• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Mali i Zi/ Fushatë e qetë për zgjedhjet parlamentare

09:26 : 02/06/2023
në RAJONI

Në Mal të Zi kanë mbetur edhe disa ditë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku 15 parti politike, koalicione dhe aleanca do të konkurrojnë për 81 vende në parlamentin republikan.

Ajo që të bie në sy është fushata e qetë, pa tensione politike, pa tubime të mëdha në ambiente të hapura, pa pllakata dhe bilborde. Analistë të situatave politike thonë, se “opinioni në Mal të Zi tashmë është ngopur me tema të rënda politike, orientimi i politikanëve ndaj temave ekonomike dhe rekomandimeve për rritjen e standardit të qytetarëve dhe arsyeja e tretë e mosinteresimit të opinionit për zgjedhje është dhe vetë raporti i partive poltike”. Tubimet partiake janë duke u mbajtur në mjedise të mbyllura në prani të aktivistëve dhe anëtarëve të partive. Në këto tubime flasin bartësit e listave e më pas në rrjetet sociale jepen materiale nga takimet. Sipas analistëve edhe kjo ka një qëllim të caktuar, është më e lire në kosto dhe më efikase dhe si e tillë mbërrin më shpejt tek votuesit. Shqiptarët e Malit të Zi në këto zgjedhje do të dalin në dy koalicione: “Aleanca shqiptare” dhe “Forumi Shqiptar”.

Zgjedhjet e 11 qershorit janë të gjashtat në radhë që nga pavarësia e Malit të Zi. Zgjedhjet e fundit u mbajtën në vitin 2020 kur pas shumë vitesh Partia Demokratike e Soialistëve (PDS) kaloi në opozitë. Zgjedhjet u shpallën nga ish-presidenti Millo Gjukanoviq, ku edhe ai pas mëse tri dekadash në postin e presidentit dhe të kryeministrit, u mund binshëm nga rivali Jakov Millatoviq që u përkrah edhe nga partitë e tjera qeveritare. Vendi ka një qeveri teknike, e cila prej muajsh të tërë udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Dritan Avbazoviq.

Zgjedhjet parlamentare vendimtare për të ardhmen e vendit

Këto zgjedhje cilësohen shumë të rëndësishme nga faktori ndërkombëtar dhe vendimtare për rrugën që do të ndjekë Mali i Zi. Ata thonë se do të përcjellin me shumë kujdes zgjedhjet edhe për shkak të ndërhyrjeve të jashtme të mundshme, veçanërisht ndërhyrjeve ruse. Po ashtu me rëndësi janë edhe raportet ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat herë pas here kanë pasur të çara të mëdha. Këtu partitë pro serbe të tubuara rreth Frontit Demokratik dhe Kishës Ortodokse Serbe e shprehin hapur se janë për lidhje më të forta me Serbinë dhe Rusinë. Liderët e tyre janë shpërblyer me medalje dhe mirënjohje herë nga Aleksandar Vuçiq, herë nga Milorad Dodik e herë nga Vladimir Putini. Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq është i bindur se zgjedhjet e 11 qershorit do të jenë të qeta dhe demokratike. Ai ka pasur dhe takimin e parë si president me përfaqësuesit e subjekteve që garojnë e ku munguan përfaqësuesit e Frontit Demokratik pro-serb. Vizitën e parë zyrtare Millatoviq e bëri në Bruksel dhe në selinë e NATO-s, ku tha se synim i Malit të Zi mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe përshpejtimi i reformave me qëllim që vendi të jetë përsëri lider në rrugën drejtë integrimit evropian.

Lexo edhe:

Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

Përkrahje serbëve të Kosovës

Ditëve të fundit lider dhe funksionarë nga radhët e Frontit Demokratik pro-serb, thonë se nëse do të kenë poste të rëndësishme në qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të kërkojnë zhvlerësimin e vendimit për njohjen e Kosovës. Në Podgoricë në selinë e Kishës Ortodokse serbe, pas ngjarjeve në Mitrovicën e veriut, u mblodhën disa qindra qytetarë në shenjë mbështetjeje për serbët e Kosovës. Pjesëmarrësit ishin veshur me bluza me mesazhe “Mali i Zi –Rusi”, “Vëllai për vëllain”, nuk ka dorëzim, etj.

Po ashtu ata brohoritnin “Kosova është zemra e Serbisë”. Ndërsa tubimin i Podgoricës u tha se u organizua nga një grup qytetarësh, të enjten (01.06) në Nikshiq koalicioni pro-serb ,”Për të ardhmen e Malit të Zi” organizoi tubimin tjetër në përkrahje të serbëve të Kosovës. Tubimi në qytetin e Nikshiqit i dyti për nga numri i banorëve pas Podgoricës u organizua, sikurse u shpreh lideri i partisë Demokratike Popullore, Milan Knezheviq, ”me bekimin e autoriteteve të Kishës Ortodokse serbe. Sipas tij me këtë tubim synohet dërgimi i mesazheve botës se “Vëllezërit serb në Kosovë dhe Metohi” nuk janë vetëm dhe se gjithmonë do të jenë pranë tyre./DW

Etiketa: mali i zizgjedhje parlamentare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

18:17 : 05/06/2025
BOTA

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

18:49 : 04/06/2025
RAJONI

Tragjedi në brigjet e Adriatikut, 19-vjeçarja serbe humb jetën gjatë fluturimit me parashutë

20:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

Plagosi mbrëmë bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar

16:35 : 30/05/2025
RAJONI

Transparency International shpreh shqetësim për marrëveshjen mes Malit të Zi dhe Emirateve

16:04 : 28/05/2025
RAJONI

Mali i Zi do të shkurtojë orarin e punës

09:14 : 25/05/2025
Para

A shkakton kanabisi depresione tek të rinjtë?

TË GJITHA

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

13:42 : 06/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025

Babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Donin të fshihnin ngjarjen! Fshinë gjakun dhe hoqën kamerat…

13:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com