• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tajlandë, fitore e thellë e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme

15:54 : 15/05/2023
në BOTA

Partia opozitare ‘Move Forward”, “Të bëjmë përpara” e mbështetur nga miliona votues të rinj, ka shënuar një fitore domethënëse në zgjedhjet e së dielës. Rezultati po shihet si një goditje ndaj ndikimit ushtarak në vend dhe si nevojë për të reformuar monarkinë.

Aktualisht posti i kryeministrit mbahet nga gjenerali në pension Prayut Chan-o-cha, i cili erdhi në pushtet falë një grushti shteti në vitit 2014.

Sondazhet parazgjedhore favorizonin partinë ‘Pheu Thai’, por në një rezultat befasues partia “Të bëjmë përpara” arriti të sigurojë 151 vende në Dhomën e Përfaqësuesve nga 400 gjithsej, dhe 10 më shumë se ‘Pheu Thai’ që mori 141.

Udhëheqësi i Partisë Të bëjmë Përpara, Pita Limjaroenrat tha të hënën se partia e tij është gati të udhëheqë qeverinë e ardhshme të Tajlandës dhe se ai gjithashtu është gati të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit.

Lexo edhe:

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

Gjatë një konference për shtyp në Bankok zoti Pita tha se kishte zhvilluar bisedime me partinë ‘Pheu Thai’ e forca të tjera politike për formimin e një qeverie koalicioni, që do të ketë mbi 300 vende në Dhomën e Përfaqësuesve. Por i takon Senatit prej 250 anëtarësh të emëruar nga ushtria, të vendosë nëse do të mbështesë ose jo koalicionin dhe kandidatin për kryeministër.

Një nga arsyet kryesore që të rinjtë tajlandezë kanë mbështetur partinë “Të bëjmë Përpara” janë zotimet e tyre për të reformuar monarkinë tajlandeze si dhe ndryshimin e ligjeve që ndalojnë kritikat ndaj familjes mbretërore, shkelja e të cilave shoqërohet me dënime të rënda me burg.

Zoti Pita ka bërë thirrje gjithashtu për rritje të pagave si dhe reformë në arsim.

Udhëheqësi i partisë ‘Pheu Thai’, Paetongtarn Shinawatra, uroi fituesin e zgjedhjeve dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim.

Komisioni i Zgjedhjeve ka deri në 60 ditë afat për të konfirmuar zyrtarisht rezultatin përfundimtar të tyre.

Këto ishin zgjedhjet e para të përgjithshme në Tajlandë që nga viti 2019. Në të morën pjesë 39.5 milionë, ose 75% e 52 milionë votuesve të regjistruar./Voa

Etiketa: tajlandezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

21:10 : 03/11/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

21:10 : 02/11/2025
RAJONI

Maqedonia e Veriut, sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

08:41 : 02/11/2025
AKTUALITET

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025
AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
Para

Përfundon numërimi në Mallakastër/ PS mposht Agron Kapllanaj nga PD e Vulës

TË GJITHA

WhatsApp sjell një lajm të mirë për përdoruesit e Apple Watch

09:46 : 05/11/2025

Eurodeputeti rumun: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrim politik

09:43 : 05/11/2025
Foto ilustruese

Ishte në “Airbnb” me nje greke, humb jetën 26-vjeçari shqiptar në Selanik

09:32 : 05/11/2025

Lëvizte në Kukës i armatosur, arrestohet 30-vjeçari

09:24 : 05/11/2025

Pse Rusia po sakrifikon mijëra ushtarë për të marrë kontrollin e Pokrovskut?

09:17 : 05/11/2025

“Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si 3 vëllezërit nga Librazhdi shantazhonin 29-vjeçarin

09:17 : 05/11/2025

Çudira nga Tirana/ Makina e parkuar “si në oborr privat” në ambientet e KQZ-së

08:59 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com