• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arif Tafani, “Beu i Belshit” kërkon “ndihmë” nga të arrestuarit për të bërë rrugët para zgjedhjeve

09:55 : 13/05/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Arif Tafani është në kërkim të mandatit të gjashtë si kryetar bashkie në qytezën e Belshit, në Qarkun e Elbasanit. Megjithëse ka pasur raporte të shumta, që e konsiderojnë vendimmarrjen e tij tepër të diskutuar, apo edhe për pasurinë, sërish Tafani garon edhe në 14 maj. Disa ditë para zgjedhjeve ai ka fnalizuar tenderin për rikonstruksione rrugësh. Ose më saktë për të ashtëquajturën “asfalt elektoral”. Sikur të mos mjaftonin qytetet kryesore, edhe provincat “kryefjalë” kanë pasur ziftin, i cili është hedhur pa asnjë plan, por me shpenzime marramëndëse. Kësaj herë, Tafani e bëri tenderin në një kohë fushate dhe zgjedhjesh, teksa makineritë e rënda kanë shkuar dhe kanë hapur kantiere, kjo me qëllim për t’u thënë votuesve se “po punojmë”. Kur në fakt paratë po ndahen mes bashkiakëve dhe firmave të tyre të preferuara.

Njoftimi i tenderit të rikonstruksionit të rrugëve në Belsh është shpallur disa ditë para zgjedhjeve
Njoftimi i tenderit të rikonstruksionit të rrugëve në Belsh është shpallur disa ditë para zgjedhjeve

Sipas dokumentit të mësipërm, fituesi i tenderit në fjalë është shpallur vetëm disa ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Fituesi është një firmë e njohur në Belsh dhe në gjithë qarkun e Elbasanit, pasi ka bashëpunuar ngushtë me krerët e bashkive por edhe me të deleguarit e PS-së në të gjithë Elbasanin. Bëhet fjalë për firmën “Vëllezërit Hysa”, pronarët e së cilës janë hetuar, arrestuar dhe ndaluar për abuzime, kryesisht me rrugën e Gjinarit po në Elbasan, e cila edhe sot e kësaj dite nuk është përfunduar, pavarësisht se firma i ka marrë paratë. Por, kjo s’e ka penguar Tafanin e Belshit që ta shpallë fitues dhe të kërkojë “ndihmë” për vota. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, procedura e hapur nga Bashkia e Belshit është “sistemim dhe asfaltim i disa rrugëve të brendshme të fshatrave të Bashkisë Belsh”. Fondi ka qenë tepër i majmë, mbi 1 milionë euro vetëm për t’u hedhur për fushatë dhe zgjedhje. Firma fituese “Vëllezërit Hysa”, kanë ofruar rreth 700 mijë euro, ndërsa kanë marrë pjesë edhe firma të tjera, disa edhe të skualifikuara. Në fund të dokumentit, e shpalljes së fituesit, është edhe emri i kryetarit të Bashkisë së Belshit, Arif Tafani.

Rrugët që do të asfaltohen në Bashkinë e Belshit
Rrugët që do të asfaltohen në Bashkinë e Belshit

Në dokumentet shoqëruese të këtij tenderi janë edhe se çfarë problematike ka në Belsh. Madje, në dokumente Tafani ka pranuar se s’është bërë punë e mirë në Belsh, pavarësisht se ai ka qenë disa herë kryetar bashkie. “Në Bashkinë Belsh jetojnë një komunitet i madh banorësh autoktone. Deri më sot në këtë bashki janë bërë investime jo te mjaftueshme në infrastrukturë rurale, përsa i përket fshatrave të kësaj bashkie. Këto fshatra e kanë të domosdoshme ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve lidhëse. Ndërtimi i këtij rrjeti rrugor do të shfrytëzoje rrugët ekzistuese që lidh fshatrat me qytetin dhe me fshatrat e tjerë përrreth” shkruan Tafani, duke pranuar edhe dështimin. Më tej listone dhe rrugët që do të asfaltojë në fshatra. “Ky projekt konsiston në sistemimin dhe asfaltimin e disa segmenteve rrugore në Bashkinë Belsh duke përfshirë qëndër Belsh dhe disa fshatra rreth qytetit të Belshit. Ky projekt përfshin segmentet rrugore në Kosovë, Fierzë, Kajan, Lokalitet, Grekan, Gurraj, Turbull, Dëshiran, Dragot, Qafëshkallë, Shkëndij, Seferan, Gradisht dhe Marinëz” thuhet në këto dokumente. Sipas Tafanit, gjendja e rrugëve ekzistuese është e degraduar dhe vështirëson kalimin e mjeteve në rrugë.

Lexo edhe:

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

Në foto: Denoncimi i BoldNews.al i para disa ditëve për “Beun e Belshit”, që kërkon mandatin e gjashtë

Para pak ditësh, BoldNews.al publikoi një investigim sesi ndaj kryetarit të Bashkisë së Belshit, Arif Tafanit, ka pasur raporte për pasurinë dhe tenderët. Nga një analizë e pasurisë rezultonte se ai nuk i justifikonte burimet. Ai rezultonte në pamundësi financiare për të justifikuar me burimet e deklaruara shtesën e pasurisë për vitet; 2005 në vlerën 340 mijë lekë, 2014 në vlerën 3.2 milionë lekë dhe 2015 në vlerën 325 mijë lekë. 3.9 milionë lekë (të reja) në total. Ndërkohë, ka pasur raportime për procedura prokurimesh të dyshimta. Tendera pa garë, me dyshime të paracaktuar e korruptivë të dhëna nga bashkia e drejtuar nga Tafani, janë raportuar në hapësirën mediatike. Për çështjen e prokurimeve, ndaj tij u depozitua edhe një kallëzim në prokuroi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2018, pas një auditimi për dy vitet paraardhëse.

LEXO EDHE:

Nën dyshime për pasurinë dhe tenderat, Arif Tafani kërkon mandatin e gjashtë

Etiketa: 14 majiArif Tafanibashkia elbasanbelshrikonstruksione rrugeshtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

21:08 : 05/06/2025
AKTUALITET

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025
AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Asfalt elektoral në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: “Vëllezërit Hysa” e bënë me kokën e tyre!

13:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Ajazi fsheh të vërtetën”/ Skandali salmonelës, PD: Tenderin e fitoi kompania e përfshirë në korrupsion

11:35 : 01/06/2025
AKTUALITET

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

09:51 : 30/05/2025
Para

Veliaj finalizon 3 ditë para zgjedhjeve tenderin për shembjen e godinave 50-vjeçare në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com