• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të paraburgosurit privohen nga “takimet bashkëshortore”. KLSH: Shkelje me pasoja

12:33 : 24/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Të dënuarit dhe të burgosurit, krahas privimit të përkohshëm të lirisë, gëzojnë disa të drejta si qytetarë dhe qenie njerëzore.

Një ndër këto të drejta është edhe ruajtja dhe vazhdimësia e jetës familjare, bashkëshortore e të bashkëjetesës, nëpërmjet atyre që ligji i konsideron si “takime të zgjatura”.

Këto “takime të zgjatura” janë hapësira ku bashkëshortët ndajnë intimitetin e tyre në ambjente të posaçme brenda institucioneve penitenciare.

Lexo edhe:

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

Por, siç konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit, rregullorja e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u lejon “takime të zgjatura” vetëm personave me statusin “të dënuar”. Pra, atyre të cilët janë shpallur fajtor me vendin të formës së prerë.

Ndërkohë, e njëjta rregullore ka përjashtuar nga “takimet e zgjatura” individët që janë në paraburgim, pra personat e arrestuar, të cilët janë në pritje të vendimit të gjykatës.

“…Duke marrë në konsideratë faktin se kohëzgjatja e një procesi hetimor mund të shkoj deri në 3 vjet, e drejta për takime të zgjatura duhet ti mundësohet çdo personi të legjitimuar për përfitimin e kësaj të drejtë, pavarësisht faktit nëse është “i dënuar” apo “i paraburgosur”’, thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e publikuar së fundmi me titull “Performanca e shërbimit të paraburgimit”.

“Takimet e zgjatura”

Ndër të drejtat që ju njihen personave të paraburgosur, kujdes i veçantë në legjislacion i kushtohet ruajtjes, përmirësimit ose rivendosjes së lidhjeve të të paraburgosurit dhe të të dënuarve me familjen, takimeve dhe vizitave.

Ndërkohë, neni 40 i Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, përcakton që: “Takimet e zgjatura lejohen deri në 5 orë për të dënuarit e martuar ose bashkëjetues, në përputhje me kriteret e përcaktuara në Kodin e Familjes”.

Sa më sipër, pavarësisht se ligji i barazon në të drejta personat e dënuar dhe të paraburgosur, “Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, në kundërshtim me ligjin, i njeh të drejtën për takime të zgjatura vetëm personave “të dënuar” në mënyrë eksplicite. Lidhur me këtë fakt, pavarësisht se në hierarkinë e burimeve të së drejtës, akti ligjor prevalon në raport me aktet nënligjore, aktualisht, në të gjitha IEVP-të e drejta për takim të zgjatur ju mundësohet vetëm personave “të dënuar” dhe jo personave “të paraburgosur”, thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Dëme të rënda psikologjike

Zbatimi i këtij përcaktimi ligjor të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, i cili bie ndesh edhe me Ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e personave të dënuar me burgim dhe të paraburgosurve”, u mohon një të drejtë esenciale personave të paraburgosur, në kuadër të ruajtjes së lidhjeve me familjen.

Për individin, paraburgimi ka efekte të rënda psikologjike. Për rrjedhojë niveli i vetëvrasjeve midis të ndaluarve në paraburgim është disa herë më i lartë se të burgosurit e dënuar.

Arrestimi dhe më pas vendosja në paraburgim, shkëpusin në mënyrë të menjëhershme, dhe në shumicën e rasteve dhe të papritur, komunikimin e individit me mjedisin social në të cilin ai zhvillon jetën e tij të natyrshme.

Mjedisi social i tij përbëhet së pari nga familja e tij. Për rrjedhojë, qëllimi i ligjvënësit në përcaktimin dhe mundësimin e takimeve të zgjatura është ruajtja e marrëdhënieve bashkëshortore/bashkëjetuese dhe familjare.

Etiketa: Burgklshtakime te zgjaturatakimet bashkëshortorete denuaritte paraburgosurit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

19:23 : 14/11/2025
AKTUALITET

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

14:56 : 14/11/2025
AKTUALITET

Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

11:55 : 14/11/2025
BOTA

Tentativa e arratisjes sjell trazira në burgun italian, plagosen 3 gardianë

11:14 : 14/11/2025
AKTUALITET

Mbyllet burgu i Bënçës në Tepelenë, punonjësit largohen nga puna

11:04 : 14/11/2025
BOTA

U lirua nga burgu, Sarkozy vrapon në rrugët e Parisit me truprojën (VIDEO)

10:23 : 13/11/2025
Para

Durrës - Bie nga kati i katërt 21-vjeçarja, humb jetën

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com