• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balluku-Berberi paracaktojnë tenderin 6 milionë euro për tunelin e Elbasanit?

14:40 : 16/05/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Rruga Tiranë-Elbasan vijon të jetë një nga gropat më të mëdha të zeza në buxhetin e shetit, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e së cilës janë akorduar vazhdimisht miliona euro. Para’ për ndërtimin, para për shtesë kontrate, për gabimet në ndërtim, për shembjet apo edhe për mirëmbajtjen. Madje ka pasur edhe një hetim për drejtorë dhe ish-drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, por  çështja penale u zbeh me kalimin e kohës.

Dhe në këto kushte, i është hapur rruga Belinda Ballukut, zv.kryeministres dhe drejtorit të ARRSH-së Evis Berberi që të vijojnë me tenderat e mirëmbajtjes, kryesisht të tunelit të Krrabës.

BoldNews.al ka siguruar dokumente të reja të tenderit të mirëmbajtjes së këtij tuneli me fond 6 milionë euro dhe, duke i krahasuar me dokumentet e tenderëve të mëparshëm, ka dyshime të mëdha se fituesi në 2023-shin është paracaktuar. Por le ti hulumtojmë dhe analizojmë dokumentet një e nga një.

Faksimile: Shpallja e tenderit të mirëmbajtjes së tunelit të Krrabës me vlerë 6 milionë euro

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i tenderit të mirëmbajtjes së tunelit në Krrabë, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan, rrugë e cila po vijon të gllabërojë fonde publike. Por, shikoni pak afatet se çfarë shkruan Autoriteti Rrugor Shqiptar; mirëmbajtje tuneli i Krrabës (2023-2027). Pra për plot 5 vite!

Lexo edhe:

Inagurimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: U vodhën 180 milionë euro, lubi Balluku këndonte e ekzaltuar

Taksë 250 lekë për tunelin që u kushtoi taksapaguesve 220 milionë euro

Fondi i kësaj procedure është 583.333.333 lekë pa TVSH, por duke i shtuar TVSh-në dhe konvertuar në kursin aktual në euro, shuma shkon në plot 6 milionë euro. Një vlerë tepër e madhe, pasi kemi të bëjmë me mirëmbajtjen e vetëm një pjese të kësaj rruge dhe jo në gjithë gjatësinë e saj. Tenderi është shpallur në datën 11 maj, ndërkohë që pritet të zhvillohet pas disa javësh.

Faksimile: Në vitin 2021 tenderin e fitoi firma e vetme në garë “4 A-M”, për të cilën ka dyshime se do e fitojë edhe këtë vit

Në verën e vitit 2021, disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të atij viti, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të hapte tenderin e mirëmbajtjes së tunelit të Krrabës. Në atë kohë, fondi i procedurës ishte 2 mlionë euro për 2 vite. Nëse do e krahasojmë procedurën e tanishme, vihet re se vlera është rritur në rreth 20 % të fondit të akorduar. “Tenderi do të zhvillohet në datën 5 maj (2021), ndërsa ka dyshime se Verdho po bën qokat e fundit. Do t’ia japë të njëjtës firmë që e ka aktualisht, apo disa oligarkëve të tjerë?” shkruante redaksia jonë.

Dhe ashtu siç edhe pritej, tender u fitua nga kompania “4 A-M”, e cila ofroi në atë kohë 189.360.000 lekë, ose sa 100 % të fondit limit. Në procedurë mori pjesë vetëm “4 A-M”, duke konfirmuar edhe dyshimet që ngriti BoldNews.al. Në 2021-shin afati ishte 24 muaj, ndërkohë që në 2023-shin afati është plot 5 vite. Po përse kjo ngutje me afate?

BoldNews.al ka mësuar nga burime pranë ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë se fituesi pritet të jetë i njëjti, pra i paracaktuar. Duket se procedurat po bëhen fiktive, për t’ia dhënë paratë të njëjtës firmë, pas së cilës qendrojnë të tjerë oligarkë.

Në foto: Punimet për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, për të cilën janë akorduar dhjetëra miliona euro shtesë

 

Një nga rrugët që ka kushtuar më tepër është padyshim Tiranë-Elbasan. Mazhoranca aktuale e cilësoi koston fillestare prej 300 milionë euro tepër të fryrë. Por, pas 10 viteve në pushtet, kostoja e kësaj rruge është dyfishuar. Megjithëse rruga ishte inauguruar dhe kishim ngelur 1/3 e punimeve, sërish socialistët kanë shpenzuar për këtë pjesë edhe 300 milionë të tjera.

Me kontrata të dyshimta, por edhe me gjyqe të humbura në arbitrazh, rruga është shndërruar në një gropë të zezë në buxhetin e shtetit. Dhe, sikur mos të mjaftonte kjo kosto, sërish shpenzohen! Për 2 vite janë shpenzuar plot 8 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e tunelit.

Në dokumente thuhet se kjo kosto ka ardhur nga sasia e trafikut që lëviz përgjatë tunelit që është rritur me kalimin e viteve, dhe konkretisht eshte me një mesatare ditore 15 000 mjete në ditë shifër e cila shumfishohet në periudha të veçanta të rasteve të festave apo dhe pushimeve verore e dimërore. Këto para po jepen për pagesat e menaxherit të tunelit dhe të stafit të tij.

Synohet që këta punonjës të jenë privatë dhe duhet t’i përgjigjen nevojave të ARRSH dhe të OSHEE. Apo edhe të Policisë së Shtetit. Pra, punë që mund t’i bënin disa punonjës të ARRSH, kostoja e së cilëve ishte disa herë më e ulët sesa vlera e tenderit të akorduar. Por, si në gjitha pasuritë publike, edhe kjo vepër menaxhohet nga privatët.

Etiketa: belinda ballukuEvis Berberitendera abuzivtuneli krrabes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inagurimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: U vodhën 180 milionë euro, lubi Balluku këndonte e ekzaltuar

17:48 : 05/09/2025
AKTUALITET

Taksë 250 lekë për tunelin që u kushtoi taksapaguesve 220 milionë euro

17:32 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Pse nuk arrestohet Balluku?”/ Hoxha: Shpenzoi 75 mln dollarë për 2 anije nga Bangladeshi që nuk u përdorën

18:27 : 02/09/2025
AKTUALITET

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

14:06 : 02/09/2025
AKTUALITET

160 mln euro import energjie/ Thatësira nxjerr zbuluar “Tigrat” lundrues të Belës

09:30 : 01/09/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon pamje të reja nga QV në Divjakë: Ja si Balluku kontrolloi votat në të gjithë qarkun e Fierit

15:57 : 29/08/2025
Para

I treti në garën për bashkinë e Tiranës/ Arlind Qori: Koha për të bërë rezistencë

TË GJITHA

New York Times: Dorian Duçka u bë ndërmjetësi i kompanisë kineze dhe McGonigal

12:12 : 06/09/2025

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

11:29 : 06/09/2025

E rëndë në Divjakë! I moshuari i gjendet i vetë*arur në banesë 

11:25 : 06/09/2025

PD: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “zonë të sigurtë” për Alex Soros

11:04 : 06/09/2025

Goditi me grusht punonjësin e burgut në Fier, arrestohet pas 7 muajsh 38-vjeçari/ EMRI

10:42 : 06/09/2025

Bilanci i zjarrit në Skënderbegas të Gramshit: 68 banesa të dëmtuara dhe qindra bagëti të ngordhura

10:29 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com