• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy ish-kryebashkiakët Koka-Dako “kurbanët” e vetëofruar të Ramës

13:53 : 11/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një emër i panjohur politik në atë kohë, por Lefter Koka arriti që të marrë Bashkinë Durrës në zgjedhjet lokale të vitit 2003, pozicion që e mbajti deri në vitin 2007, ku një tjetër emër aspak i njohur mediatikisht, por i futur kudo lokalisht, Vangjush Dako fitoi me diferencë të vogël votash. Dako iku në vitin 2019, atëherë kur e kish trashur aq shumë zullumin sa ishte e vështirë të bëhej ndarja ku niste puna e kryebashkiakut dhe ku përfundonte fushata e tij me krerët e grupeve kriminale. Askush nuk i kishte menduar se këto dy personazhe, Koka dhe Dako që dhanë çdo kontribut në fitoren e PS-së së drejtuar nga Rama, të gjenden një ditë në qelitë ngjitur, po në Durrësin e tyre.

Lefter Koka i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në aferën e inceneratorëve, ndërsa Vagjush Dako për shpërdorim detyre në dhenien e lejeve të pallateve në kundërshtim me ligjin dhe abuzim me fondet e bashkisë në një investim në bregdet. Të dy i kanë mundësitë tashmë që të “flasin me kode” duke grushtuar muret dhe krijuar fjalorin e burgut.

Asgjë nuk u mongon ish-kryebashkiakëve të Durrësit, përveç lirisë. Kjo është kosto që ata do e mbajnë për pak kohë, në një marrëveshje të heshtur me idhullin e tyre Edi Rama, që i dhanë gjithçka nga Durrësi, ku edhe ata morën shumë, mbi të gjitha ndikimin, në një qytet që laget nga deti, ka portin kryesor në vend dhe dallgët e krimit janë në harmoni me politikën në pushtet.

Kjo është forma që ata ngritën bashkë me kryetarin Rama, të cilit i kanë dhënë të drejtën që ndonjëherë publikisht t’i bëjë “lanet” me shprehjen: “Përgjegjësia është individuale dhe kush ka ngrënë dardha pas shpisës sime le të vuajnë përballjen me drejtësinë”.

Lexo edhe:

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

Po cila ishte fuqia e Vangjush Dakos në Durrës? I ardhur në krye të bashkisë në vitin 2007, shumë shpejt do të kthehej në personazhin e rëndësishëm, që nuk e njeh fare gjuhën politike, as strategjinë zhvillimore lokale, por ishte marifetçiu i lindur sesi ndërtimet, korrupsionin, ndikimet e grupeve kriminale dhe kontrollin e portit, ta kthente në një përbindësh elektoral, në shërbim të pushtetit të Ramës.

I ka dhënë provat në disa zgjedhje lokale dhe qëndrore për ta quajtur veten me të drejtë si “spiderman elektoral” që I ofronte si trofe pushtetin Ramës, edhe nëse ai i rrezikohej në qarqe të tjera. Një rast i çuditshëm që në qarkun Durrës emrat e dalë si deputetë të PS-së janë më të pazëshmit në Parlament dhe secili prej tyre e kishte të qartë se aty ishin nga fjala e Gjushit ishte “vendim” për Ramën dhe fjala e Ramës për Gjushin si “ferman Perëndie”.

Dikush duhet të rrëzohej, por edhe këtu i madhi u kujdes që rënia për ta të ishte sa më e lehtë. Me një drejtësi nën kontroll, dy ish-kryebashkiakët e Durrësit ende mbajnë sytë nga ai i madhi, për të cilin u vetëofruan të bëheshin “kurban” për kauza shumë më të mëdha sesa qëndrimi disamojor në qeli. Të dy çuditërisht u penalizuan fill pas përfundimit të zgjedhjeve. Lefter Koka pasi dha gjithçka që PS-ja të fitojë në Durrës në zgjedhjet e 25 prillit 2021, papritur dha dorëheqjen si deputet, duke mos e pranuar mandatin. Ai i “madhi” që tërheq fijet e drejtësisë mund ti ketë kërkuar që të bëhej gati për “stazhin e partisë”, që në këto raste është ca kohë burg, që kauza e madhe “pushteti” të mos cënohet aspak.

E njëjta situatë edhe me Gjushin, që edhe pse grupet kriminale e “përflisnin” në telefonata si “xhuxhi”, ai ishte në të vërtetë “gjiganti i pushtetit”. Fuqia e tij u ndje fort edhe në zgjedhjet lokale, ku “kryebashkiakja në letra” Sako i kishte krahët e ngrohtë për aq kohë sa “gjiganti kryeministrit” Dako ndodhej në terren. Tashmë edhe për Dakon kishte ardhur koha të vetëofrohej në kryerjen e “stazhit të partisë”, por gjithnjë me “dëm të kontrolluar”.

E sigurtë është se ndërsa Rama po mendon të nisë punën për të ngritur “Dubain e tij” një projekt i madh turistik që pritet të ndërtohet në portin aktual, Dako dhe Koka kanë kohën e mjaftueshme për të medituar që burgu i tyre është një haraç i vogël për të mbajtur në këmbë jo një qeveri, por një klasë të tërë politike që nën haluçinacione në këto dhjetë vite kanë vizatuar një Shqipëri që prodhon pafund korrupsion, varfëri, emigrim dhe pushtet për PS-në.

 

Etiketa: Edi Ramalefter kokaVangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
AKTUALITET

A do ulet në një tryezë më Ramën? Berisha: Jam pro idesë së Senatit, por…

11:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
Para

Refuzon milionat nga Arabia, Allegrin e tundon stoli i kampionëve

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com