• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia/ 10 vite burg për vëllezërit, trafikantët që nuk kanë bukë të hanë

21:47 : 19/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Pak javë më pare publikuam historinë e Xhevdet dhe Ibrahim Xhafës. Ata janë dy vëllezër që akuzohen për trafikim qeniesh njerëzore. I pari ka bërë 4 vite e gjysmë burg, ndërsa i dyti është dënuar me 5 vite. Arsyeja? Kanë arritur deri në atë pike sa kanë trafikuar motrën e tyre, Engjëllushen.

Fatmirësisht, Prokuroria jonë është shumë e kujdesshme, nuk i shpëton asnjë mizë, kur bëhet fjalë për kriminelë të këtij kalibri. Dy vëllezërit, djajtë e motrës së tyre Engjëllushe, pasi kanë kryer së bashku 9 vite e gjysmë burg, do të rigjykohen sërish, për të njëjtën vepër penale.

Gjykata e lartë ka vendosur rishqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit, pasi dy vëllezërit trafikantë qeniesh njerëzore, ia kanë hedhur paq drejtësisë me aq pak vite burg. Prokurori me bindje të plotë kërkoi 15 vite burg për secilin…

Ne gjetëm guximin dhe shkuam në qytetin e Rrogozhinës për të takuar nga afër, në shtëpinë e tyre vëllezërit Xhevdet dhe Ibrahim Xhafën. Morëm antiplumb dhe iu drejtuam ambientit të tyre për të folur me Xhevdetin.

Ai na priti në hyrje të shtëpisë mjaft i tronditur dhe një varfëri ekstreme. Mjafton një shikim shumë i shpejtë në banesën ku jeton Xhevdeti dhe familja e tij për të kuptuar se kemi të bëjmë me një person që është shumë larg krimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Por ku ka nisur kalvari i vuajtjeve?

‘Më kanë arrestuar mua dhe Ibrahimit në vitin 2015. Akuzohemi për trafikim qeniesh njerëzore. Nuk jemi kriminelë. Ne jemi lypës, ushqehemi me kanaçe dhe mundohemi të mbajmë familjet tona. Asgjë më tepër, nuk i kam bërë askujt keq. Shikoni ku jetoj, pasuria ime janë fëmijët e mi.

Lexo edhe:

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

Tentativa e arratisjes sjell trazira në burgun italian, plagosen 3 gardianë

‘Ibrahimi, vëllai im ka bërë 5 vite burg, ndërsa unë 4.5 vite si bashkëpunëtor. Çfarë duan më nga ne? Nuk e kuptoj. Engjëllushja është motra jonë invalide, ne kështu jemi rritur gjithë jetën. Nuk na merr njeri në punë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mos më dënoni më’, shprehet ai.

Seanca e radhës zhvillohet në Gjykatën e Apelit, Prokurori kërkoi sërish 15 vite burgim, ndërsa vendimi përfundimtar u shty me 4 maj. Avokati i vëllezërve, Dulejman Karaj, beson se nuk do të ketë ridënim.

‘Nuk besoj se do të ridënohen, Gjykata duhet të mjaftohet me dënimin që kanë marrë dhe pse unë mendoj se janë të pafajshëm. Lypja nuk dënohet me ligj, nuk është dënuar kurrë, në asnjë kohë’, shprehet ai.

Xhevdeti del i tronditur nga seanca që ne ndoqëm nga afër, ndërkohë Engjëllushja ka dhe një thirrje të fundit. ‘Kam dale me dëshirë për të lypur, mos i dënoni vëllezërit e mi. Jap jetën për to’. Thirrje që të prek.

Historia vazhdon me seancën e radhës, ku Prokurori kërkon 10 vite burgim për dy vëllezërit. Xhevdeti ndihet shumë i mërzitur dhe i pashpresë. ‘Nuk e di çfarë duan më shumë. Dua të rris fëmijët e mi. Mund të vras veten, nëse më dënojnë nuk e kuptoj se çfarë duan më shumë’. Një thirrje që të vret.

Nuk mendon kështu prokurori Ylli Bashaj dhe gjykatësja Vojsana Osmanaj që vendosën përfundimisht dënimin e 2 vëllezërve me 10 vite burg. Një lajm që na shokoi dhe mbyti në lot Xhevdetin dhe familjen e tij. Avokati Dulejman Karaj po ashtu mbeti i shokuar.

Ne kapëm prokurorin Ylli Bashaj duke e ballafaquar me rastin dhe vendimin. Duket qartë se Bashaj nuk ka asnjë ndjeshmëri për rastin dhe që 10 fëmijë do të mbesin pa ushqim dhe pa bukë. Kjo është drejtësia jonë që ndaj të vegjëlve është e ftohtë, cinike dhe me grusht të hekurt./ Syri TV

Etiketa: Burghistori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

19:23 : 14/11/2025
BOTA

Tentativa e arratisjes sjell trazira në burgun italian, plagosen 3 gardianë

11:14 : 14/11/2025
AKTUALITET

Mbyllet burgu i Bënçës në Tepelenë, punonjësit largohen nga puna

11:04 : 14/11/2025
BOTA

U lirua nga burgu, Sarkozy vrapon në rrugët e Parisit me truprojën (VIDEO)

10:23 : 13/11/2025
BOTA

Prokuroria turke kërkon mbi 2000 vjet burg për kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu

15:45 : 11/11/2025
BOTA

Gjykata e Parisit liron nga burgu ish-presidentin Nicolas Sarkozy

14:07 : 10/11/2025
Para

200 të burgosur do vijnë në Shqipëri, Britania do t’i lirojë një vit më herët

TË GJITHA

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

10:29 : 16/11/2025

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, arrestohen 2 autorët (EMRAT)

09:44 : 16/11/2025

Aksidentohet në punë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

09:33 : 16/11/2025

Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet

09:23 : 16/11/2025

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com