• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Luftime të ashpra në Sudan, paralajmërohet rinisje e bisedimeve

12:36 : 13/05/2023
në BOTA

Ushtria e Sudanit dhe Forcat paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë do të rinisin bisedimet të dielën, tha një diplomat i lartë saudit, teksa sulmet ajrore dhe luftimet e ashpra kanë vazhduar gjatë natës në Kartum, pavarësisht një marrëveshjeje për të mbrojtur civilët.

Arabia Saudite ka qenë nikoqire e bisedimeve që synojnë arritjen e një marrëveshjeje të armëpushimit. Ky shtet ka ftuar shefin e ushtrisë saudite, Abdel Fattah al-Burhan, në takimin e Ligës Arabe që do të mbahet në Xheda, tha diplomati saudit.

Konflikti nisi muajin e kaluar dhe që atëherë janë vrarë qindra persona, mbi 200.000 të tjerë janë larguar në shtetet fqinje dhe 700.000 persona janë zhvendosur brenda vendit.

Pavarësisht ftesës për Burhanin që të marrë pjesë në samitin në Xheda, ai nuk pritet që të largohet nga shteti për shkaqe sigurie, thanë dy diplomatë të tjerë.

Lexo edhe:

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

Burhan u ftua që të marrë pjesë pasi ai është kryetar i këshillit të gjeneralëve, këshill që kishte për synim të mbikëqyrte tranzicionin në sundim civil, para se konflikti të niste. Rivali i tij, komandanti i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, Mohamed Hamdan Dagalo, është nënkryetar i këtij këshilli.

“Ende nuk kemi pranuar emrat e anëtarëve të delegacionit, por ne presim që Sudani të përfaqësohet në samit”, tha diplomati saudit.

Më herët gjatë javës, dy palët u pajtuan për “deklaratën e parimeve” për të mbrojtur civilët dhe për të lejuar qasje të ndihmës humanitare, por në terren nuk ka pasur ndalje të luftimeve dhe është raportuar për sulme ajrore dhe përleshje të armatosura në kryeqytetin sudanez, Kartum, dhe zonave përreth.

Me rinisjen e bisedimeve në Xheda, të dyja palët do të nisin diskutimin për mekanizmin e zbatimit të marrëveshjes të arritur të enjten, përfshirë edhe për planet për dërgimin e ndihmës humanitare, korridoreve të sigurta dhe largimin e forcave nga zonat civile.

Që nga grusht shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit, dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Dy gjeneralët kanë mospajtime lidhur me mënyrën se si shteti do të shkojë drejt sundimit civil.

Mosmarrëveshjet kryesore në planin për trazicion kanë të bëjnë me përfshirjen e 100.000 anëtarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtrinë e rregullt, dhe se kush do të udhëheqë ushtrinë e re./Rel

Etiketa: luftesudan

Lajme të lidhura

BOTA

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

13:00 : 08/11/2025
BOTA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025
BOTA

“Shkatërrim total”, BBC brenda Gazës pas dy viteve luftë (Video)

21:36 : 05/11/2025
BOTA

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025
BOTA

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
Para

Denoncimi: Kushëriri i drejtorit të policisë po blen vota në Spitallë të Durrësit

TË GJITHA

“Nuk përdoret çelik”/ Supervizori grek i alarmuar nga cilësia e Tunelit të Llogarasë! Mesazhet me Berberin

17:51 : 10/11/2025

Berisha pas zgjedhjeve të pjesshme: Me këtë qeveri s’bën dot zgjedhje, ishin farsë

17:47 : 10/11/2025

“Platformë te Kryeministria për largimin e Ramës dhe Ballukut”

17:34 : 10/11/2025

“Bojkoti s’është opsion”, Berisha: Do përdorim të gjitha mjetet që Kuvendi t’i kthehet rregullit

17:25 : 10/11/2025

Fletëthirrja e SPAK për 21-janarin, ja çfarë thotë Berisha

17:09 : 10/11/2025

Tallja e Ramës me pensionisët! Pasi fitoi zgjedhjet u heq bonusin e fundvitit

17:00 : 10/11/2025

I riu i dehur shkatërron derën e Spitalit të Vlorës

17:00 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com