• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Turizmi/ Në janar-prill Shqipërinë e vizituan rreth 1.7 milionë të huaj

13:11 : 25/05/2023
në Lajmet e Dites

Teksa turet kulturore në doza të moderuara ishin përfaqësuesit tipikë të turistëve në muajt e parë të vitit, me rritje të dukshme më pas në maj-qershor kur nisnin charterat e parë me pjesën e organizuar, duket se viti 2023 ka përmbysur këtë situatë.

Flukset turistike në rritje janë raportuar që në muajt e parë të vitit, ku sipas shifrave të Institutit të Statistikave, në janar-prill kanë hyrë në vendin tonë rreth 1.7 milionë të huaj.

“Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 614.256. Ky numër është rritur me 52,8%, krahasuar me Prill 2022. Gjatë katërmujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.684.820. Ky numër është rritur me 57,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”,  vlerëson INSTAT.

Numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit prill është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet në total të shtetasve shqiptar dhe të huaj në territorin shqiptar në muajin Prill 2023 janë 1.161.729, një rritje prej 39,5% krahasuar me Prill 2022.

Lexo edhe:

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

Tashmë në zonën e Durrësit raportohet se kanë mbërritur turistët e parë nga vendet e Europës Qendrore ku dominojnë polakët. Këta të fundit janë grupi i turistëve të organizuar me rritje të ndjeshme të kontratave me garanci me strukturat akomoduese në vend.

Por cilët janë turistët apo rajonet nga kanë ardhur këta të fundit në muajt e parë të vitit.

“Në prill 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 590.603 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore / Paqësori, përkatësisht me 14.012 dhe 4.913 shtetas” thuhet në publikimin e INSTAT.

Në prill 2023, krahasuar me Prill 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:

  • për qëllime personale me 53,7%;
  • për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 54,5%;
  • për biznes dhe qëllime profesionale me 13,9%.

Daljet e shtetasve

Ashtu sikurse ka një rritje të dukshme që atyre që po vijnë drejt Shqipërisë duket se ka një tendencë në rritje të  shqiptarëve që po preferojnë destinacionet jashtë vendit.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit prill 2023 janë 563.428. Krahasuar me prill 2022, ky tregues është rritur me 25,4%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2023, janë 583.726.

Krahasuar me prill 2022, ky tregues është rritur me 51,5%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katërmujorit të parë 2023, është 1.957.678, duke u rritur me 30,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/Monitor/

Etiketa: turizmivizitore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

14:07 : 12/10/2025
AKTUALITET

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

Unioni për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

19:00 : 30/09/2025
AKTUALITET

Drejtori Komunales në Gjirokastër dhe Policia terrorizojnë turistin holandez, po Rama di gjë?!

12:38 : 26/09/2025
AKTUALITET

A e “shpëtoi” Kosova turizmin në gusht?! Italianët vijojnë rënien

08:02 : 26/09/2025
AKTUALITET

Marrëveshjet e fshehta! Qeveria hap dyert për investitorët izraelitë

08:38 : 21/09/2025
Para

Mira Murati ndan lajmin e mirë me shqiptarët: ChatGPT tashmë ofrohet shqip

TË GJITHA

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com