• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Muller dhe Bayern, si në kohët e arta: Zemra ime rreh për Mynihun!

16:49 : 15/05/2023
në SPORT

Rekordmenët e Bundesligës i janë rikthyer “zakonit të vjetër” në lojë e rezultate në kampionat.

Schalke mori nuancat e një kundërshtari pa “shtyllë kurrizore” karshi vendasve, të cilat nuk u treguan aspak të mëshirshëm, duke e dërguar plot 6 herë topin brenda vijës fatale.

Personazhi më i diskutuar në kampin e Bayernit, Thomas Muller, hapi serinë e finalizimeve në minutën e 21-të pas kombinimit të shpejtë me Sanenë.

Vrulli i liderëve u përkthye me një tjetër konkretizim në minutën e 29-të me Kimishin nga pika e penalltisë.

Fraksioni i së dytës “orkestroi” të njëjtat “melodi” nga Muller me shokë. Gnabri u vuri kapak tri pikëve në minutën e 50-të.

Lexo edhe:

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

Shënon Harry Kane, Bayern gjen shpejt golin në finalen e Superkupës ndaj Stuttgart

Etja e anësorit gjerman bëri që të finalizonte dopietën në hark të shkurtër kohor e për t’i lënë vend në tabelën e shënuesve Til e Mazrauit në çastet e fundit të duelit.

Pas ndeshjes Muller u shpreh:

”Është mirë që u shfrymë në lojë e gola. Puna e treguar së fundmi vjen si rezultat i stërvitjes intensive në seancat e fundit. Zhvillimi është i dukshëm dhe po jep frytet e veta. Do ta konsideroj fitoren dhe mënyrën se si evoluoi takimi si festë të vogël, vërtetë argëtuese. Por jam i bindur se dy testet e mbetura do të jenë krejtësisht ndryshe”, tha futbollisti me numër 25 te kampionët.

THASHETHEMET E LARGIMIT-”Nëse njerëzit thonë diçka për mua është kënaqësi, pasi po më japin rëndësi. Zemra ime rreh vetëm për ngjyrën e kuqe, pra Bajernin dhe Mynihun. Çdo futbollist dëshiron të jetë aktiv nga minuta e parë, ama verdiktin final rreth formacionit fillestar e vendos trajneri. Ne duhet t’i pranojmë rolet tona dhe të tregohemi sa më të gatshëm kur zbresim në fushë. Fakti që flitet shumë në gazeta ndaj meje nuk është diçka e re. Media me 4 shkronja (‘Bild’) përpiqet të nxisë diskutime në mënyrën e vet, pasi kërkon ta shesë veten me hundën time”, tha me mes nervozizmit kapiteni.

GOLI- ”Ishte fillim i gjallë nga ana jonë. Goli na dha qetësinë në rastet vijuese. Shalke performon në një mënyre aspak të këndshme mbi sulmuesit kundërshtarë, pasi ata mbrohen me forca të shumta në zonë dhe është e vështirë të gjesh të çarën, e cila të jep mundësinë e çmarkimit dhe goditjes. I përgëzoj djemtë në interpretimin e sfidës, si në menaxhimin e topit, ashtu edhe të rasteve”.

STOLI-”Tekniku i shpërndan rolet dhe ne i vëmë në zbatim ato. Nëse gjendesh në stol, detyra jote është të mbështesësh ekipin dhe të lësh mënjanë mendimet e këqija rreth minutazhit të pjesshëm. Objektivi është titulli dhe arrihet me kontributin e kolektivit. Liga këtë sezon më duket vërtetë interesante dhe ka marrë ngjyra emocionuese. Të ruaj formën dhe frymën që gjendet mes nesh”, e mbylli prononcimin personazhi më i vjetër i Bajernit nga gjiri i lojtarëve nën urdhrat e Tuhelit.

Etiketa: Bayern Munichthomas muller

Lajme të lidhura

SPORT

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025
SPORT

Shënon Harry Kane, Bayern gjen shpejt golin në finalen e Superkupës ndaj Stuttgart

21:03 : 16/08/2025
SPORT

Superkupa e Gjermanisë, luhet sonte finalja Stuttgart-Bayern Munich

16:21 : 16/08/2025
SPORT

Nga Bayern te Al Nassr, Kingsley Coman prezantohet te klubi arab

16:10 : 16/08/2025
SPORT

Afron rinovimi, Bayern Munich “sheshon” mosmarrëveshjet me mbrojtësin

16:56 : 13/08/2025
SPORT

Bayern Munich fiton miqësoren në Zvicër, dy emra të rinj bëjnë diferencën

20:44 : 12/08/2025
Para

Lokalet 2023/ Mbyllet numërimi, Divjaka bëhet me kryebashkiak të ri

TË GJITHA

Horoskopi, 24 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 23/08/2025

6 ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës

22:47 : 23/08/2025

Përmbyset varka me emigrantë, mbyten 12 persona pranë brigjeve të Spanjës

22:36 : 23/08/2025

Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

22:31 : 23/08/2025

VIDEO/ Autogoli qesharak i vlonjatëve i jep fitoren Elbasanit ndaj Flamurtarit

22:22 : 23/08/2025

Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave përmirësojnë situatën e zjarreve, vetëm një vatër aktive

22:02 : 23/08/2025

Podradec/ I riu me monopatinë aksidentohet nga një makinë, përfundon në spital

21:48 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com