• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të gjitha opsionet/ Kazusi “Beleri”, sa mundësi ka të fitojë dhe të humbasë mandatin

15:16 : 02/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Arrestimi i Fredi Belerit, krahas përplasjes politike maxhorancë-opozitë dhe ngritjen e toneve të qeverisë greke ndaj asaj shqiptare të Edi Ramës, shtron para institucioneve përgjegjëse edhe një kazus interesant ligjor, por edhe unik, pasi është i pari i tillë në historinë e pluralizimit shqiptar.

Beleri, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, i propozuar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri, u arrestua tre ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023, nën dyshimet e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Pavarësisht kësaj, ai rezultoi fitues në zgjedhjet e zhvilluara në Himarë, ndërkohë që gjendet i paraburgosur në Tiranë, pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme, i lënë në fuqi nga Apeli në mes të javës që po lëmë pas.

Tashmë, çështja që shtrohet si diskutim në rrethet e juristëve dhe ekspertëve të zgjedhjeve është: çfarë ndodh me mandatin e Fredi Belerit, në rast se ai vijon të qëndrojë në paraburgim?

Lexo edhe:

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

Për të gjetur përgjigjet e mundshme, duhet lexuar Kushtetuta dhe ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”.

Neni 60 i ligjit për “qeverisjen vendore” parashikon se “Mandati i kryetarit të bashkisë vërtetohet nga gjykata e rrethit gjyqësor, (dhoma civile) në juridiksionin e së cilës përfshihet bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”.

Pra, gjykata e Vlorës në këtë rast, pritet të vërtetojë mandatin e Fredi Belerit brenda 20 ditëve pasi Komisioneri për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, ta shpallë atë fitues, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 14 Majit.

Në kushtet aktuale, kur nuk duket se ka ankimin për rezultatin e zgjedhjeve në Himarë, Celibashi pritet të marrë vendimin që e shpallë fitues Belerin dhe gjykata e Vlorës do të kryejë vërtetimin formal.

Por, pikërisht nga ky moment fillon “ngërçi”.

Sërish tek neni 60 i ligjit për “qeverisjen vendore” parashikohet se “shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë bëhet në mbledhjen më të parë të këshillit bashkiak përkatës, ku kryetari bën betimin…”.

Nëse deri në momentin e betimit, kushtet e Belerit nuk ndryshojnë, pra do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, çështja shtrohet se si ai do ta kryejë këtë formalitet.

Një variant është që Fredi Beleri të kërkojë lejen e gjykatës për të dalë përkohësisht e për të bërë betimin.

Një variant i dytë, thuajse i pamundur, është që anëtarët e këshillit bashkiak të Himarës të shkojnë në ambjentet e paraburgimit dhe të dëgjojnë formulën e betimit nga Fredi Beleri.

Çfarë ndodh nëse Fredi Beleri pamundësohet të bëjë betimin? Ligji nuk e ka të parashikuar këtë moment.

Në nenin 61 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” parashikohet se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon kur “…nuk pranon të bëj betimin”.

Pra, ligji është shumë i ngurtë në këtë pikë dhe e lidh përfundimin e mandatit të kryebashkiakut vetëm me “dëshirën e tij” për të mos bërë betimin.

Por, deri më tani nuk duket se Beleri dëshiron të mos bëjë betimin. Ai dëshiron ta bëjë, por nuk është e qartë nëse do t’i krijohet kjo mundësi nga institucionet e drejtësisë.

Pra, në rast se Beleri do të bëjë betimin, por nuk lejohet, pyetja e parë që shtrohet është: A përbën shkak për përfundimin e mandatit të tij të parakohshëm sipas nenin 61 të ligjit për qeverisjen vendore?

Vijojmë më tej. I njëjti nen parashikon gjithashtu se kryebashkiakut i përfundon mandati para kohe në rastet kur “..nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur”.

Fredi Beleri është përkohësisht “resident” në paraburgimin në Tiranë. Në zgjedhjet lokale të 14 Majit pati një precedent tjetër. Të paraburgosurit dhe të dënuarit në burgun e Rrogozhinës, pavarësisht qytetit nga ata vinin, votuan për kryetarin e bashkisë së kësaj njësie vendore, pasi u konsideruan si “banorë të Rrogozhinës”.

Për analogji, a mund të quhet edhe Fredi Beleri “banor i Tiranës”, përsa kohë ai gjendet në paraburgimin e kryeqytetit? Nëse do të konsiderohet si “tirans”, atëherë Beleri mund të përfshihet në parashikimet ligjore që përfundojnë mandatin para kohe, pasi nuk është “banor i Himarës”, përsa kohë që gjendet në paraburgim në Tiranë.

I hedhim një sy Kushtetutës, për të kuptuar më mirë rastin “Beleri”.

Neni 45 i Ligjit Themeltar parashikon, ndër të tjera: “Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë..”.

Pra, Fredi Belerit mund t’i ndalohej zgjedhja (si kryebashkiak) në rast se ai është dënuar me vendim të formës së prerë. Por, nuk ka asnjë gjasë që ai të marrë vendim të formës së prerë (fajësi apo pafajësi) brenda një kohe të shkurtër, kur do të shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të fituar prej tij në zgjedhjet e 14 Majit 2023.

Këshilli i Ministrave ka një mundësi ligjore për shkarkimin e kryebashkiakëve.

Neni 62 i ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” parashikon se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”.

Qeveria “Rama” përdori këtë nen për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i cili u arrestua gjatë kohës që ushtronte detyrën, në mars të këtij viti, megjithëse edhe ndaj tij nuk ka një vendim të formës së prerë.

Fryma e këtij neni lidhet me shkeljet ligjore të kryera nga kryebashkiakët gjatë ushtrimit të detyrës.

Në rastin e Fredi Belerit, “shkelja e rëndë ligjore” e supozuar është kryer para se ai të zgjidhej kryetar Bashkie.

Pra, edhe në këtë rast, institucionet publike do të duhet t’i japin përgjigje pyetjes: A është Fredi Beleri nën parashikimet e nenit 62, pra që mund të shkarkohet për shkelje të rënda të ligjit “në ushtrimin e detyrës”?

Kushtetuta dhe ligji për qeverisjen vendore, nëse lexohet drejt dhe ftohtë, do të ketë si rezultat konfirmimin në detyrë të Fredi Belerit dhe lejimin e tij për të ushtruar funksionet e kryebashkiakut, edhe pse në kushte aspak normale.

Por, kjo është vetëm nëse lexohen drejt parashikimet kushtetuese dhe ligjore.

Në Shqipëri, prej kohësh, sistemi i drejtësisë dhe institucionet “e pavarura” e lexojnë ligjin me syzet e kryeministrit Edi Rama.

Ndaj, nuk do të jetë aspak çudi që, pavarësisht Kushtetutës dhe ligjit, Edi Rama, nëpërmjet mekanizmave institucionalë, të përfundojë invazionin e nisur prej tij kundër Belerit që gjatë fushatës elektorale.

Etiketa: Edi RamaFredi Belerizgjedhjet e 14 majir

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
AKTUALITET

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025
AKTUALITET

A do te udhëtojë Berisha në SHBA? LaCivita: Nuk flas në emër të DASH

22:05 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama/ Projekti i inceneratorit është i duhuri, por “më hëngrën dardha pas kurrizit”

21:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama bën llogaritë: Ja pse dhe ku do i marrim 78 mandate në 11 Maj

21:34 : 09/05/2025
AKTUALITET

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

19:50 : 09/05/2025
Para

Tensionet në veri/ Lajçak dhe Escobar në Kosovë dhe Serbi

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com