• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e DW: Moldavia do të dalë nga dara shtrënguese e Rusisë

15:25 : 22/05/2023
në BOTA

Demonstratat pro europiane në Kishinau i japin zë dëshirës për një Moldavi europiane. Sipas sondazheve rreth 60% e moldavëve mbështesin anëtarësimin në BE.

“Nëse nuk ia dalim këtë herë atëherë kemi humbur”, thotë Vasile, një burrë tek të 50-t me flamuj europianë në dorë. Ai punon në një fabrikë ëmbëlsirash dhe erdhi për protestat e fundjavës enkas në kryeqytetin moldav, Kishinau. Mbi 80.000 qytetarë demonstruan në fundjavë duke ndjekur thirrjen e presidentes, Saia Mandu. Ata duan t’i tregojnë botës, se Moldavia është pjesë e BE-së. “Më në fund të dalim nga dara shtrënguese ruse”, thotë Vasile. Lufta në Ukranë e zgjoi Europën. Tani është shansi për t’u bërë pjesë e botës së civilizuar.

Atmosfera festive. Krahas presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, u ngjit në skenë edhe presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola. “Projekti ynë i madh është që të bëjmë Moldavinë deri në vitin 2023 një vend anëtar me të drejta të plotë në familjen europiane” u shpreh presidentja Sandu. Europa është më shumë se një slogan politik. “Europa është mënyrë jetese, ëndërr që duhet të bëhet realitet, dhe shans për popullin tonë të jetojë në paqe, qetësi dhe mirëqenie”, iu drejtua presidentja njerëzve të mbledhur. Kur Mandu tha në gjuhën ukrainase disa fjali, njerëzit brohoritën njëzëri, “Slava Ukraini”.

Solidariteti me Ukrainën është shumë i madh në Moldavi. Frika e një agresioni nga Rusia është e madhe. Kërcënimet e përsëritura nga Moska i kanë trembur shumë vetë. Maia Sandu dëshiron një Moldavi europiane, me “miq të fortë dhe të besueshëm” që nuk e lëvë vendin vetëm nga agresorët që sjellin luftëra dhe vrasin njerëz. “Ne mund të jemi të sigurtë vetëm brenda familjes europiane.”

Lexo edhe:

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

 

“Moldavia nuk është vetëm”

“Moldavia është Europë – Europa është Moldavi”, përshëndeti presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola dhe iu drejtua në rumanisht qytetarëve. “Moldova nu e singura – Moldavia nuk është vetëm. Në këtë atmosferë u miratua edhe një rezolutë që thekson edhe njëherë dëshirën e shumicës së popullit moldav, të jetë pjesë e BE. Eurodeputeti rumun, Siegfried Muresan, i dërguar për marrëdhëniet e BE me Moldavinë është i impresionuar. “Njerëzit në Moldavi dërguan sot në mesazh të qartë për integrimin europian”, shprehet Muresan për DW dhe shton se mbështetja për Moldavinë është në interes të BE.

Moldavia ka aplikuar së fundmi për të dalë nga Bashkësia e Shteteve të Pavarura GUS, ku marrin pjesë një pjesë e shteteve pasuese të Bashkimit Sovjetik. Presidenti i parlamentit moldav, Igor Grosu tha në një intervistë, se ky hap u mor pas konsultimesh me presidenten, qeverinë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Që nga sulmi rus mbi Ukrainën “nuk bëhet më fjalë për një bashkësi”, tha Grosu. Dalja nga bashkësia është një proces i gjatë, por sipas Grosu, moldavët mund të shpresojnë për një të ardhme europiane për veten dhe fëmijët e tyre. Sipas sondazheve rreth 60% e moldavëve mbështesin anëtarësimin në BE. Këto sondazhe i konfirmon edhe Vasile. Gati gjysma e punonjëseve dhe punonjësve në fabrikën e tij ishin pak a shumë prorusë më parë, por sulmi mbi Ukrainën ka bërë që shumë vetë të ndërrojnë mendim. Edhe ata duan më mirë një të ardhme në një Europë të bashkuar./DW

Etiketa: moldaviRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

08:30 : 11/11/2025
BOTA

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025
BOTA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025
BOTA

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025
BOTA

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
Para

Autobusi përplaset me automjetin në aksin Fier-Patos, një i plagosur

TË GJITHA

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025

Gazi amerikan kalon nga Greqia drejt Ukrainës, furnizimi nis nga janari

17:29 : 16/11/2025

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com