• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Përmbysjet në javën finale, ja përse Bayerni duhet të shpresojë

16:04 : 25/05/2023
në SPORT

Edhe dy ditë na ndajnë nga kurorëzimi i kampionit në ligën gjermane për sezonin 2022- 2023.

Edhe pse armata e Bajerni i dha sinjalet e qarta që në javët e para, duke vendosur rekord golash, oshilacionet e ndryshme bënë që figura e kampionit të venitej, aq sa të krijonin edhe një “profil të rremë” se kriza kishte hedhur rrënjë në Mynih, marrë në konsideratë ecurinë fantastike në Ligën e Kampionëve.

Pas javës së 33-të në kampionatin vendës, Dortmundi e nuhat më pranë se kurrë aromën e titull pas 11 vitesh mungesë. Por të besuarit e Tuhelit e kanë një shans se si mund t’ia dalin të përmbysin renditjen aktuale. Nëse Mainc mposht verdhezinjtë në udhëtim apo u merr barazim, e kombinuar me suksesin e rekordmenëve në transfertën e Këlnit, titulli do të ndryshonte destinacion. Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga rokadat e mëdha në javën finale të Bundesligës, aty ku janë kapluar edhe këto dy kampe.

SEZONI 1965-1966: Dortmundi e kishte prekur me një dorë trofeun dhe fitorja apo barazimi i nevojiteshin për të siguruar titullin, ndonëse mbeti si hipotezë pas 90 minutave finale. “Shqiponjat” e Frankfurtit u treguan të pamëshirshëm me rivalët e Bajernit, duke i shkatërruar me rezultatin e thellë 4-1, e kësisoj shërbeu si asist në radhët e Mynihut më 1860, të cilët e ngritën kupën në shtëpi me rezultatin e barabartë krahas Hamburgut.

SEZONI 1970-1971: Gjatë kësaj periudhe duket se “pllaka” u kthye kundra rekordmenëve. Jup Hajkens në pozitën e timonierit te “mëzat” korri fitore të rëndësishme ne udhëtimin ndaj Frankfurtit, por “drama” u shkrua në takimin Duisburg-Bajern Mynih. Bavarezëve u mjaftonte 1 pikë për t’i mbyllur llogaritë, megjithatë vendësit shkaktuan surprizën me fitoren 2-0, e cila nënkuptoi zhvendosjen e titullit drejt M’Gladbahut.

Lexo edhe:

80 mln euro për një lojtar që ka 6 muaj në skenë? Bayern ka një plan “Muller 2.0”

Fitore me pasoja e Bayernit ndaj Boca Juniors, dëmtohet ylli i skuadrës

SEZONI 1977-1978: Epokë kur Borusia Mynshengladbah bënte “ligjin” në kampionatin gjerman, aq sa arriti të shënonte fitore të jashtëzakonshme karshi Dortmundit në javën vendimtare, e përkthyer me shifrat 12-0. Ama jo e mjaftueshme për të kaluar Këlnit në krye. Këta të fundit e morën “kurorën” me golavarazhin +3, të ndihmuar me “manitën” përballë St Paul.

SEZONI 1985-1986: Verder Bremen kishte shansin e artë të thyente “dinastinë” e Bajernit dhe M’Gladbah në këtë etapë, çka do të thoshte se misioni kalonte përmes Shtutgartit. Paraprakisht Bajerni i kishte hipotekuara 3 pikët dhe një ndalesë nga Verderi, pra humbja do t’i ngjiste në majë të tabelës me pikë të barabarta. Skena në fjalë rezultoi e saktë, ekipi nga Bremen doli kokulur në Shtutgart dhe me golavarazh më të dobët se gjigantët nga Mynihu ndikoi në pozicionimin final.

SEZONI 1991-1992: Konsiderohet si hera e parë në ligën gjermane, ku tri ekipe “luftojnë” dhëmbë për dhëmbë me njeri-tjetrin deri në xhiron e fundit. Triumfi i Frankfurtit në Hansa Rostok u garantonte vendin e parë, ndërsa Shtutgarti gjendej i varur nga shifrat e “shqiponjave”, sikurse Dortmundit. Shtutgarti u kurorëzua me të njëjtën kuotë me verdhezinjtë, por me golavarazh më të lartë. Frankfurti ra në Rostok.

SEZONI 1994-1995: Qyteti i Bremenit u përgatit për festën e titullit, aty ku Bajerni larg kreut u mendua se do t’ia falte fitoren Verderit. Si përfundim, mbetën thjesht aludime, pasi egoja e rekordmenëve ra dhe u krijuan kushtet e përshtatshme rivalëve të përbetuar të Dortmundit të festonin me 1 pikë diferencë.

SEZONI 1999-2000: Klubi më i titulluar në Gjermani “ia mori në kthesë” kreun “aspirinave”, të ndihmuar nga suksesi befasues i Underhaking në shtëpi karshi Leverkusenit 2- 0, ku numri i rrjetave rezultoi përcaktues.

SEZONI 2000-2001: Shalke përjetoi emocione të ndryshme në fund të periudhës 2000- 2001. “Blutë mbretërorë” ishin sy e veshë nga dueli Hamburg-Bajern, ku vendësin kryesonin deri në minutën e 93-të, por që në sekondat e fundit të besuarit e Otmar Hicfel i dhanë të tjera ngjyra panoramës. Goditja e saktë e mbrojtësit Anderson skaliti numrin 16 të trofeve në kampionat te “diktatorët” e dekadës së

Etiketa: Bayern Munich

Lajme të lidhura

SPORT

80 mln euro për një lojtar që ka 6 muaj në skenë? Bayern ka një plan “Muller 2.0”

16:39 : 27/06/2025
SPORT

Fitore me pasoja e Bayernit ndaj Boca Juniors, dëmtohet ylli i skuadrës

08:39 : 21/06/2025
SPORT

Bayern pagoi 55 milionë euro, mesfushori kërkon largimin pas vetëm një sezoni

20:47 : 20/06/2025
SPORT

Historia e Auckland City që pësoi 10 gola, lojtarët morën leje nga puna për Botërorin

16:39 : 16/06/2025
SPORT

Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

17:43 : 13/06/2025
SPORT

Leroy Sané largohet nga Bayerni, firmos në Turqi

20:44 : 11/06/2025
Para

Teuta-Egnatia/ Festë në “Niko Dovana”, Vila kalon menjëherë në avantazh durrsakët

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com