• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Luçiano Boçi, sfidanti i Ramës dhe i bandave në Elbasan

23:35 : 12/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Në momentin e parë që Luçiano Boçi njoftoi se do të hiqte dorë nga mandati i deputetit dhe kandidonte për kryebashkiak në Elbasan, shumë dashamirës të tij e konsideruan “veprim të nxituar”. Arsyeja që rrjedh nga një llogari e thjeshtë ishte se në Elbasan të mbysin bandat e lidhura aq fort me pushtetin, por sot ka shumë shpresë tek opozita në këtë zonë ku varfëria, emigrimi, frika dhe pasiguria është përditshmëria e rreth 200 mijë banorëve.

Karriera politike e Luçiano Boçit e krahasuar me atë të rivalit as që mund të krahasohet. Vetë Rama kur mësoi emrin e tij si kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mblodhi kanakarët personal për të vënë në zbatim strategjinë e marrjes së Elbasanit me çdo kusht dhe mjet. Por në këto zgjedhje Boçi po tregon se Elbasani mundet që të bëjë ndryshimin, për t’i hequr Ramës nga duart një bashki e cila prodhon shumë krim, e bashkë me të edhe “oksigjen” për kryeministrin dhe qeverinë e tij.

Në këto zgjedhje Luçiano Boçi përballet në “letra” me Gledian Llatjen, një emër “periferik” që edhe vetë banorët aty do të mendohen gjatë për ta kujtuar se kush i qeveris lokalisht. Në këto katër vite shumë pak është dukur, duke e lënë këtë qytet të rëndësishëm në hije të frikshme. Por Boçi nuk do të përballet me të, as si kapacitet intelektual, as si një qytetar i njohur aty, as si profesor, por si format i një së keqeje që nuk lidhet me Llatjen si individ, pasi cilësohet si person që realisht nuk qeveris vetë, por shantazhohet nga grupe të pista interesi.

Në Elbasan gjithashtu qeveria ka dërguar “njeriun e tërmeteve”, Damian Gjiknurin, i cili është pjesë e dosjes 184 në vitin 2016 në bashkinë e Dibrës ku dolën përgjimet e frikshme për përdorimin e policisë në zgjedhje, “çunat problematik” që theksonte Damiani, apo edhe shitblerjen masive të votave. Ky është formati që Rama e ka dërguar qëllimisht në Elbasan qytet ku bandat i japin pushtet PS-së dhe kjo u kthen pushtetin duke i bërë milionerë me tendera dhe lirinë për të zhvilluar trafiqet.

Lexo edhe:

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

Megjithë këtë makineri të parasë së zezë dhe frikës nga tytat e armëve, në Elbasan qytetarët kanë shpresën e madhe se në këto zgjedhje Luçiano Boçi do të fitojë. Përgjatë gjithë kohës ai ka pasur takime të shumta me banorët të cilët edhe pse nuk mbidhen haptas, nga frika e bandave dhe pushteti, premtojnë se më 14 maj vota do të jetë për Luçiano Boçin.

Ndërsa vetë Llatja mundohet të tregohet si “njeri i qytetaruar” enturazhi që ka nga pas dhe sidomos disa drejtorë të bashkisë nuk po lenë mënyrë të paligjshme që të sigurojnë votat. Në shumë zona njihet ajo që quhet “zifti elektoral”, duke shtruar rrugica dhe ndonjë rrugë rurale me qëllim marrjen e votave. Gjithashtu edhe biznesi privat atje në shumë raste është në duart e trafikantëve që në vitet e qeverisjes së Ramës e pastruan veten për tu quajtur si “biznesmenë”. Kjo është kategori masive që u bëjnë presion punëtorëve të tyre që të votojnë për kandidatin e PS-së. Megjithë këtë tmerr mbi qytet, Elbasani duket se në mëngjesin e datës 15 maj do jetë ndryshe. Luçiano Boçi vetetë do të fitojë një bashki, por mbi të gjitha do i jepë shpresë vendit dhe rëndësi opozitarizmit që me angazhimin qytetar dhe daljen masive në votime bëjnë të mundur edhe mposhtjen e dyshes bandë-qeveri.

Avantazhet

-Luçiano Boçi njihet në Elbasan si individ i cili ka bërë shumë për atë qytet dhe gëzon mbështetjen e madhe të demokratëve. Kujtojmë që Boçi arriti të thyejë herësin, duke marrë mbi 12 mijë vota personale dhe u fut në Parlament si më i votuari ndër të gjitha kandidatët e këtij qarku.

-Përgjatë gjithë fushatës elektorale, Boçi ka pasur takime të shumta me qytetarët, duke organizuar gjithashtu edhe strukturat e PD-së, që në këtë qytet nuk e njohin përçarjen për shkak të kandidaturës që gëzon mbështetjen nga çdo anë.

-Nuk është përfolur për asnjë aferë korruptive dhe gjatë kohës që ka qenë deputet në Parlament ishte një zë aktiv në fjalime të shumta jo vetëm për Elbasanin por ngrinte problematika që përfshinin gjithë vendin.

-Në zonën urbane të Elbasanit gëzon mbështetje të madhe, ndërsa sondazhet tregojnë se elektorati gri që nuk ka votuar më parë ka prirje gjithnjë e më shumë që në këto zgjedhje të votojë kandidatin Boçi.

Disavantazhet

-Ka kundërshtar jo vetëm një kandidat por gjithë makinerinë e pushtetit. Në Elbasan pushteti qëndror është investuar javët e fundit pasi është njohur me sondazhet të cilët e nxirrnin dobët Llatjen. Rama dhe personazhe të tjerë kanë hapur shumë “thasë”, duke përfshirë edhe “thesin e premtimeve”.

-Bandat e krimit janë problematika kryesore të cilët janë në gjendje që në shumë raste të ofrojnë para për të blerë vota dhe në raste të tjera të shantazhojnë qytetarët, sidomos elektoratin e djathtë të cilët nën kërcënime u marrin kartat e identitetit që të mos votojnë.

-Problem mbetet zonat rurale të Elbasanit që nga varfëria por edhe ndikimet e personave lokalë sin ë drejtimin e njësive administrative ashtu edhe personave të “fortë”.

-Disavantazh për Boçin mund të jetë i dërguari i qeverisë atje, që ndonëse duhet të ishte duke u përballur me drejtësinë për afera të ndryshme, përfshi edhe dosjen 184, dnodhet në krye të fushatës dhe në shumë raste i ka dhënë provat se pas vetes mban “çunat problematikë”, që janë persona me precedent penal.

Etiketa: bashkia e ElbasanitDeputeti Luçiano BoçiEdi RamaGledian Llatjazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

10:49 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025
AKTUALITET

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025
Para

Parashikimi i motit për fundjavën, si do të jenë temperaturat ditën e zgjedhjeve

TË GJITHA

Zgjedhësit fotografuan fletën, ndërpritet procesi i votimit në një QV në Librazhd

12:05 : 11/05/2025

Deputetja e PD, Elda Hoti reagon pas arrestimit të bashkëshortit: Policia po përdoret nga Ulsi Manja

11:58 : 11/05/2025

Voton kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve

11:44 : 11/05/2025

Fotografim vote dhe votim “familjar”, regjistrohen 2 procedime penale në Elbasan

11:35 : 11/05/2025

Korreshi: Njerëz të armatosur në qendra votimi në Lushnjë

11:32 : 11/05/2025

Ambasadori i BE: Po vëzhgojmë procesin, zgjedhjet lidhen drejtpërdrejt me integrimin

11:26 : 11/05/2025

“S’ka burrë nëne…”/ Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, pezullohet votimi

11:25 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com