• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet/ Balliu: 14 maji, gjenocid ndaj votës së lirë

18:32 : 19/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Shefi i Organizimit të Berishës, Klevis Balliu i ftuar në News24 foli për zgjedhjet lokale.

Balliu e cilësoi këtë proces si ‘gjenocid ndaj votës së lirë’.

Sakaq ai u ndal te figura e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku tha se ai do të ndjekë statutin.

“Manipulim i votës. Pse e them këtë? Ndër vite një pushtet vjen duke rënë. Në Kamëz PD një vit më parë PD ka qenë 10 mijë vota më parë. Sot del Suli 12 mijë vota. Ndërkohë duhet të kishte ndodhur e kundërta. Çfarë ndodhi në 8 muaj? Vetë rezultati është një provë e manipulimit të votës. Kjo nuk mjafton për t’u thënë pasi duhen fakte të tjera, 180 mijë qytetarë nuk gjetën emrin në listë. Mbi 1 mln iu ndryshua QV, 10 mijë u punësuan në administratë. Fondi i Ndihmës Ekonomike u shtua me 900 mln euro lekë gjatë fushatës elektorale. 850 mijë qytetarë fituan para shtesë gjatë fushatës elektorale. Përpos këtyre gjërave, 10 mln euro u shpenzuan për ID elektronik. Gjatë kohës që nuk punonte pajisja e identifikimit, një pjesë e qytetarëve u larguan nga qendrat e votimit. Votimi elektronik në Kamëz ka pasur një problem, operatorët shoqëronin qytetarët të votonin, gjë që nuk lejohet. Së treti, blerja e votës, në parim është e gjerë. Në rastin e Kamzës, administratori i bashkisë shkon dhe kërkon votën në këmbim të parave. Ai arrin dhe bën presion që do japë 200 euro për të dhënë kartën e ID. Kjo është e regjistruar me zë dhe figurë. Këtë provë e çuam në SPAK dhe u kërkua të merrej masa. Patronazhistët rrinin në QV dhe shihte se kush do vinte për të votuar. Përpos këtyre kemi një angazhim të neveritshëm të administratës. Si mundet që nënkryetarja e bashkisë të rrijë me 50 çakej brenda QV?! Kishim një rregull, që do telefononim policinë. Ne kemi video. Këto janë fakte konkrete të cilat janë të ditura për ne dhe qytetarët. Edhe faktin që për 1 milion qytetarë iu janë ndërruar qendrat e votimit, ato i kemi çuar në SPAK. Kamza është futur në moment të fundit në sistem elektronik dhe këtë e ka bërë Rakip Suli. Nuk kam informacion nëse kanë nisur hetimi, por jam i sigurt që jo. Për sa i përket pajisjes elektronike, ka ardhur si kërkesë nga Suli. Këtë e ka thënë vetë Rama gjatë fushatës. Në Shqipëri është bërë gjenocid ndaj votës dhe pluralizmit.”, tha Balliu.

Duke u ndalur te deklarata e Açkës se Berisha duhet të jepte dorëheqje, Balliu tha se: “Është Açka që duhet të japë dorëheqjen. Ajo çfarë i ka ndodhur këtij vendi është një dramë e madhe. Nuk mund ta mohojë askush që një popull është i detyruar që ‘të vdesë’ kur nuk mund të votojë. Në një vend kur nuk votohet, nuk mund të presësh të drejtën e pronës apo transparencë. Krim më i madh se i vjedhjes së votës është fshehja e saj. Kur nuk ka zgjedhje për asnjë parti politike, është problem i shtetit. Kur themi që bandat futen në proceset zgjedhore, çfarë do themi? Që unë të ndaloj një kriminel me pistoletë në dorë, i bie që unë t’ja marr armën atij dhe ta vrasë. Drejtësi dhe shtet nuk ka. A nisi me tritol fushata? Si nuk rrezikohet jeta? Këta analistët janë gjysmë të paguar nga qeveria. A ka përgjegjësi opozita? Patjetër që po. E gjithë anëtarësia është në një krahë. Çfarë përgjegjësie kanë këta që vodhën vulën. Këta duhet të kërkojnë ndjesë për atë që kanë shkaktuar ndaj qytetarëve. Këtë duhet të bëjnë dhe të largohen. Përgjegjësia është e madhe dhe nuk ka diskutim që edhe ne kemi përgjegjësitë tona. Mund të jetë mbase ngritja e një platforme tjetër. Këtu nuk është çështje projektesh, por sistemi. Ne shohim sot në Bashkinë e Kamzës që nga administrate po flaken njerëzit nga puna.”.

Lexo edhe:

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Rezultati në Rrogozhinë, Berisha: Vendim skandaloz! U shpall e gjithë zona e pavlefshme

Po ashtu ai tha se Berisha duhet të ndjekë statutin e PD. “Sali Berisha deklaroj që do të ndjekë statutin. Statuti përcakton që do shkosh dhe do rikonfirmohesh në parti. Edi Rama bëri gjithçka që ne të mos futemi në zgjedhje. Do vije radhe edhe e këtyre. Do fshihen si Tahiri. Zgjidhja e problemave në Shqipëri është kthimi te morali, që të vërtetën ta themi në sy. Njerëzit që s’kanë bërë fushatë, s’kanë të drejtë të flasin. Nuk e di nëse kanë dalë për të votuar vetë. Këta duhet të fshihen, të ikin. Bashkimi duhet të vijë në bazë të moralit. Protestat, edhe kjo duhet… nuk duhen marrë vendime të shpejta. Por protestat në një vend që s’ka liri, demokraci, ku qytetari është skllav, është e domosdoshme. Qytetarët nuk kanë pse të presin organizimet e partisë. Nuk them të dalin vetë, pasi PD do jetë në krah të tyre, por duhet të bëjmë analizën se cila do jetë qasja jonë ndaj kësaj mazhorance. Këtu është sistem i kalbur. Çfarë duhet të bëjë një opozitë kur sistemi është kundër votës?”, tha ai.

Etiketa: sali berisha klevis balliuzgjedhje vendore

Lajme të lidhura

BOTA

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

15:24 : 28/03/2024
AKTUALITET

Rezultati në Rrogozhinë, Berisha: Vendim skandaloz! U shpall e gjithë zona e pavlefshme

13:05 : 16/06/2023
AKTUALITET

Maliqi: KAS po zvarrit ankimimin me urdhër politik

09:50 : 16/06/2023
AKTUALITET

Ankimimi për Kuçovën/ Maliqi: Ofruam prova të reja të krimit elektoral, presim drejtësi

12:24 : 13/06/2023
AKTUALITET

Vendoret/ Berisha: Në Elbasan kanë votuar edhe fëmijë në moshën 10-vjeçare

12:34 : 09/06/2023
AKTUALITET

Berisha: Nesër publikojmë provat e krimit zgjedhor në bashkinë e Kamzës

14:31 : 01/06/2023
Para

Zgjedhjet e së dielës/ Trafiku paralizon daljet e Athinës, grekët largohen masivisht për të votuar

TË GJITHA

Maliqi: Do e faktoj manipulimin e votave në Berat, Poliçan dhe Dimal! SPAK të veprojë

08:51 : 23/05/2025

DW: Trumpi dhe sfidat tregtare mes BE dhe SHBA

08:34 : 23/05/2025

Lesi: Berisha nuk krijoi frymë, duhet të ishte larguar! Alimehmeti e Tabaku “fryma” e re e PD

08:27 : 23/05/2025

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

08:19 : 23/05/2025

Njihuni me hartën e divorceve ne 61 Bashki, jugu shumë para veriut

08:16 : 23/05/2025

Rriten temperaturat, ja si parashikohet të jetë moti sot

08:14 : 23/05/2025

Këmbimi valutor 23 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:12 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com