Katër nga 10 dhjetë personat për të cilët është vendosur masa e arrestit në mungesë nga GJKKO, lidhur me dosjen që çoi në pranga Vangjush Dakon, janë ende të paekzkutuara. Kjo konfirmohet këtë të Mërkurë nga SPAK, që bën me dije se masat për personat e tjetrë (7 arrest me burg dhe 3 arrest në shtëpi) kanë nisur të ekzekutohen prej ditës së djeshme kur GJKKO dha vendimin, ndërsa aksioni vijon.
Akuzat që janë ngritur ndaj tyre janë ato të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.
Përveç ish-kryebashkiakut, urdhër-arrestet nga GJJKO me kërkesë të SPAK janë firmosur dhe për: Adhurim Qehajaj, Ermal Lama, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku, Fiqiri Farruku, Adnand Toçila, Meri Selimi, Ferzilet Hajdëri, Diana Dedja.
Deri më tani, masat janë ekzekutuar për Dakon, Farrukun, Bulkun, Toçilan, Selimin dhe Hajdërin.
Objekt hetimi në kuadër të procedimit penal penal Nr. 197 të vitit 2020 kanë qenë dy fakte penale: procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.
Rasti 1
SPAK njofton se në lidhje me faktin e procedurës së dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh të ndërtuar shoqëria “FAKLE SH.P.K” – në pronësi të Fiqiri Farrukut – i ka rezultuar se kjo shoqëri ka paraqitur kërkesë për leje ndërtimi në Maj të vitit 2010, për një objekt 7-katësh.
Në datën 10 Shtator 2010 nga K.RR.T. pranë Bashkisë Durrës, ka miratuar vendimet për miratimin e destinacionit të sheshit të dhe leja e ndërtimit.
Pasi subjekti ka filluar punimet, në datën 20 Dhjetor 2010, ka paraqitur kërkesë për rikondicionim dhe shtese të katër kateve te objektit, dhe me vendimin e K.RR.T. Pranë Bashkisë Durrës të datës 28 Shtator 2011, kërkesa e tij për kate shtesë është miratuar, por formulari i lejes së ndërtimit, nuk është nënshkruar nga ish Kryetari i Bashkisë Durrës dhe Ish Kryetari i K.RR.T – së (procedurë që njihet ndryshe dhe si zbardhja e lejes së ndërtimit), duke bërë që akti administrativ të mos merrte fuqi juridike.
Nga hetimi është provuar se, pavarësisht kësaj, ndërtuesi ka përfunduar ndërtimin e pallatit 10 kate plus papafingo dhe në muajin Gusht 2012-Mars 2013 të gjitha apartamentet e porosituara ishin të banuara.
Gjatë ndërtimit të kateve V e vijues, I.N.U.V. pranë Bashkisë Durrës, ka vënë në dijeni Kryetarin e Bashkisë Durrës, se pallati nuk po ndërtohej sipas projektit të lejes së parë, por sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, e cila ende nuk kishte hyrë në fuqi/nuk ishte zbardhur.
Një vit e gjysmë pasi pallati kishte përfunduar së ndërtuari dhe ishte i banuar, në datën 14 Tetor 2014, është zbardhur leja e ndërtimit nga Kryetari i Bashkisë Durrës dhe Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Pranë Bashkisë Durrës, dhe nga ndërtuesi e punonjësit e tjerë të kësaj Bashkie, janë nënshkruar të gjitha aktet plotësuese, të cilat në fakt duhet të ishin nënshkruar para fillimit të ndërtimit dhe gjatë zbatimit të punimeve, duke bërë që në të gjitha këto akte të mos pasqyrohej e vërteta.
Pavarësisht se pallati nuk është ndërtuar as sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, pasi ka patur mangësi në zbatimin e punimeve, nga kolaudatori është përpiluar akti i kolaudimit, në të cilit pasqyrohej se pallati është ndërtuar sipas projektit, kur në fakt nuk ka rezultuar diçka e tillë.
Në vijim, nga Drejtoria e Planifikimit të Territorit, është miratuar certifikata e përdorimit, dhe është përcjellë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dhe nëpërmjet të cilës është siguruar regjistrimi i pronës.
Në muajin Nëntor 2019, pallati është dëmtuar nga tërmeti duke u shpallur si i pabanueshëm.
Pra, sipas SPAK, rezulton se të gjitha aktet e përpiluara nga administrata e Bashkisë Durrës, përgjatë vitit 2014, kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar.
“Nga sa më sipër, ish Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj, Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Priftuli, topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku gjatë përpilimit të akteve të sipërcituara jo vetëm që kanë shpërdoruar detyrën, por nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të falsifikuara në përmbajtje”, konsiston akuza.
Rasti 2
Sipas hetimeve, ka rezultuar se në vitin 2014, Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.
Në funksion të kësaj, Kryetari i Bashkisë Durrës Dako ka ngritur një grup pune i përbërë nga shtetasit Adhurim Qehajaj, Adnand Toçila, Djana Dedja dhe B.S. anëtarët e të cilit kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit, bazuar në V.K.M. Nr.444 datë 05 Shtator 1994.
Në fakt, për shkak të disa gabimeve në llogaritje tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.
Është shpaluar procedura e prokurimit me fond limit 21.000.000 lekë, të përcaktuar dhe në urdhrin e prokurimit të nënshkruar nga personi nën hetim V.D. dhe në fund të procedurës, është shpallur fituese Shoqëria “XXX sh.p.k.”.
Procedura ka vijuar me lidhjen e kontratës, në nenin 5 të të cilës është parashikuar se 60% e vlerës do të shlyhej në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 40% vitin e ardhshëm buxhetor.
Në muajin Maj 2015, sipas një audimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është konstatuar parregullsi e përllogaritjes së fondit limit, duke i lënë detyrë administratës së Bashkisë Durrës që të rikuperojë dëmin ekonomik.
Nga ana e Administratës së Bashkisë Durrës, jo vetëm që nuk janë marrë masat përkatëse për rikuperimin e dëmit ekonomik, por në Muajin Dhjetor 2015, ka të dhëna se është bërë pagesa edhe e 40% të vlerës së mbetur nga kontrata, duke i shkaktuar Buxhetit të Bashkisë Durrës një dëm ekonomik prej 18.000.000 (tetëmbëdhjetë milion) Lekë.
Në lidhje me këtë fakt, rezulton se në bashkëpunim midis tyre, personat nën hetim Vangjush Dako, Adhurim Qehajaj, Djana Dedja, Adnand Toçila kanë konsumuar në bashkëpunim elementët e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Te akuzuarit dhe masat e sigurisë
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrsësit. Akuza: Shpërdorim detyre 2 herë. Masa e sigurisë: Arrest me burg.
Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg
Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg.
Ermal Lama, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg.
Fatmir Ejupi, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg.
Adrian Bulku, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg.
Adnand Toçila, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg.
Meri Selimi, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi.
Ferzilet Hajdëri, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me shtëpi.
Diana Dedja, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me shtëpi.