• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Varfërimi që do të sjellë rritja e pagave

20:26 : 25/05/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE

Miratimi i rritjes së pagave nga Kuvendi i Shqipërisë për administratën dhe dyfishimi i saj për presidentin, deputetët e ministrat, mbart më shumë rreziqe ekonomike se ato të etikës dhe moralit.

Pikësëpari, displina buxhetore është thyer, pasi është marrë një vendim pa analizuar se cilat fonde do të mbështetin këtë rritje. Vendimi që u miratua dikton buxhetin të paguajë 350 milion euro shtesë në vit, pa patur një argumentim se nga cilat para do të mbulohet kjo shumë e duke treguar për një qeveri dhe parlament të mbushur me aventurierë.

Do të rritim defiçitin dhe automatikisht dhe borxhin publik? Po nëse borxhi rritet, atëherë do të shkelim ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor. Ligji detyron që borxhi publik duhet të ulet çdo vit deri kur të arrijnë në 60% të PBB-së.

Atëherë çfarë do të bëjnë? Do të ulin shpenzimet? Operativet nuk i ulin dot, sepse po shtohen për paga. Interesat e borxhit do të paguhen, e po ashtu dhe faturat për energji, shërbime, karburant, ilaçe. Atëherë i bie të ulen investimet publike. Po dhe këtu do të shkelet ligji, sepse defiçiti do të jetë më i lartë se shpenzimet kapitale. Pra do duhet të marrim borxh për paga, pensione dhe interesa borxhi. Kjo nuk lejohet.

Varianti që ka më shumë gjasa të ndodhë është rritja e taksave. Këtu nuk shkelin ndonjë nen specifik të ligjit për menaxhimin e buxhetit, por parimet e tij: parashikueshmërinë dhe disiplinën fiskale në përputhje stabilitetin ekonomik dhe social.

Lexo edhe:

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Te kjo pika e stabilitetit, ekspertët e Bashkimit Europian e kanë shkruar shumë bukur parimin e buxhetit: nuk mund të marrësh vendime pa bërë analiza se çfarë efektesh sjell në ekonomi dhe te qytetarët. Nëse pagat për administratën rriten dhe në ekonomi (bashkë me rritjen e pagave në bashki dhe ndërmarrje shtetërore) injektohen 500 milion euro, vitin e ardhshëm inflacioni do të jetë akoma dhe më i lartë.

A e përballon dot një familje me ndihmë ekonomike, një pensionist apo një i papunë rritje të mëtejshme të çmimeve dhe taksave?

A mund të bëhet rritja e pagave pa garantuar minimumin jetik për ta?

Rritja e pagave bëhet në mënyrë graduale, në ecurinë e normës së inflacionit dhe duke shpërndarë rritjen për të gjithë kategoritë, sidomos ata që preken më shumë.

Kjo rritje pagash do të pasurojë deputetët dhe do të varfërojë më shumë të pamundurit. Por askush nuk e vrau mendjen për ta, nxituan se këtë vit kishin zgjedhje!

Etiketa: Ola xamapagat e deputeteverritja e pagave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kontrata e Aeroportit të Vlorës, Ola Xama: Konflikti për Koncesionin “prishje pazaresh”

17:46 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Veliaj ishte model politikani bastard”/ Xama: SPAK duhet të japë përgjigje dhe për aferat e tjera të tij

22:06 : 25/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

12:53 : 07/09/2025
AKTUALITET

Skandali me mikrokreditë/ Xama akuza SPAK: Po mbyll pa lavdi aferën 37 milion euro

20:11 : 21/07/2025
Para

Oligarku Salillari pas Kuçovës grabit edhe Dimalin

TË GJITHA

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola

16:35 : 15/11/2025

Zjarri në Astir, PAMJE nga momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë dy fëmijët e mitur

16:27 : 15/11/2025

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 6 të plagosur

16:14 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com