Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë sot në Pukë për të mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rrok Dedaj. Meta tha se pukjanët më 14 maj do votojnë që Puka të mos shuhet.
“Pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje më 14 maj. Të tjerët kanë dhënë jetën për ta gëzuar të drejtën e votës dhe kurrë nuk e patën mundësinë për të votuat. Vota është gjithçka e juaja, e ardhmja e fëmijëve tuaj.
Disa nga pikat e programit të Rrok Dedaj janë për rinjtë, për shkollimin, për t’iu lehtësuar kushtet që të mos largohen nga Puka dhe ta shohin të ardhmen këtu. jam këtu jo vetëm për të mbështetur kandidatin fitues Rrok Dodaj por edhe Hil Currin.
Majën e parë që do ngjisim pas 14 majit është maja e Munellës dhe atje do vendosim flamurin e koalicioni Bashkë Fitojmë”, deklaroi Meta.
Meta iu bëri thirrje të rinjve të votojnë koalicionin Bashkë Fitojmë dhe kandidatët për këshilltarë. Ai sh[rehet se rinia janë lokomotiva e ndryshimit dhe shprehet se “ne nuk i duam të rinjtë për gomone siç i i do Rama”.
“Ne i duam të rinjtë në vendimmarrje, të jenë lokomotiva e ndryshimit. Ne nuk i duam të rinjtë për gomone siç i do ai tjetri. Më 14 maj ne ekzekutojmë jo vetëm komunizmin absolut, korrupsionin absolut. Skandalet e këtij kryebashkiaku këtu kanë marrë dhenë në gjithë Shqipërinë, si sillet me qytetarët, si krijon incidente, vjedhjet. Njësoj si Edi Rama, ky model është kudo dhe këtë model e rrëzojmë me votën tuaj më 14 maj. Ju ftoj të gjithëve kudo ku i kemi njerëzit tanë në Pukë, Fushë-Arrëz, Shkodër, Tiranë, Durrës, në Kamëz kudo që janë t’u kërkojmë të votojnë jo vetëm për ndryshimin se këtu bëhet fjalë për të ndaluar shpopullimin e vendit një projekt të planifikuar”, tha Meta më tej.
Meta theksoi se “ne nuk i duam bashkitë tua japim të fortëve, por atyre që çdo gjë do e bëjnë me transparencë dhe në shërbim të qytetarëve”.
Teksa krahason kandidatët e Bashkë Fitojmë me ata socialistë, Meta shprehet se “ata janë kryebashkiakët e skandaleve, këta janë kandidatët e qytetarëve”.
“Ishte përgjegjësia jonë dhe merita jonë që pranuam këtë proces kaq demokratik të primareve. Ata janë kryebashkiakët e skandaleve, këta janë kandidatët e qytetarëve. Ata e duan pushtetin që të plaçkitë Edi Rama. Mos kujtoni se i merr ajo tjetra 10 mln euro për kilometër, bashkë i ndajnë ata. Rroku pushtetin e bashkisë do ta ndajë me të gjithë ju. Jam i sigurt që dhe në këtë betejë me ne do të jenë të gjithë socialistët e ndershëm, të cilëve sekti i Rilindjes iu ka grabitur partinë dhe vuajnë nga çdo vendimmarrje.
Iu bëj thirrje të gjithëve të shkojnë të votojnë, të gjithë të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi të madh. Premtimi absolut është që ky korrupsion absolut do të shndërrohet në transparencë absolute. Bashkitë do të jenë tuajat njëherë e përgjithmonë. Thirrje pukjanëve të votojnë Rrokun dhe që pas 14 majit ta mbështesin që të zhvillojë projektet! Fitore Rrokut, fitore Hilës në Fushë-Arrëz, fitore për të gjithë koalicionin tonë!”, deklaroi Meta.