• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosova pritet të ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon për këtë vit

11:10 : 17/05/2023
në RAJONI

Banka Europian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka parashikuar rritje ekonomike 3.5 për qind për vitin 2023. Përpos Kosovës, raporti përfshin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku në bazë të të dhënave Kosova pritet ta ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) thotë se Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike, në raport me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

BERZH në raportin “Perspektivat Ekonomike Rajonale“, pohon se rritja ekonomike për vendet e rajonit do të jetë me një mesatare prej 2.2 për qind, derisa ajo e Kosovës do të jetë 3.5 për qind.

“Prodhimi në Ballkanin Perëndimor parashikohet të ketë një rritje prej 2.2 për qind në vitin 2023 mes presioneve inflacioniste dhe një perspektive të ashpër për ekonomitë e përparuara në Evropë, përpara se të rritet deri në 3.4 për qind në vitin 2024”, pohon BERZH.

Lexo edhe:

Analiza e REL: Ka a s’ka Kuvend?

“Mund të jetë në Shqipëri”, ky është i mituri që është zhdukur në Kosovë

Sipas këtij institucioni, gjatë vitit të kaluar, rritja ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor ishte e moderuar.

“Vendet në Evropës jug-lindore kanë qenë rezistente ndaj ndryshimeve ekonomike, por kanë përjetuar rritje më të ulëta në gjysmën e dytë të 2022-së. Një rritje prej 1.5 për qind parashikohet në 2023, duke u rritur deri në 3.1 për qind për vitin 2024”.

“Në mënyrë të ngjashme, derisa rritja ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor ishte e moderuar në vitin 2022, konsumi i familjeve u tregua i ndryshueshëm. Për vitin 2023, rritja pritet të ngadalësohet në 2.2 për qind, duke reflektuar kërkesën e dobët nga jashtë, inflacionin e lartë dhe kushte për financim më të shtrënguara. Rritja ekonomike pritet të rritet deri në 3.4 për qind gjatë vitit 2024”, përfundon BERZH.

Pas Kosovës, është Mali i Zi që parashihet të shënoj rritje ekonomike prej 3.3 për qind, ndjekur nga Shqipëria me 2.5 për qind dhe Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovinën dhe Serbia me nga 2 për qind.

Po ashtu, Banka Botërore në raportin e saj të fundit ka theksuar se ekonomia e Kosovës në tri vitet e ardhshme parashikohet të ketë rritjen më të madhe, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Në vitin 2022, u shënua një rritje më e lehtë ekonomike prej 3.5 për qind, e shtyrë nga eksportet dhe konsumi privat, i cili vazhdoj të tregojë qëndrueshmëri pavarësisht presioneve inflacioniste. Pozita fiskale vazhdoj të përmirësohej, udhëhequr nga performanca e vazhdueshme pozitive e të ardhurave publike kundrejt efekteve të inflacionit dhe përfitimeve nga rritja e formalizimit, si dhe nga nën-shpenzimi i investimeve kapitale”, ka theksuar BB-ja.

Institucioni financiar më lartë në botë ka shtuar se inflacioni gjatë vitit 2022 ka arritur nivelin më të lartë historik.

“Inflacioni arriti kulmin në muajin korrik 2022 dhe presionet mbi çmimet mbeten të larta. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit arriti nivelin më të lartë historik prej 14.2 për qind dhe mbeti mbi 11 për qind deri në dhjetor, duke e çuar inflacionin vjetor në 11.6 për qind”, ka shtuar banka.

Në fund, Banka Botërore thekson se perspektiva afatmesme për Ballkanin Perëndimor mbetet pozitive, megjithëse është i nevojshëm zbatimi i reformave për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër dhe për të adresuar sfidat kryesore strukturore.

Kjo rritje ekonomike nuk është as për së afërmi me atë të vitit 2021 që kalonte 10 përqindëshin.

Me atë rritje ekonomike, Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti ishte krenuar, duke konsideruar “si një nga sukseset më të mëdha të Qeverisë”.

Megjithatë, opozita nuk sheh ndonjë sukses. Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në prill të këtij viti kishte thënë se nuk do të ketë rritje më të madhe ekonomike krahasuar me vitin paraprak.

“Në vitin 2023, rritja ekonomike pritet të jetë rreth 3.7 për qind, që është pothuajse e njëjtë me atë të vitit 2022. Shpresa këtu mbetet tek stabilizimi i çmimeve në tregje ndërkombëtare. Nuk shihet në horizont ndonjë politikë ekonomike që mund të krijojë ndonjë moment të ri për t’i dhënë shtytje zhvillimit dhe punësimit në vitin 2023 dhe 2024”.

Edhe pjesa e tjetër e opozitës kishte akuzuar Kurtin se po përdor të dhëna nominale për t’i paraqitur si “suksese qeveritare”.

Për argument e kanë marrë inflacionin e lartë që kalon normën 10 për qind, sipas të cilëve ka vështirësuar jetën e qytetarëve – duke shtuar se ”numrat e Kurtit nuk kanë rëndësi”./ Monitor

Etiketa: berzhKosovarritje ekonomike

Lajme të lidhura

RAJONI

Analiza e REL: Ka a s’ka Kuvend?

17:05 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Mund të jetë në Shqipëri”, ky është i mituri që është zhdukur në Kosovë

19:26 : 31/08/2025
RAJONI

Zyrtarë amerikanë pritet të jenë prezentë në seancat e Gjykatës Speciale në Hagë

19:01 : 31/08/2025
RAJONI

Zhduket i mituri me probleme shëndetësore në Kosovë

16:20 : 31/08/2025
RAJONI

Tragjedi në Prishtinë/ 24-vjeçarja humb jetën pas plagosjes me a*më në poligon

17:34 : 30/08/2025
RAJONI

Spray dhe fishekë, Policia e Kosovës kontrollon shtëpinë e shtetases serbe për spiunazh

22:23 : 29/08/2025
Para

“U ndava 3 javë para së të futesha në BBV”, Jori Delli zbulon emrin e ish-të dashurit

TË GJITHA

“Taksat e larta i paguan shumica”/ Tabaku: Shqiptarët janë më të varfër, oligarkët më të pasur

12:16 : 02/09/2025

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

12:02 : 02/09/2025

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

11:54 : 02/09/2025

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

11:46 : 02/09/2025

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

11:38 : 02/09/2025

Ndryshimet klimatike do ulin deri në 20% rendimentin e ullirit e rrushit, pasoja dhe në blegtori

11:29 : 02/09/2025

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ja kur do të mbahet seanca në Apel

11:24 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com