• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Fierit/ GJKKO lehtëson pozitën e Zotos dhe 18 të pandehurve të tjerë

13:59 : 29/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Gjykata e Posaçme vendosi këtë të Hënë të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, në procesin e inceneratorit të Fierit. Veç tyre gjykata pranoi gjykim të shkurtuar edhe për 17 të pandehur të tjerë, mes të cilëve edhe Klodian Zoto. Gjykimi i shkurtuar parashikohet nga Kodi i Procedurës Penale dhe konsiston në uljen me një të tretën të dënimit me burg ose gjobë.

Për të pandehurit Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe Giussepe Chiafaglione procesi u veçua, pasi do të vijojë me procedurën e gjykimit të zakonshëm.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, në seancën e radhës ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Fierit, gjykata rrëzoi kërkesën e të pandehurve Arben Dervishaj dhe Regan Merdani për moskompetencë.

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj 19 të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Fierit, mes të cilëve, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako dhe bizmensmi i kompanisë përfituese të koncesionit Klodian Zoto.

Kalimi i dosjes në gjyq u parapri nga një rikualifikim i akuzave për disa nga të pandehurit, duke iu lehtësuar pozitën penale, pasi për akuzat e reja, Kodi Penal parashikon marzhe më të buta dënimi.

Për ish-deputetin Alqi Bllako, gjykata urdhëroi SPAK-un të ndryshonte akuzën për “korrupsion të funksionarëve të lartë shtetërorë” ndaj tij në “korrupsion të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas gjykatës, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Bllako nuk konsiderohej funksionar i lartë, por funksionar publik.

Në të njëjtin arsyetim ndryshoi akuza për korrupsion edhe për biznesmenin e inceneratorëve, Klodian Zoto, italianin e pandehur Giuseppe Ciaffaglione dhe për Arjola Kodrën.

Akuzat u zbutën edhe për ish-zv/presidentin e FSHF, ArbenDervishaj, ish-mbikëqyrës i punimeve të shoqërisë koncensionare.

Gjykata rrëzoi akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit ndaj funksionarëve publikë” dhe vlerësoi se Dervishaj duhet të gjykohet për “falsifikim të dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Gjykata pushoi çështjen për dy prej të akuzuarve, për Enver Sheshin, i cili ndërroi jetë gjatë hetimit, si edhe për Robert Shabanin, që ishte dënuar me herët nga një gjykatë për të njëjtin fakt penal.

Sipas SPAK, për të favorizuar në mënyrë të jashtëligjshme shoqërinë koncesionare të Fierit, ish-ministri i mjedisit, Koka ka përfituar 146 milionë lekë ryshfet, ndërsa Alqi Bllako 14 milionë.

Po ashtu, rezulton se shoqëria e Klodian Zotos ka përfituar 4 milionë euro për shërbime që nuk janë kryer, por janë paraqitur situata të falsifikuara, duke i kryer vetëm në letra punimet.

Etiketa: Alqi BllakoGJKKOinceneratori i fieritklodian zotolefter koka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja

16:01 : 14/11/2025
AKTUALITET

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

09:15 : 14/11/2025
AKTUALITET

Apeli i Posaçëm kthen në rigjykim çështjen e ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

13:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

I kallëzoi Kostandin Balloma i ‘Luis Medical Center’, GJKKO jep vendimin për tre zyrtarët e ministrisë së Mjedisit

11:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri absolute të akteve

12:36 : 10/11/2025
AKTUALITET

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasurie ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025
Para

Dhunë ndaj mamasë dhe kundërshtim i punonjësit të policisë, dy në pranga në Vlorë

TË GJITHA

Hakerat kinezë kryejnë një nga sulmet më të mëdha kibernetike, vodhën të dhëna në 30 vende

20:28 : 14/11/2025

Berisha publikon denoncimin: Luftar Hysa bashkëpronar me Dritan Rexhepin te “Queens Casino

20:25 : 14/11/2025

Vendet perëndimore, të zhgënjyera me “cilësinë” e demokracisë!

20:08 : 14/11/2025

Probleme me çaktivizimin e minave në Kursk, mijëra specialistë koreano-veriorë zbarkojnë në rajon

20:05 : 14/11/2025

Jeff Bezos lëshon raketën ‘New Glenn’, pritet të mbërrijë në Mars në 2027-n

19:53 : 14/11/2025

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025

La Presse: Luftar Hysa ngriti kazino në rezervatin indian, edhe pse nuk është indigjen

19:43 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com