• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 4 milionë euro i pastrimit, Raqka i Korçës do të rehabilitojë firmën Korsel!

20:27 : 01/06/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Prej 11 vitesh, tenderët e pastrimit në Korçë janë fituar nga firma “Korsel”, e cila ka fituar procedurat e hapura fillimisht nga ish-kryetari Niko Peleshi dhe aktualisht nga Sotiraq Filo.

Por, në fillim të vitit 2022, kjo firmë u skualifikua për 18 muaj nga tenderët, pasi kishte paraqitur dokumente false në një procedurë tenderuese në Tiranë.

Që prej asaj kohe, “Korsel” ka qenë në hije, teksa ka vijuar me kontratat që ka pasur në fuqi, në Korçë, Sarandë, Elbasan etj. Por, edhe në këto qytete ka pasur probleme me pastrimin. Megjithatë ia ka dalë mbanë që të mbijetojë, kjo edhe për shkak të lidhjeve të forta që ka me krerët e bashkive. Një ndër lidhjet me të forta është padyshim me Korçën, ku ka fituar tenderat e pastrimit që nga viti 2012. Po tenderin e vitit 2023 a do të mundë ta fitojë, pavarësisht se ka një “njollë” në kurriz?!

Shpallja e tenderit të pastrimit të Korçës për vitin 2023

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Korçës ka hapur ditët e fundit procedurën e tenderit për pastrimin e qytetit. Fondi limit i kësaj procedure është plot 400.041.205 lekë pa TVSh, ose me TVSh plot 4 milionë euro. Kohëzgjatja e kësaj procedure është 36 muaj, ose 3 vjet. Mësohet se afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 26 qershor 2023 në orën 11.00 në ambientet e Bashkisë së Korçës. Po tenderi paraardhës çfarë vlere ka pasur?!

Tenderin e vititn 2017 e ka fituar firma “Korsel”, vlera ka qenë 3.5 milionë euro për 5 vjet

Dokumenti i mësipërm është tenderi i vitit 2017 i Bashkisë së Korçës, i cili ka pasur një objekt “pastrimi, evadimi i mbetjeve urbane në Bashkinë e Korçës (Sherbimi i pastrimit)”. Vlera në atë kohë ka qenë 356.843.945 lekë, ose me TVSh rreth 3.5 milionë euro. Në atë kohë, kohëzgjatja ka qenë plot 5 vjet. Pra, duke bërë një krahasim me tenderin e vitit 2023, kemi një vlerë më të madhe dhe një afat me të shkurtër, duke favorizuar dukshëm firmën fituese. Sipas vetë Bashkisë së Korçës, fitues në vitin 2017 ka qenë “Korsel”!

Lexo edhe:

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

Në vitin 2022, firma “Korsel” u përjashtua për 18 muaj nga tenderët

Sipas informacioneve që kanë mbërritur në redaksinë e BoldNews.al, nga viti 2012 firma “Korsel” vazhdon pastrimin e qendrës së qytetit. Fillimisht, në vitin 2012 Peleshi i dha një tender me vlerë rreth 3 milionë euro me afat 5 vjeçar. Në vitin 2017 iu dha tenderi me vlerë 3.5 milionë euro sërish me afat 5 vjeçar, ndërkohë që në vitin 2023 janë hapur procedurat për tender me vlerë 4 milionë euro me afat 3 vjeçar.

Por, a do të arrijë “Korsel” ta fitojë këtë vit?! Sipas dokumentit të mësipërm, në janar të vitit 2022 Agjencia e Prokurimit Publik publikoi një njoftim; Operatori ekonomik i regjistruar në QKR me emër ‘KORSEL’ shpk, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT J64104124G, përjashtohet – 18 muaj, duke filluar nga data 27.01.2022 – 27.06.2023. Pra, afati i përfundon në qershor 2023. Por shikoni pak datën e mbarimit të afatit, është 27 qershor! Ndërkohë, në dokumentet e tenderit të pastrimit që është hapur në 2023 afati i hapjes së ofertave është data 26 qershor 2023. A do të marrë pjesë “Korsel”?

BoldNews.al ka shfletuar buletinët e fundit të Agjencisë së Prokurimit Publik, ku emri i firmës “KORSEL” është zhdukur nga të përjashtuarit. Pra, i është hapur rruga e konkurimit në këtë procedurë.

Bashkia e Korçës ka vendosur disa kërkesa për pastrimin që favorizojnë “KORSEL”

BoldNews.al shfletoi edhe specifikimet teknike të vendosura nga Bashkia e Korçës për tenderin e pastrimin, të cilat favorizojnë dukshëm firmën “Korsel”, që ka fituar prej 11 vitesh tenderat e pastrimit nga Peleshi dhe Filo. Kjo bashki kërkon që firma fituese të ketë 96 persona të punësuar. Pse është vendosur një shifër jo e rrumbullakosur? Aq ka “KORSEL”?! Por le të vijojmë me kërkesat, ku Filo thotë se fituesi duhet të ketë 2 makina teknologjike për fshirjen e rrugëve, fshesë mekanike, të pajisura me 2 fshesa anësore majtas e djathtas dhe një fshesë qëndrore rrul. 2 borëpastruese të medha, me ruspë jo më pak se 2,5 m, makina teknologjike transportuese jo më pak se 10 tonë, copë 6 gjashtë. Lista e kërkesave është e gjatë për automjetet, çka i përshtatet më së miri “KORSEL”.

Gjithashtu dueht të ketë 300 kontenierë metalike, me kapacitet 1.7 m3 dhe 300 kontenierë metalikë me kapacitet 1.1 m3 si dhe 100 kazanë plastikë 1.1 m3 për riciklim. Të gjitha këto disponohen aktualisht nga “KORSEL”. “Fituesi duhet të ketë në pronësi apo me qira një ambient jo më pak se 1000 m2” është një tjetër kërkesë. Pra, nisur nga këto kërkesa, ka dyshime se fituesi është i paracaktuar!

Bashkia e Korçës ka vendosur disa kërkesa për pastrimin që favorizojnë “KORSEL”

 

Bashkia e Korçës ka vendosur disa kërkesa për pastrimin që favorizojnë “KORSEL”
Etiketa: 4 milionë eurofirmaKorselRaqka i Korçësrehabilitojëtenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
AKTUALITET

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

12:52 : 28/07/2025
AKTUALITET

Ankimoi pezullimin nga detyra, Myzyri i KPP-së paraqitet në Apelin e GJKKO-së

10:34 : 28/07/2025
AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Firmën e gjeti punonjësi”/ Qytetari denoncon Zyrën e Rindërtimit: Më morën paratë, shtëpinë s’e bënë

21:09 : 16/07/2025
AKTUALITET

A mashtroi Salillari për ndërtimin e burgut në Kukës? Dy muaj pasi fitoi tenderin 5.3 mln €, i anulohet

16:35 : 14/07/2025
Para

Finalja e Kupës/ Shtylla shpëton Tiranën, Egnatia pranë golit të avantazhit

TË GJITHA

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

11:06 : 08/08/2025

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

10:27 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com