Drejtuesi i Këshillit të Shoqatës Tirana, Arben Tafaj ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në mbështetje të kandidatit të opozitës, Belind Këlliçi për zgjedhjet lokale.
Tafaj është shprehur se me gjithë kontestimet dhe parregullsitë në proces dhe vështirësitë në terren, Shoqata Tirana arriti të mobilizojë strukturat e saje dhe të organizojë aktivitete të shumta mbështetëse.
Postimi:
Ne takimin e sotem te Keshillit Drejtues te Shoqates Tirana u diskutua mbi zgjedhjet e 14 majit dhe objektivat e Shoqates per muajt ne vijim.
Kandidatet e Shoqates Tirana per keshilltare, falenderuan te gjithe Anetaret e Keshillit Drejtues per mbeshtetje dhe kontributin e tyre ne keto zgjedhje. Ky falenderim i shkon çdo anetari dhe simpatizanti te shoqates si dhe cdo tiranasi qe kontribuoi duke shprehur vullnetin e tij ne kutine e votimit.
Falenderojme shoqatat si motra qe bashkerenduan vullnetin e tyre mbeshtetes ne organizimin e aktiviteteve te perbashketa ne kete periudhe.
Me gjith kontestimet dhe parregullsite ne proces dhe veshtiresite ne terren, Shoqata Tirana arriti te mobilizoje strukturat e saje dhe te organizoje aktivitete te shumta mbeshtetese ne respekt te marrveshjes se 18 dhjetorit 2022 me Kandidatin per Kryetar Bashkie z. Belind kelliçi.
Shoqata jone e konsideron perfaqesimin ne Keshillin Bashkiak te Tiranes nje hapsire te re reagimi ku zeri i qytetareve te Tiranes do te degjohet edhe me fort. Ne arritem te jemi pjese e sistemit te vendim-marrjes se qytetit gje qe rrit akoma me teper pergjegjesite tona perfaqesuese.
Shoqata Tirana shprehet e bindur se fushata e z. Belind Kelliçi ishte nje fushate model me nje program te qarte dhe fryme pozitiviste. Fakti qe rezultati personal i tij ishte 32 000 vota me shume se koalicioni, tregon per nje mbeshhtetje te profilit te kandidatit dhe vlerave te tij qytetare.
Shoqata Tirana do te vazhdoje aktivizmin e saje shoqerore dhe do te forcoje bashkepunimin e saj ne te ardhmen me aktoret dhe faktoret rilevante te politikes shqiptare duke vene ne menyre absolute ne rradhe te pare interesat dhe prioritetet e qytetareve te tiranes dhe qytetit tone.