• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Mashtrim? “Globe” rriti çmimin para ofertës “bli një, merr një falas”

13:36 : 26/05/2023
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Grupi i dyqaneve “Globe” po zhvillon këto ditë një fushatë publicitare, e cila për nga oferta duket shumë interesante për konsumatorët.

Kompania private fton blerësit që, nëse blejnë një pajisje elektroshtëpiake në periudhën 19-29 Maj 2023, ata mund të marrin dhuratë një pajisje tjetër me të njëjtin çmim.

Por, a është vërtetë kështu? “Boldnews.al” ka siguruar të dhëna të brendshme të kompanisë “Globe Shops”, në të cilat rezulton se çmimet e elektroshtëpiakeve janë rritur ndjeshëm vetëm tre ditë para se të niste fushata promocionale, krahasuar me vlerën që ato kanë pasur në dyqane para nisjes së ofertës.

Redaksia kërkon një koment nga “Dyqanet Globe”, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk u dha asnjë sqarim se përse ishte ndërmarrë rritja e çmimeve të pajisjeve elektroshtëpiake të përfshira në ofertë dhe a përbën sjellja e kompanisë shkelje të ligjit “Për Mbrojtjen e Konsumatorit” dhe ligjit për Konkurencën.

Lexo edhe:

SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së

EMRI/ Merrte kredi duke mashtruar nëna me fëmijë të mitur, arrestohet 33-vjeçarja

Skandali?

Në fillim të muajit Maj, rrjeti i dyqaneve “Globe” prezantoi fushatën: “Bli një produkt” dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash dhe sa të duash”. Sipas fletë-palosjeve promocionale, kjo ofertë është e vlefshme vetëm për blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake dhe ajo shtrihet në periudhën 19-29 maj.

Në foto: Fletë-palosja e fushatës promocionale të “Globe”

Disa të dhëna të brendshme, të siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se, vetëm tre ditë para nisjes së ofertës, e konkretisht në 16 maj 2023, kompania ka rritur çmimet e mbi 40 artikujve elektroshtëpiake, të cilat përfshiheshin në ofertë.

Në foto: Ndryshimi (rritja) e çmimeve, pak ditë para ofertës promocionale të “Globe”

 

Në sistemin e brendshëm të kompanisë rezulton se çmimet që gjenden në ofertë janë rritur nga 25-50 përqind nga ai normali që ishte para nisjes së ofertës.

Në vijim, janë disa nga rastet e rritjes së çmimit.

– Frigorifer Whirpool ARG 585     Çmimi i vjetër – 62.400 lekë          Çmimi i ri – 82.990 lekë

– Frigorifer Samsung RB 38T                         Çmimi i vjetër – 97.490 lekë         Çmimi i ri – 129.990 lekë

– Frigoerifer Liebherr UIK                              Çmimi i vjetër – 89.990 lekë         Çmimi i ri – 119.990 lekë

– Lavatriçe Samsung WW11                          Çmimi i vjetër – 82.490 lekë         Çmimi i ri – 109.990 lekë

– Lavatriçe Hisense WFQA                            Çmimi i vjetër – 49.490 lekë         Çmimi i ri – 65.590 lekë

Në foto: Tabela e ndryshimeve të çmimeve të elektroshtëpiakeve në “Globe”

Në të njëjtën mënyrë konstatohet rritje e menjëhershme çmimesh për thuajse të gjithë pajisjet elektroshtëpiake që janë përfshirë në ofertën e “Globe”.

A është normale kjo sjellje?

Nëse ky rast nuk përbën evasion fiskal, më së paku duket se është në kundërvënie me ligjin “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”.

Në foto: Listë me çmimet e ndryshuara (rritura) nga “Globe” para nisjes së ofertës

Ky ligj, i miratuar në vitin 2008 dhe i ndryshuar disa herë ndër vite, ka të parashikuar detyrime specifike për kompanitë që të mos abuzojnë me konsumatorin.

Në nenin 13 të këtij ligjit thuhet, ndër të tjera, se konsiderohet “Një praktikë tregtare e padrejtë kur: dobëson ndjeshëm aftësinë e konsumatorit për marrjen e një vendimi, si pasojë e informacionit të dhënë, duke shkaktuar kështu marrjen e vendimit, të cilin, në të kundërt, nuk do ta kishte marrë”.

Po ashtu, në nenin 14 të ligjit thuhet, ndër të tjera, se: “Një praktikë tregtare është çorientuese edhe kur, në çfarëdo mënyre, përfshirë paraqitjen e përgjithshme, mashtron apo ka mundësi të mashtrojë konsumatorin mesatar, duke e bërë ose ka mundësi ta bëjë atë, të marrë një vendim, të cilin, në të kundërt, nuk do ta kishte marrë, edhe kur informacioni është bazuar në fakte të vërteta për një ose më shumë prej elementeve të mëposhtme: çmimi ose mënyra e llogaritjes së tij apo ekzistenca e një përfitimi specifik në çmim”.

Neni 17 i të njëjtit ligj konsideron “praktikë tregtare agresive” rastet e “Krijimit të përshtypjes së gabuar se konsumatori ka fituar, do të fitojë ose do të fitojë nëse kryen një veprim të caktuar një çmim apo përfitim tjetër të njëvlershëm, kur në fakt: nuk ka asnjë çmim apo përfitim tjetër të njëvlershëm”.

Në foto: “Globe” ka rritur çmimet e të paktën 40 pajisjeve elektroshtëpiake, para se të përfshihen në ofertë

Nga ana tjetër, ndjekja e praktikave “mashtruese”, “abuzive” apo “çorientuese” cënon drejtëpërdrejtë edhe konkurencën në treg, pasi orienton konsumatorët drejt produkteve apo kompanive tregtare të caktuara.

“Heshtja” e Globe

“Boldnews.al” kontaktoi nëpërmjet e-mail me kompaninë “Globe Shops”, ku i kërkoi koment nëse “është e vërtetë që kompania “Globe” ka ndryshuar (rritur) çmimet e pajisjeve elektroshtëpiake të përfshira në ofertën e sipërcituar, vetëm pak ditë para nisjes së fushatës publicitare”?

Dhe, nëse kjo është e vërtetë, “për cilën arsye është realizuar rritja e çmimeve të pajisjeve elektroshtëpiake para fushatës publicitare? A është kjo sjellje e kompanisë “Globe” në përputhje me Ligjin nr. 9902, dt. 17.04.2008 “Për mbrojtjen e Konsumatorit”, e më specifikisht me nenet 13, 14, 17? Dhe a është kjo sjellje në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9121, dt. 28.07.2003 “Për mbrojtjen e Konkurencës”?

Deri në publikimin e këtij shkrimi, “Dyqanet Globe” nuk i janë përgjigjur interesimit të redaksisë.

Etiketa: mashtrimqendra globeskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së

08:54 : 27/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Merrte kredi duke mashtruar nëna me fëmijë të mitur, arrestohet 33-vjeçarja

14:11 : 26/06/2025
AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet boshnjaku në Dibër

10:09 : 25/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Skandal në Lezhë, Policia kalon pranë të aksidentuarit dhe nuk ndalon

19:59 : 20/06/2025
AKTUALITET

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit

18:19 : 20/06/2025
AKTUALITET

Shoferi i autobusit i merr 3500 euro qytetarit për letrat greke, nuk ia bën dhe i mban 1500 euro

21:12 : 18/06/2025
Para

Aksident në autostradën Lezhë-Laç, 3 të plagosur. Një vajzë niset drejt Traumës/ PAMJET

TË GJITHA

Skandali me fondet e BE-së për fermerët, dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe 3 zëvendësministra

15:54 : 27/06/2025

21 qytete italiane në alarm të kuq për shkak të valës së të nxehtit

15:42 : 27/06/2025

Zyrtare/ Flamurtari prezanton trajnerin e ri, ul në stol ish-lojtarin e Espanyolit

15:38 : 27/06/2025

Gjermania pezullon përkohësisht bashkimet familjare

15:38 : 27/06/2025

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025

EMRI/ 33-vjeçari në Theth qëllon me armë ndaj makinës me 3 të rinj, ata e rrahin më pas

15:29 : 27/06/2025

Si ta kuptoni se dhimbja juaj e kokës lidhet me diabetin

15:22 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com