• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisionerja Publike ankimon konfirmimin e prokurorit Naim Tota

Bazuar në rekomandimin e ONM-së, Komisionerja Publike Irena Nino ankimoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Naim Tota dhe kërkon shkarkimin e tij.

08:21 : 13/05/2023
në AKTUALITET, VETTING

Institucioni i Komisionerëve Publikë ankimoi të premten më 12 maj vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Naim Tota. Ankimi bazohet në rekomandimin e Operacionit Ndërkobëtar të Monitorimit, ONM, të bërë publik më 2 maj.

Tota u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK me shumicë votash më 10 mars 2023, pasi shpjegimet e tij për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin, u konsideruan bindëse nga shumica e përbërë nga komisioneret Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko.

Anëtari në pakicë, Roland Ilia kërkoi shkarkimin e Totës, duke çmuar se ai nuk kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë. Sipas Ilias, subjekti nuk dha shpjegime bindëse për një apartament të blerë nga kunati në vitin 2016 nëpërmjet një kontrate cedimi, pasuri për të cilën u ngritën fillimisht dyshime se ishte fshehur për 12 vjet, pasi ishte përdorur vetëm nga prokurorit Tota prej vitit 2004.

Ilia nuk e vlerëson bindëse përgjigjen e subjektit se lidhja e posaçme familjare; fatkeqësia familjare në vitin 2006 kur i ndërroi jetë bashkëshortja e ndjerë; si dhe huadhënia e një shume 40 mijë euro kunatit – janë arsye të përfitimit dhe gëzimit në vitin 2004 të kësaj banese, pa kundërshpërblim.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

Po ashtu, Ilia ndryshe nga shumica, çmoi se subjekti nuk arriti të provojë aftësinë paguese të kunatit për të blerë këtë apartament në vitin 2003, kundrejt vlerës 50 mijë euro që po aq pagoi edhe Tota në 2016-ën.

Lidhur me këtë pasuri, ONM vëren se i afërmi i subjektit, megjithëse ka paguar një vlerë të konsiderueshme në vitin 2003, nuk e ka përdorur dhe nuk ka pasur përfitime. Ashtu si ONM, edhe Komisionerja Publike, Irena Nino, çmon se subjekti i vlerësimit ka qenë poseduesi de facto i apartamentit në Tiranë dhe kërkon që kjo situatë të kosiderohet në vlerësimin e përgjithshëm në lidhje me cënimin e besimit të publikut tek drejtësia.

Po ashtu, në ankim vlerësohet se Tota nuk arriti të përmbysë barrën e provës lidhur me vërtetimin e burimit të ligjshëm të një huaje 400 mijë lekë të marrë prej bashkëshortes së ndjerë nga motra e saj, me qëllim investimin në shoqërinë ku punonte, prej nga më vonë subjekti ka përfituar një vlerë prej 40 mijë eurosh.

Sipas Ninos, balancat negative të konstatuara nuk justifikojnë në mënyrë objektive masën e proporcionalitetit të zbatuar deri tani nga Kolegji në raste të ngjashme.

Sipas ONM, subjekti nuk ka pasqyruar në deklaratën veting pjesët takuese të fëmijëve në pasuri të trashëguara nga nëna e gjyshërit. Lidhur me këtë konstatim, Nino vlerëson se Tota së bashku me fëmijët, ndodhen në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë.

Lidhur me aspektin profesional, Nino vlerëson se mangësitë e vërejtura në denoncimet e paraqitura nga publiku janë të natyrës vazhduese dhe të njëjta. Sipas saj, procedimet e marra në shqyrtim, përmbajnë të meta të dukshme, mungesë arsyetimi, mungesë hetimesh dhe mosrespektim të vendimmarrjes së gjykatave, mangësi këto që duhen vlerësuar në raport me përmbushjen e standardeve të përcaktuara në ligj.

Në përfundim, Komisionerja Publike Irena Nino kërkon ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të prokurorit Naim Tota./Reporter.al

Etiketa: komisioneri publikNaim TotaProkuoria e Rrethit Tiranëprokurorveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera

09:55 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Emror Kasaj

12:29 : 24/04/2025
Para

Sot heshtje zgjedhore, Shqipëria nesër voton për 61 drejtuesit e rinj vendorë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com