• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nën dyshime për pasurinë dhe tenderat, Arif Tafani kërkon mandatin e gjashtë

12:50 : 11/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Arif Tafani është në kërkim të një mandati të 6-të si kryebashkiak i Belshit në lokalet e 14 majit, ndërsa përballë ka kandidatin e opozitës Bedri Qypin, ish-kryetar i komunës Fierzë.

Gara pritet e fortë nisur nga rezultatet që ka prodhuar Belshi në zgjedhjet e mëparshme dhe njësitë administrative Grekan, Kajan, Fierzë dhe Rrasë.

Arif Tafani u zgjodh fillimisht kryetar i bashkisë së qytezës së Belshit në vitin 2000 dhe fitoi zgjedhjet më 2003 dhe 2007. Në vitin 2011 u mund nga ish-kryebashkiaku demokrat, Asqeri Kuqja.

Tafani u rikthye si kandidat përballë Kuqjes dhe mori një fitore të ngushtë në 2015-ën, pavarësisht se kësaj here garonte si kandidat i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, ku përfshihej Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Pjesëmarrja në lokalet e 2015-ës ishte 41%, me Arif Tafani që mori 4 306 vota, kundrejt rivalit i cili u votua 3 568 herë.

Lexo edhe:

Asfalt elektoral në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: “Vëllezërit Hysa” e bënë me kokën e tyre!

VIDEO/ Protesta, momenti kur tregtarët hyjnë me forcë në Bashkinë e Belshit

Diferenca 738 vota, ndryshimet e përbërjeve të koalicioneve, konsumimi i pushtetit, janë faktorë që lënë vend për një rezultat të hapur në lokalet e së dielës.

Problemet me pasurinë dhe tenderat

Një analizë ekonomike që merrte në shqyrtim pasuritë e deklaruara të Arif Tafanit, publikuar nga “Birn” para zgjedhjeve lokale të stilit monist në 2019-ës, zbulonte probleme me justifikimin e pasurisë me burime të ligjshme për kryebashkiakun e Belshit.

Ai rezultonte në pamundësi financiare për të justifikuar me burimet e deklaruara shtesën e pasurisë për vitet; 2005 në vlerën 340 mijë lekë, 2014 në vlerën 3.2 milionë lekë dhe 2015 në vlerën 325 mijë lekë. 3.9 milionë lekë (të reja) në total.

Raportimet për procedura prokurimesh të dyshimta kanë qenë të hëpërhëshme në media. Tendera pa garë, me dyshime të paracaktuar e korruptivë të dhëna nga bashkia e drejtuar nga Tafani, janë raportuar në hapësirën mediatike.

Për çështjen e prokurimeve, ndaj tij u depozitua edhe një kallëzim në prokuroi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2018, pas një auditimi për dy vitet paraardhëse.

“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” ishin akuzat e ngritura nga kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë. Sipas auditit, ata shkaktuan një dëm ekonomik prej 80 milionë lekësh në buxhet, ndërsa përdorën në mënyrë të paefektshme 286 milionë lekë dhe i shkaktuan një mungesë të ardhurash bashkisë prej 66 milionë lekësh.

Auditimi i KLSH-së zbuloi 10 procedura të prokurimit me probleme dhe 4 procedura të zbatimit të punimeve.

“Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarde vlerësimi, zbatimin e investimeve etj,” do të konstatonte asokohe KLSH.

Vetë Arif Tafani i hodhi poshtë akuzat. Që prej asaj kohe, prokuroria e Elbasanit ka heshtur lidhur me fatin e hetimeve ndaj Arif Tafanit, i cili kërkon një mandat të gjashtë si kryetar bashkie.

Etiketa: Arif Tafanibashkia e Belshitzgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Asfalt elektoral në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: “Vëllezërit Hysa” e bënë me kokën e tyre!

13:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Protesta, momenti kur tregtarët hyjnë me forcë në Bashkinë e Belshit

12:00 : 29/04/2024
AKTUALITET

Abuzimi/ Si fondet e IPARD u përdorën nga qeveria për zgjedhjet e 14 majit

20:41 : 31/01/2024
AKTUALITET

Raporti i OSBE-ODIHR, reagon ambasada e SHBA dhe BE

17:33 : 03/10/2023
AKTUALITET

“Libri i zi” i zgjedhjeve, Vokshi: Janë me emra ata që kanë bërë krime zgjedhore

21:20 : 06/09/2023
AKTUALITET

Berisha: Raporti për farsën zgjedhore në duart e ndërkombëtarëve. Tani analiza

13:17 : 01/08/2023
Para

Shpërthen furgoni me bombola oksigjeni në Milano, përfshihen nga flakët disa makina e ndërtesa

TË GJITHA

Abuzonte seksualisht me pacientët, dënohet me 21 vite burg mjeku në Norvegji

22:03 : 06/06/2025

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari Elton Arbana xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com