• Kontakt
Wednesday, June 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

“Na gjuajtën me gurë”, 9 gazetarë e operatorë u sulmuan në Leposaviq nga protestuesit – DETAJET

11:12 : 17/06/2023
në RAJONI

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Leposaviq u sulmuan nëntë gazetarë e kameramanë. Ata janë sulmuar nga një grup i protestuesve ndërsa ishin duke kryer detyrën gjatë vizitës së ministrit Elbert Krasniqi në Komunën e Leposaviqit.

Sipas Policisë, ata kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në stacionin policor në Leposaviq.

“Njëri nga ta dyshohet të ketë lëndime të rënda (frakturë në dorë) është udhëzuar për trajtim të mëtutjeshëm”, ka njoftuar Policia.

Përveç sulmit, të dyshuarit kanë marrë edhe një telefon celular nga një gazetare dhe një kamerë të RTK-së.

Lexo edhe:

REL: Lista Serbe jashtë loje! Si do të mbrohen interesat e serbëve në Kosovë?

Skandali i radhës në Kongresin e UEFA-s, tifozët serbë djegin flamurin e Kosovës (Video)

 

 

Rasti është cilësuar si “LËNDIM I RËNDË TRUPOR /ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË /SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR”.

“Rruga APJ, Leposaviç 16.06.2023 – 14:24. Nëntë persona (pesë meshkuj dhe katër femra) gazetarë e kameraman janë sulmuar fizikisht nga një grup i protestuesve derisa ishin duke kryer detyrën gjatë vizitës së një ministri të qeverisë në komunën e Leposaviçit. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim nga ekipi mjekësor në stacionin policor në Leposaviç. Njëri nga viktimat dyshohet të ketë lëndime të rënda (frakturë në dorë) dhe i njëjti është udhëzuar për trajtim të mëtutjeshëm. Përveç sulmit të dyshuarit kanë marrë nga një gazetare një telefon celular dhe një kamerë të RTK-së. Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbetet në hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se ekipet e gazetarëve nga Prishtina “kanë qenë shënjestër e një sulmi brutal” nga protestuesit në Leposaviq, derisa ata po kryenin punën e tyre.

Sipas AGK-së, kameramani i shërbyesit publik, Radio Televizionit të Kosovës, Bardh Bekteshi është sulmuar fizikisht dhe ka marrë lëndime të rënda në kokë e trup.

“Përveç sulmit fizik, Bekteshit i është thyer edhe kamera e xhirimit”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Sipas një deklarate për AGK-në, gazetarja Venera Xhoxhaj, ka treguar se protestuesit i kanë gjuajtur me gurë ekipet e mediave, Tëvë1, RTV Dukagjini, RTK, Klan Kosova dhe KTV.

“Na kan gjuajtur me gurë, disa kolegë derisa kanë qenë duke u larguar, janë rrëzuar, dhe kameramanit tonë, Bardh Bekteshi, e kanë shtyrë duke e rrëzuar pastaj edhe sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup”, ka thënë Xhoxhaj për AGK-në.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i bënë thirrje urgjente Policisë së Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare në këtë komunë, që t’u ofrojnë siguri gazetarëve dhe kameramanëve të cilët janë duke qëndruar në atë komunë”, thuhet në reagimin e AGK-së, e cila e ka dënuar ashpër sulmin.

AGK-ja ka njoftuar se lëndime trupore ka marrë edhe Albin Rrahmani, kameraman i Tëvë1.

“Në mesin e gazetarëve të lënduar është edhe kameramani Albin Rrahmani, i cili ka pësuar lëndime në këmbë. Aktualisht, ekipi është duke dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës”, ka thënë AGK -ja.

Ky asociacion ka njoftuar se në mesin e të lënduarve është edhe gazetari i Arbresh.info, Pleurat Salihu, të cilit sulmuesit ia kanë thyer krahun. Ndërkaq, gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi, është sulmuar me gurë në kokë.

Gazetarët e lënduar, sipas AGK-së, kanë marrë ndihmën e parë mjekësore sapo kanë arritur të dalin nga, siç e kanë quajtur “zona e rrezikut”.

Në njoftimin e saj, AGK-ja gjithashtu ka theksuar se sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, ka ndodhur , në prani të trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“…të njëjtit nuk kanë reaguar, por i kanë penguar gazetarët të ikin”, ka thënë AGK-ja, duke shtuar se kërkon nga KFOR-i që të mos i pengojnë gazetarët gjatë raportimit, “meqë siguri nuk po ju ofrojnë”.

AGK-ka ka thënë se për të gjitha sulmet ndaj gazetarëve, të cilat kanë ndodhur gjatë raportimeve të tyre nga veriu i vendit, do t’i informohen organizatat ndërkombëtare që merren me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias.

Etiketa: leposaviqprotestuesserbetsulmohen gazetaret

Lajme të lidhura

BOTA

REL: Lista Serbe jashtë loje! Si do të mbrohen interesat e serbëve në Kosovë?

13:57 : 30/04/2025
SPORT

Skandali i radhës në Kongresin e UEFA-s, tifozët serbë djegin flamurin e Kosovës (Video)

16:43 : 03/04/2025
RAJONI

Studentët protestues në Serbi përdorin narrativin shtetëror për bombardimet e NATO-s

08:13 : 27/03/2025
BOTA

Analiza: Ç’do të thotë “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin” e Vuçiç për serbët nga Kosova?

18:13 : 25/03/2025
BOTA

Turqia arreston 343 persona gjatë protestave kundër arrestimit të Imamoglut

12:58 : 22/03/2025
BOTA

Serbi/ Makina futet mes turmës dhe merr me vete një protestues, rebelohen të tjerët (VIDEO)

13:01 : 15/03/2025
Para

Sulmohet me bomba molotov gjatë natës policia në Mitrovicë të Veriut

TË GJITHA

Izraeli sinjalizon dialog me Iranin: Bisedimet mund të nisin së shpejti

23:04 : 24/06/2025

“Më duan shumë skuadra”, Jasir Asani flet pas ndeshjes së fundit në Korenë e Jugut

22:59 : 24/06/2025

Horoskopi ditor, 25 Qershor 2025

22:55 : 24/06/2025

Franceska Murati thyen heshtjen pas zjarrit në banesë: Ja e vërteta

22:50 : 24/06/2025

Alimehmeti kritika KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor: Nuk panë provat që ne kandidatët ofruam

22:39 : 24/06/2025
Δεύτερη ημέρα της πυρκαγιάς στο νησί της Χίου, Δευτέρα 23 Ιουνίου 2025. Στα μέτωπα της φωτιάς επιχείρησαν 190 πυροσβέστες - ανάμεσά τους 11 ομάδες πεζοπόρων - 38 οχήματα και 4 εναέρια μέσα, υδροφόρες και μηχανήματα έργου από τον Ελληνικό Στρατό και την Τοπική Αυτοδιοίκηση.  
(ΚΩΣΤΑΣ ΑΝΑΓΝΩΣΤΟΥ/EUROKINISSI)

Zjarri masiv në Kios, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

22:17 : 24/06/2025

Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë prej 20 milionë euro në sezon

22:08 : 24/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com