveriytension

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025
AKTUALITET

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet shefi i Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë

09:15 : 04/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Gjirokastër, polici përplas për vdekje 71-vjeçaren

20:20 : 03/10/2025
AKTUALITET

Morën peng një të mitur dhe kërkuan para, arrestohen 2 persona në Tiranë

14:44 : 02/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri, kapet 22-vjeçari i shpallur në kërkim në Kurbin

14:18 : 02/10/2025
Para

Vrasja e Nikulajt/ “Daily Mail”: Mes autorëve një grua, rrezikojnë 31 vite burg

TË GJITHA

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com