• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Opozita publikon provat: Ja si u manipuluan zgjedhjet në Kuçovë (Foto e dokumenta)

17:18 : 23/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Opozita vijon të sjellë të tjera prova, që sipas saj, faktojnë manipulimin e zgjedhjeve lokale në Kuçovë, më 14 Maj.

Në një deklaratë për mediat këtë të martë, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka tha se procesi i votimit për zgjedhjet e 14 Majit dhe procesi i numërimit në bashkinë e Kuçovës, është tërësisht i kompromentuar.

Ajo bëri me dije se materialet e publikuara janë bërë pjesë e kallëzimit që kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi, ka bërë në SPAK, por edhe pjesë e procesit të kontestimit pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Provat

Lexo edhe:

“Plasi në Kuçovë, tërmet për Rilindjen”/ Maliqi: Opozita fiton 4 mandate në Qarkun e Beratit

EMRI/ I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 34-vjeçari

Më tej, i renditi si më poshtë:

1)Së pari, ambienti i numërimit në bashkinë e Kuçovës ishte i ndarë në dy dhoma, ku njëra prej tyre nuk survejohej me kamera, ishte e pandriçuar dhe që përmbante shumë materiale të tjera. Në të gjendet edhe sot një derë lidhëse e fshehtë me ambjentet e shkollës përkarshi, e cila nuk u mbyll gjatë procesit të numërimit. Pavarësisht kërkesave të vazhduara të anëtares sonë të KZAZ-së për të mbyllur derën, kjo gjë nuk u pranua nga pjesë tjetër e KZAZ-së; (FOTO 1)

2)Së dyti, pati kaos dhe tension të qëllimshëm brenda ambjenteve të numërimit dhe konfrontime, të cilat e shkëputën shumë shpesh procesin e numërimit;

3)Një tjetër fakt, është njollosja e qëllimshme me bojë vule, e shumë fletëve të votimit për kryetar bashkie në kutitë e qytetit, për t’i bërë votat të pavlefshme;

4)Në një numër të konsiderueshëm kutish, u konstatuan parregullsi dhe mungesa dokumentacionesh, si procesverbalë dhe mungesë vulash në materialet brenda në kuti;

5)Në 2 kuti të qytetit, konkretisht në QV-në nr. 3516 (Vodëz) dhe 3528/1 (Teknikumi), pati mospërputhje vulash sigurie, të konstatuara nga Grupi i Numërimit të Votave dhe të kontestuara nga anëtarja e koalicionit Bashkë Fitojmë në këtë grup numërimi;

6)Kamera e sigurisë (e cila në këto zgjedhje ishte vetëm një, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku gjithë ambjenti monitorohej me kamera sigurie) nuk kishte fushëpamje mbi tavolinën 5 të numërimit; (FOTO 2)

7)Vëzhguesja e tavolinës nr. 5, që theksoj ishte e pa kontrolluar nga kamera e sigurisë, u ankua disa herë për parregullsi nga anëtarët numërues, konkretisht për kalim votash të pavlefshme në favor të kandidatit të Rilindjes dhe në vend të merreshin masa mbi grupin e numërimit, KZAZ, në mënyrë të paligjshme, mori vendim për nxjerrjen jashtë të vëzhgueses;

8)Skandaloze është situata në Lumas, ku personat e paraqitur për të votuar nuk ishin ata që paraqiteshin në kartat e ID. Ky fakt është konstatuar nga komisioneri i BF në QV nr. 3417, në fshatin Krekëz, i cili ka mbajtur shënimet përkatëse. Ne kemi verifikuar se shtetasit, karta e të cilëve është paraqitur nga persona të tjerë për votim, ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë që prej muajve shkurt dhe mars, fakt i cili është depozituar edhe në kallëzimin tonë në SPAK. Konkretisht, shtetasi me inicialet L.T., i datëlindjes 11.02.1985, është larguar drejt Greqisë në datën 27.02.2023;

9)Një tjetër fakt skandaloz është ai i votimit në grup, të cilat janë provuar  me foto nga vëzhguesit tanë ;

10.Një tjetër fakt është ai i votimit jashtë qendrës së votimit, cka evidentohet me foto. Ky krim zgjedhor ka ndodhur në Qv-në nr. 3527 dhe 3527/1, Kopshti Nr. 3;  (FOTO 3)

11.Një tjetër provë e manipulimit të procesit është vula e Kryetarit të QV-së nr. 3504, në Kozare, e cila nuk ndodhej brenda materialeve të votimit në kuti, por është fshehur nga Kryetari i KZAZ-së në një kuti tjetër, çka është evidentuar edhe me foto. Gjithashtu kjo vulë, ka ardhur me zarf të vulosur nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që i vetmi institucion, i ngarkuar me ligj për shpërndarjen e materialeve zgjedhore, është KQZ.

12.Një ditë përpara zgjedhjeve, ka patur dhunë të hapur të Policisë së Shtetit, ndalime të paligjshme të përfaqësuesve dhe mbështetësve të BF, pa asnjë provë e pa asnjë shkak, vetëm për presion.

1
2
3
4
5
6
7
8

“Të gjitha këto fakte dhe prova, tregojnë se si Edi Rama shkatërroi zgjedhjet e 14 Majit, duke e kthyer procesin zgjedhor në një proces kriminal e mafioz.  Në çdo moment, do t’ju bëjmë të ditur çdo provë dhe fakt me të cilin do të vihemi në dijeni, pa iu shmangur detyrimit për t’a ndjekur këtë proces në rrugë institucionale dhe ligjore”, përfundoi Caka.

Etiketa: Kucovezgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Plasi në Kuçovë, tërmet për Rilindjen”/ Maliqi: Opozita fiton 4 mandate në Qarkun e Beratit

09:31 : 28/04/2025
AKTUALITET

EMRI/ I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 34-vjeçari

10:30 : 16/04/2025
AKTUALITET

Maliqi: Qarku i Beratit do të jetë surpriza e zgjedhjeve, opozita drejt fitores!

13:02 : 14/03/2025
AKTUALITET

E denigrojnë dhe e akuzojnë në Tiktok, 38-vjeçari nga Kuçova tenton vetëvrasjen

20:56 : 11/03/2025
AKTUALITET

“Hajdar po të pret Veliaj dhe Gjici”, Maliqi: Si “5D” jeni edhe ju në bashkinë Kuçovë

11:13 : 11/02/2025
AKTUALITET

Berisha në Kuçovë, Maliqi publikon VIDEO-n: Po mbushim sheshet, pranë fitores!

20:17 : 10/01/2025
Para

Çiklizëm/ Turi i Shqipërisë, britaniku Stedman fiton etapën e parë! Mikel Demiri renditet i katërti

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com