• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Benet Beci duhet të ishte në burg si Alqi Bllako, u fali 100 mijë euro ortakëve të bashkëshortes

10:31 : 12/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

A e dini pse Alqi Bllako është sot në burg për aferën e inceneratorëve? Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, përmes hetimeve arriti të provoi se ish-deputeti, i cili mbante postin Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, punësoi babain e tij Edmond Bllako, me një pagë 6 mijë euro/muaj në kompaninë e inceneratorëve, në pozicionin e drejtorit të kantierit, edhe pse në tatime rezultonte i punësuar si brumëgatues në Ersekë.

Babai i Alqi Bllakos, nga paga arriti të marrë nga muaji tetor i vitit 2018 deri në muajin janar të vitit 2020, rreth 15 milionë lekë (140 mijë euro), nga kompania “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, me aksioner shtetasin Klodian Zoto, pa shkuar asnjë ditë në punë.

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK i sekuestroi babait të Alqi Bllakos një apartament të blerë më datë 28.04.2020, që ka kushtuar 144 mijë euro, vlerë ekuivalente me shumën e përfituar gjatë punësimit në kompaninë e inceneratorëve.

I mallëngjyer nga skema e ish-kolegut Alqi Bllako, i cili sot ndodhet prapa hekurave, Benet Beci mendoi t’u falë si pa të keq ortakëve të bashkëshortes së tij Fitore Beci, rreth 11 milion lekë (100 mijë euro) nga taksat e shqiptarëve.

Një ndër implikimet më të forta të deputetit socialist Benet Beci, në cilësinë e drejtorit të Korporatës Eeletroenergjitike Shqiptare, detyrë e marrë me 28 janar 2019 – deri në mars 2021, është kur punësoi me rrogë ministri (232,880 lekë dhe 231,000 lekë secilin prej tyre), dy partnerët në biznes të bashkëshortes së tij.

Lexo edhe:

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve (DOKUMENTI)

Investigimi i Ekskluzive.al zbuloi, se dy shtetasit e huaj Bassam Abdulibdeh dhe Calvin Tiessen, në kohën kur kanë përfituar pagat marramendëse nga drejtori famëkeq i të gjitha pushteteve, kanë qenë partnerë dhe të angazhuar në biznesin “Tirana Training Center”, në kurset certifikuese TOEFL dhe është e paqartë, se çfarë kontributi mund të kenë dhënë ata në KESH.

Punësimi i dy ekspertëve të gjuhës angleze si këshilltarë në KESH, përveçse është një konflikt i rëndë interesi që implikon Benet Becin dhe bashkëshorten e tij, është tregues i mënyrës se si rekrutoheshin “ekspertët” në organigramën e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Më skandaloz është fakti se dy ekspertët e gjuhës angleze nuk kanë qenë asnjë ditë në punë në kohën kur Beci drejtonte KESH-in, duke përfituar paga marramendëse pa ia parë një herë derën institucionit.

Kujtojmë këtu se një skemë të tillë nepotizmi, drejtori famëkeq e ka përdorur edhe me banorin e Big Brother VIP, Luiz Ejlli. Ky i fundit e ka pranuar publikisht se është punësuar pa asnjë meritokraci brenda KESH dhe këtë metodë Beci e përdor si “kalë beteje” në fushatën e 14 Majit. Si ka mundësi që administratori i një korporate shumë të rëndësishme të shkelë Kodin e Punës, të shkelë rregulloren e punësimit dhe parimet e qeverisjes së mirë korporative e këtë ta përdorë për t’i siguruar disa vota dhe askush nuk e heton këtë maskarallëk me paratë e shqiptarëve?!

Nga ana tjetër, SPAK-ut, nëse nuk u dhimbset Luizi, të paktën duhet të hetojë se si ekspertët e huaj të anglishtes kanë përfituar 100 mijë euro pa shkuar asnjë ditë në punë, ose të lirojnë ish-kolegun Alqi Bllako, që po bën burg “kot”, për të njëjtën skemë korrupsioni dhe të vjedhjes së parave publike. SPAK nuk mund ta trajtojë Becin si të “nënës” dhe Bllakon si të “njerkës”, për sa kohë ligji është i barabartë për të gjithë!

Kujtojmë për lexuesin, se abuzimet e Benet Becit në KESH janë nga më skandalozet, favorizime dhe tejkalime me kontrata, ku vetëm gjatë periudhës janar-mars 2021, ka shitur energji nën çmimin ligjor të përcaktuar me vendim qeverie, në një kohë kur nivelet në kaskada ishin në kuota normale dhe nuk përbënin emergjencë./ Ekskluzive.al

Etiketa: Benet Beci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

16:42 : 13/06/2025
AKTUALITET

Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve (DOKUMENTI)

22:28 : 12/06/2025
AKTUALITET

Skandali/ Hoxha: Benet Beci i është komunikuar akuza para zgjedhjeve, SPAK e ka fshehur!

21:29 : 15/05/2025
AKTUALITET

Rama tha se nuk ka nevojë për askënd/ Tom Doshi: Pa ne nuk e bën dot mazhorancën!

21:02 : 07/05/2025
AKTUALITET

PSD: Benet Beci do t’i japë administrimin e plazhit të Velipojës kompanisë së lidhur me gruan e tij

17:14 : 06/05/2025
AKTUALITET

Tom Doshi: Socialistët të më votojnë mua, se Benet Beci do shkojë në burg pas zgjedhjeve

11:49 : 03/05/2025
Para

PD denoncon skemat e PS për manipulimin e votave: SPAK dhe KQZ të marrin masa

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com